Me krenari të madhe ЈK Travel paralajmëroi shënimin e 18 vjetorit të saj me të cilin rast ka organizuar një Giveaway të madh për të gjithë klientët e saj lojal.
Qysh nga themelimi i saj në vitin 2006 ЈK Travel u bë synonim për udhëtime të paharruara, pushime familjare të verës dhe avantura me kruzer.
„ Përkushtimi jonë ndaj cilësisë dhe kënaqja e klientëve na bëri liderë në tregun e turizmit në Maqedoni, po është e dukshme edhe rritja e shfrytëzuesve të shërbimeve tona nga shtetet fqinje. Duke e shënuar me krenari ditëlindjen e 18, vendosëm që kampanjën ta nisim me një donacion në SOS Fshatin e Fëmijëve, duke u bazuar në parimet tona që nga themelimi për një agjenci turistike të drejt dhe korrekte e cila ndan nga të ardhurat e saj për përgjegjësinë shoqërore. Por, nuk do ta shënonim ditëlindjen e 18 pa klientët tanë lojal të cilët gjatë 18 viteve të kaluara na dhanë besimin e tyre , e pikërisht për shkak të kësaj, 18 klient tanë të rregullt me parimin e zgjedhjes së rastësishme do të shpërblehen me pushime në Greqi në nëntë javët e ardhshme .“
Si të merrni pjesë në Giveaway e madh të JK Travel?
– Vizitoni profilet në rrjetet sociale në facebook dhe Instagram të JK Travel
– Shpërndani lajmin për Giveaway me #JKTravel18Years, ndërsa nëse keni udhëtuar me JK Travel lirisht mund të ndani edhe fotografi.
– Gjithësesi bëni tag personin me të cilin dëshironi të udhëtoni në njërin prej 18 pushimeve verore në Greqi.
Dy fitues do të shpërblehen secilën të marte në ora 12.00 në nëntë javët e ardhshme me tërheqjen live në profilin tonë në Facebook .