Author: Hamdi Kumanova

Pasi mandatarin për formimin e qeverisë të enjten e mori mandatari Hristijan Mickoski, ndërsa natën e premte dhe të shtunë në Kuvend kaluan ndryshimet në Ligjin për riorganizimin e administratës shtetërore, po rrjedhin afatet për formimin e qeverisë së re. Gjatë marrjes së mandatit, Mickoski njoftoi se qeveria e re do të formohet së shpejti dhe sipas pritjeve të tij do të formohet para afatit ligjor. Synimi kryesor i qeverisë, siç tha ai, do të jetë që të merret me reformat, të paralajmërojë ecurinë e gjërave në ekonomi, cikël të fortë investimesh, përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim, bujqësi. “Jam…

Lexo më Shumë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian në zgjedhjet që për disa ditë me radhë. Tahiri në një postim në “X” ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian. “Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.

Lexo më Shumë

Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetën në Peshkopi. Sipas policisë, 62-vjeçari, dyshohet se në kushte të rënda psikologjike ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së dielës. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lexo më Shumë

Ekziston një mendim se Mali i Zi po i jepet Serbisë si kompensim jo vetëm për Kosovën e humbur, por edhe për statusin e ardhshëm të entitetit të Republikës Srpska brenda Bosnjë-Hercegovinës. Kështu mendon Nikola Samarxhiq profesor në Fakultetin Filozofik në Beograd. Ai thotë se fakulteti ku jep mësim ka dalur me disa kërkesa specifike për Qeverinë e Serbisë, duke përfshirë këtu mospërsëritjen e rastit Bansjka. “Serbia ende nuk po përpiqet të sfidojë pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror të Malit të Zi, por mendoj se po vë në pikëpyetje integritetin territorial të Malit të Zi. Beogradi e trajton Bosnjën dhe Hercegovinën…

Lexo më Shumë

Sigurimi serb në Rashkë ka arrestuar, Dragan Aksentijeviq, mbi dyshimet se bashkëpunonte me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Mediumi serb, Alo, raporton se Aksentijeviqit i është caktuar edhe masa e paraburgimit deri në 3. Ai njihet edhe si vëllai biologjik i ish-nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, për të cilën hetimi supozon se i ka ndihmuar me gjithë zemër në spiunim në llogari të kryeministrit Albin Kurti. Sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet hetuese serbe, në gjashtë muajt e fundit, Aksentijeviq veçanërisht ka intensifikuar aktivitetet e natyrës inteligjente dhe subversive me mikun e tij të vjetër Milan Vukashinoviq,…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku një burrë është përballur me dhunë nga djali i tij. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri dje në mëngjes dhe eskaloi në dhunë fizike, siç…

Lexo më Shumë

Aksident me vdekje në aksin Laç-Fushë Mamurras. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00. “Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sqaron policia.

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka marrë një seri masash për protestën e opozitës që pritet të mbahet sot para Bashkisë së Tiranës. NJOFTIMI I POLICISE Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e sotme, më datë 10 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në…

Lexo më Shumë

Një rrahje e rëndë mes dy familjeve ka ndodhur mbrëmë në një fshat afër Drenasit. Burimet e IndeksOnline kanë thënë se anëtarët e këtyre familjeve fillimisht kanë pranuar ndihmë në QKMF-në e Drenasit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda janë transportuar me dy autoambulanca drejt QKUK-së. Policia i është përgjigjur rastit dhe po merret me hetimin e tij ku deri më tani motivet që kanë quar deri të rrahja masive mbesin të panjohua. Ende nuk ka informacion rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarve të shtrirë në QKUK./IndeksOnline/

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Takimi sipas njoftimit të Kuvendit do të mbahet nga ora 10:10 minuta. Blair do të qëndrojë në Kosovë në shënimin e 25- vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ai poashtu do të ketë një adresim para deputetëve të Kosovës në një seancë solemne. Kjo seancë do të mbahet nga ora 10:25.

Lexo më Shumë

Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të votuar për Asamblenë e re Kombëtare më 30 qershor, me një raund të dytë më 7 korrik, duke i dhënë partisë së Emmanuel Macron vetëm tri javë për një fushatë të shkurtër por intensive përpara se Franca të presë Lojërat Olimpike të Parisit në korrik dhe gusht. Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një skenar të rastit më të mirë për Macron, aleanca e tij centriste do të rimarrë shumicën absolute që humbi në zgjedhjet legjislative të vitit 2022 dhe do t’i jepte shtysë të re tri viteve…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 146 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar. Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të…

Lexo më Shumë