Author: Hamdi Kumanova

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në një emision televiziv se zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet e kishte parashikuar në emisionet e mëparshme. Sipas tij një njeri që është në burgun e Fierit, që priste të bëhej kryetar bashkie në Himarë, tani është bërë eurodeputet dhe burgu i Fierit sot mban një eurodeputet brenda. “Thashë se sondazhet e nxirrnin që ky e kapte shifrën e 200 mijë votuesve. Nga 21 eurodeputetë gjithsej që ka Greqia, 7 ka marrë “Demokracia e Re” dhe Beleri është i 4-ti më i votuar me 237 mijë vota. Ky është vërtet një nonsens. Një njeri…

Lexo më Shumë

Ushtarët e Koresë së Jugut qëlluan në shenjë paralajmëruese me armë pasi trupat e Koresë së Veriut kaluan gabimisht kufirin, tha ushtria e Seulit të martën. Incidenti në Zonën e Çmilitarizuar të dielën vjen ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten mes dy Koreve. Një grup i vogël ushtarësh koreano-veriorë që mbanin mjete fushore, përfshirë kazma, hynë në Korenë e Jugut në orën 12:30, tha ushtria e Seulit. Ata ishin mes 20 që ndodheshin në zonën kufitare në atë kohë. Ata u tërhoqën menjëherë pasi koreano-jugorët qëlluan të shtënat paralajmëruese. Në javët e fundit, Veriu ka hedhur me qindra balona të mbushura…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Shkup. Sipas informacioneve të TV21, një BMW me targa të Shkupit është përplasur në shtyllë në bulevardin Boris Trajkovski në Kisella Vodë. Sipas informacioneve fillestare, shoferi i cili drejtonte veturën ka pësuar lëndime të rënda dhe me urgjencë është transferuar në klinikat e Shkupit. Për momentin nuk ka të dhëna shtesë për gjendjen e tij shëndetësore. Zjarrfikësit kanë marrë pjesë në shpëtimin dhe nxjerrjen e shoferit, i cili për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga bulevardi. Policia ka kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa sot…

Lexo më Shumë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi, ku daja ka vrarë me kaçavidë mbesën e tij duke e goditur disa herë në qafë, pasi e mitura i rezistoi përdhunimit. “E çova në fushë dhe e vrava me kaçavidë”, ka treguar ai pas zbulimit të krimit makabër. Daja i vogëlushes raportohet se ka luajtur “teatër” teksa është shtirur si i shqetësuar për fatin e 11-vjeçares, madje pas gjetjes së trupit ka shkuar për të ngushëlluar prindërit e saj në mëngjes para se të arrestohej. Ai u “tradhtua” nga kamerat e sigurisë, pasi policia verifikoi pamjet bazuar në informacionin që morën nga…

Lexo më Shumë

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot dhe nesër në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës. Në konferencën e organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të biznesit dhe shoqërisë civile. Në këtë manifestim është paraparë të mbajë fjalimin edhe presidentja Siljanovska-Davkova. Konferenca është vazhdim i ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rimëkëmbjes së shpejtë dhe rindërtimit afatgjatë të Ukrainës.

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit shqyrton sot çështjen e vulës së PD-së, e cila prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare. Çështja në Apel do të shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një…

Lexo më Shumë

Autoritetet çeke dyshojnë se Rusia mund të jetë përgjegjëse për një tentim për t’ua vënë zjarrin autobusëve të transportit publik në Pragë javën e kaluar, tha të hënën kryeministri i Çekisë, Petr Fiala. Një i dyshuar, 26 vjeç, u arrestua të shtunën dhe ngarkohet me akuzën për terrorizëm në lidhje me sulmin e dështuar të së enjtes. I dyshuari, i cili vjen nga Amerika Latine, mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor, tha shefi i policisë Martin Vondrasek. “Ka dyshim se sulmi me gjasë u organizua dhe u financua nga Rusia”, tha Fiala. Ai theksoi se sulmi…

Lexo më Shumë

Rusia mund t’u japë raketa me rreze të gjatë veprimi disa prej aleatëve të saj pasi vendet e NATO-s i dhuruan Kievit raketa me rreze të gjatë dhe autorizuan disa sulme ukrainase në territorin rus, sipas një harte të re të publikuar nga media shtetërore ruse. “Moska mund të fillojë të furnizojë të njëjtat raketa me rreze të gjatë dhe me precizion të lartë për ato kombe të gatshme për të goditur armiqtë tanë, vetëm se ato do të jenë të cilësisë më të mirë sepse janë rusë,” tha në një deklaratë spikerja e medias shtetërore ruse Olga Skabeyeva, e…

Lexo më Shumë

Qeveria armene nuk ka ndërmend të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare pavarësisht protestave të vazhdueshme në vend, sipas kryetarit të parlamentit Alen Simonyan. Duke folur në një konferencë për shtyp, Simonyan deklaroi, “Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk planifikojmë ta diskutojmë”. Komentet e tij vijnë ndërsa demonstruesit vazhdojnë të bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe reforma politike.

Lexo më Shumë

Me krenari të madhe ЈK Travel paralajmëroi shënimin e 18 vjetorit të saj me të cilin rast ka organizuar një Giveaway të madh për të gjithë klientët e saj lojal. Qysh nga themelimi i saj në vitin 2006 ЈK Travel u bë synonim për udhëtime të paharruara, pushime familjare të verës dhe avantura me kruzer. „ Përkushtimi jonë ndaj cilësisë dhe kënaqja e klientëve na bëri liderë në tregun e turizmit në Maqedoni, po është e dukshme edhe rritja e shfrytëzuesve të shërbimeve tona nga shtetet fqinje. Duke e shënuar me krenari ditëlindjen e 18, vendosëm që kampanjën ta nisim…

Lexo më Shumë

Qytetarët pothuajse çdo ditë befasohen me çmime të reja nëpër markete dhe tregje. Të gjithë heshtin! Se si rriten çmimet e produkteve të ndryshme sqaron profesori universitar Tome Nenovski. Sipas tij rënia e fuqisë punëtore ka bërë që të rriten pagat menjëherë në sektorin privat. Mungesa e lëndëve të para, vonesa e produkteve të përpunuara të cilat e mbajnë të varur tregun tonë nga importi bënë që kostot e shtuara të kompanive të reflektojnë në rritjen e çmimeve tek konsumatori final. Ai tha se edhe tregtarët po manipulojnë me çmimet në mungesë të qeverisë dhe mos zbatimit të ligjeve përkatëse.…

Lexo më Shumë

Ai theksoi se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se SHBA-ja do të qëndrojë prapa këtij qëndrimi “me krenari”.Gjatë të ashtuquajturit Kuvend gjithëserb të 8 qershorit u theksua që ai i mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat e tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Në deklaratë thuhet, mes tjerash, se serbët në Kosovë, si dhe të gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë të Serbisë, duhet t’i mbrojnë manastiret, kishat, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara.Nënshkruesit e…

Lexo më Shumë