Author: Hamdi Kumanova

Pas dy vitesh nuk i shihet fundit gjyqit për lehonën Jëlldëz Veaposka, e cila lindi me prerje cezariane në spitalin e Strugës në vitin 2020, ndërsa iu nxorën tre organe – një vezore, mitra dhe një veshkë, shkruan Alsat. I akuzuari i parë ishte gjinekologu nga Struga, Muhamed Asani dhe më pas djali i tij Blerton Asani. E akuzuara e tretë është mjekja Liljana Jovanoska. Ata akuzohen për veprave të rënda kundër shëndetit të njeriut. “Mendoj se mënyra e mjekëve për të shpëtuar veten nga kjo punë që më bënë, është vetëm përmes zvarritjes. Ndikon shumë keq si psikikisht ashtu…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njoftoi se më 1 maj do të protestojnë për të drejtat e punëtorëve. I ftuan të gjithë punonjësit dhe sindikatat që t’i bashkohen protestës. Kryetari i LSM-së Sllobodan Trëndafilov tha se do të kërkojnë kthimin e shpenzimeve të transportit dhe ushqimit, e drejtë kjo që, sipas tij, e kanë humbur në vitin 2009. Gjithashtu tha se do të kërkojnë rritjen e pagave në 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme. “Ne punëtorët për këto arsye jemi dakorduar më 1 maj të dalim në një protestë të punës që do të fillojë në ora 11…

Lexo më Shumë

54 persona që vuajnë dënim në burgun e Tetovës, por edhe rreth 70 persona të sëmurë dhe të palëvizshëm realizuan të drejtën e tyre të votës, shkruan Alsat. Personat e burgosur votuan që nga ora 7 e mëngjesit brenda hapësirës së burgut, ndërsa një ekip mobil i Komisionit Zgjedhor Komunal, ka lëvizur nëpër shtëpitë e atyre që janë të pamundur. “Në burgun e Tetovës votojnë 54 të burgosur. Kemi një numër të personave prej 69 që janë paraqitur për ta realizuar të drejtën e tyre një ditë para zgjedhjeve në kushte shtëpiake. Shtatë persona kemi që kanë votuar e që…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se janë ndaluar dy persona të cilët janë kapur duke ngjitur materiale propagandistike për zgjedhjet presidenciale, gjatë heshtjes zgjedhore. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar dhe një person të mitur. “Më datë 23.04.2024 në ora 01.05, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë vepruar pas raportimit se në fshatrat e Tetovës persona të cilët ishin me një automjet, në periudhën e heshtjes parazgjedhore, po ngjisnin material propagandues për zgjedhjet e tanishme presidenciale, kështu që në Siniçan të Tetovës janë ndaluar personat R.R. (19) dhe një i mitur, të dy nga i njëjti fshat, duke ngjitur materiale propagandistike…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njofton se votimi për zgjedhjet presidenciale në 14 institucionet ndëshkuese përmirësuese (INP) në vend po zhvillohet pa probleme. “Sot në qendrat e votimit në 14 INP do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës 2147 zgjedhës. Të gjitha qendrat e votimit në INP janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00. Deri më tani, votimi ka vazhduar pa probleme”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së. Të drejtën e votës sot do të mund ta ushtrojnë 2569 votues në 31 vendvotime në INP ku…

Lexo më Shumë

Një vajzë e mitur nga Kumanova është sulmuar fizikisht nga një shok i klasës teksa po shkonte nga shkolla në shtëpi. – Më 22.04.2024 në ora 21:32 në SPB Kumanovë Z.F. (36) nga Kumanova, ka raportuar se gjatë kthimit nga shkolla, vajza e saj e mitur është sulmuar me mjet të mprehtë nga shoku i klasës, njofton Sektori i Punëve të Brendshme. Policia shtoi se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria 9-muaj para datës së zgjedhjeve. Në zgjedhjet presidenciale nesër do të mund të votojnë shtetasit të cilëve dokumentet personale të cilëve u ka skaduar afati prej datës 24 korrik 2023 deri më 24 prill për çfarëdo arsye, sipas ligjit apo afatit të vlefshmërisë. Kjo dispozitë e Kodit Zgjedhor është pjesë përbërëse e Udhëzimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për mënyrën e përcaktimit të identitetit…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur më 16 prill 2024, 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë ) janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Punëdhënësit nuk duhet të kryejnë veprimtari në ditët e përcaktuara, me përjashtim të atyre punëdhënësve, proceset e punës së të cilëve nuk mund të ndërpriten për shkak të natyrës së tyre”. “Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të…

Lexo më Shumë

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të hyjnë në kredi për të blerë apartamente apo shtëpi banimi. Kjo është një nga mundësitë e vetme e atyre që kanë të ardhura jo të vaforshme për të përballuar jetën dhe kushtet jetësore. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, kreditë për shtëpi dhe banesa kanë mbërritur 1,391 miliardë euro. Siç bëhet e ditur vazhdon rritja e interesit për këto kredi, edhe ate për 5.8%. Për tre muaj ka rritje prej 27 milionë eurove. Ky borxh miliardësh duhet ti kthehet bankave për një periudhë prej 10 deri 25 vjet. (INA)

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku ka folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohen nesër. Ai theksoi se ajo që i ndodhi partisë “Aleanca për Shqiptarët” është fatkeqësi duke shtuar se Arben Taravari nuk diti të mbajë forcën politike. Mes tjerash ai shtoi se për këtë përçarje ka pasur ndërhyrje nga jashtë. “Është fatkeqësi ajo që i ndodhi Aleancës për shqiptarët. E kam bërë me shumë vështirësi, por zhvillimet janë të dhimbshme. Partia u shkatërrua. Aleanca për shqiptarët ka qenë promotori i lëvizjeve pozitive që ndodhën në…

Lexo më Shumë

Një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahet për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit, ata që janë në paraburgim dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit. TV21 vizitoi shtëpinë për përkujdes të të moshuarve “Nënë Tereza” në Shkup, ku të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar 46 persona, e ku nuk mungonte edhe kënga. “Nga 66 shfrytëzues, votuan 46, të tjerët do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në vendet ku jetojnë. Votimi kaloi më së miri”, tha Dean Petrov, udhëheqës i Shtëpisë për Përkujdesjen e të Moshuarve “Nënë Tereza”…

Lexo më Shumë