MPB Maqedoni njofton se një vajzë e mitur, duke drejtuar traktor, ka shkelur një person. Rasti ka ndodhur në rrugën e pendës “Illovicë”, në fshatin Illovicë të Strumicës. “Më 10.06.2024 në ora 21.30 në Stacionin Policor të Strumicës është denoncuar se në rrugën lokale në pendën “Illovica” drejt fshatit Illovicë të Strumicës, një traktor pa targa, që ka qenë duke udhëhequr një vajzë e mitur nga fshati Illovicë, ka goditur këmbësorin N.K.(26) nga fshati Illovicë. Në fatkeqësi, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë, kurse hetim në vendin e ngjarjes ka krye ekipi i…
Author: Hamdi Kumanova
Kujdesi shëndetësor në INP Idrizovë ofrohet nga 1 mjeke dhe 2 infermierë, të cilët frekuentojnë institucionin e mbi 1000 të dënuarve, vetëm në disa orë gjatë ditës, njofton Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Nga atje, sot publikuan gjetjet kryesore nga fushat në të cilat veprojnë – drejtësia, monitorimi dhe situatën në burgje dhe institucione psikiatrike, gjuha e urrejtjes, krimi i urrejtjes si dhe fusha të tjera, transmeton Portalb.mk. “Personat e dënuar na informojnë rregullisht për korrupsionin në burgje, por nga frika e humbjes së të drejtave dhe komoditeteve të tyre, ata zyrtarisht nuk i raportojnë këto raste.…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij në Forumin Maqedonas të Energjetikës sot, njoftoi për investimin e parë që qeveria e ardhshme e udhëhequr prej tij do të realizojë. “Presim investimet e para të drejtpërdrejta të huaja në vend me qeverinë e re dhe kjo do të shpallet me fokus në sektorin e energjetikës, me theks në instalimin e një parku të re të erës që do të jetë në pjesën lindore të vendit midis Karbincit, Shtipit dhe Radovishit, tre komuna në lindje dhe do të jetë një investim i madh. Sipas të dhënave që kam…
Bytyqi: Huamarrja joinstitutionale e paralajmëruar do të rrisë borxhin publik në 66% të BPV-së “Strategjia e VMRO-DPMNE-së thotë se borxhi publik do të rritet mbi 60% të BPV-së. Është kontradiktore që kjo gjë nuk përmendet askund në programin e tyre Platforma 1198, por me huamarrjen e paralajmëruar prej një miliardë eurosh, borxhi publik do të jetë 66% e vlerës së BPV-së”, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në “24 Analiza”. Duke komentuar deklaratën e Hristijan Mickoskit për huamarrjen e shtetit prej një miliard eurosh, Bytyqi theksoi se në opinion kemi ndryshim të retorikës, ajo që ishte e rëndësishme deri dje,…
Maqedonia e Veriut ka përgatitur shumë strategji dhe dokumente, ka krijuar edhe politika, por tani fokusi duhet të vihet në implementimin. Vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin nacional me standardet dhe legjislacionin më të ri të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të Unionit. Gjithashtu do të duhet të krijojë mekanizmat e nevojshëm për të qenë pjesë e skemës së shkëmbimit të energjisë së BE-së në të ardhmen, tha sot ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir. Në fjalimin në Forumin e 7-të për energjetikë (FEM), Gir theksoi…
Sektori i Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se kanë arrestuar arsimtarin që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Bogovinë. “Më datë 08.06.2024 në orën 20.30 pjesëtarë të policisë nga Departamenti i Policisë Kamnjan, në Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria personin S.A. (42) pas një raportimi të mëparshme nga personi A.A.(45) i njëjti fshat, se më datë 05.06.2024 në oborrin e shkollës në fshat, ka kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pasi të dokumentohet rasti kundër tij, do të ndiqet parashtresë përkatëse”, thonë…
Deputeti dhe koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së në Kuvend, Oliver Spasovski ka theksuar premtimet dhe njoftimet e OBRM-PDUKM-së në periudhën parazgjedhore dhe i ka krahasuar me gjendjen aktuale. “Opinioni në vend kishte një njoftim se ministritë do të zvogëlohen, tani kemi një rritje plus katër ministri, duke pasur parasysh se është për hir të efikasitetit. Ju keni një kërkesë, na jepni 61 deputetë, ne nuk duam të varemi nga subjektet politike shqiptare, ne duam të kemi bashkim kombëtar maqedonas, me 58 ju keni të njëjtat gjëra – nuk është Talat Xhaferi, por Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, ajo që…
Ne mund të jemi të vegjël, por jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës, jo vetëm për sa i përket energjisë elektrike dhe transaksioneve ndërkufitare. Duhet të merret parasysh realiteti dhe të mos nënvlerësohet ky treg i vogël dhe i brishtë, tha sot Hristijan Mickoski nga Forumi i 7-të i Energjisë Maqedonase (MEF). Mickoski theksoi se efiçienca energjetike do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, por edhe se përfundimi i gazsjellësit greko-maqedonas nuk do ta kompletojë tablonë pa interkonektorë shtesë për Evropën Qendrore dhe Qendrore-Lindore. Sipas Mickoskit, paralelisht me tranzicionin energjetik, vendi do të duhet të ketë…
Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Kavajë. Blutë njoftojnë se ky person u kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë. Dyshohet se 47-vjeçari mund të jetë edhe autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit. Njoftimi: U kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë, vihet në pranga 47-vjeçari. 47-vjeçari dyshohet dhe si autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit. Komisariati i Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi…
Moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri të enjten, sidomos nesër kur temperatura ditore do të arrijnë deri në 40 gradë. Të enjten, siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, kah fundi i ditës do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe shtrëngata të rralla. Ndryshimi i madh i motit me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe rënie të ndjeshme të temperaturës pritet të premten. Në ditët e fundjavës do të mbajë mot stabil me rritje të lehtë të temperaturës ditore. Ndryshe, sot dhe nesër disa rajone të Maqedonisë së Veriut janë në fazë të portokalltë,…
Tre persona janë arrestuar në Veles pasi gjatë një bastisje në shtëpinë e tyre u gjet drogë dhe armë. “Më 10.6.2024 rreth orës 16:00 në Veles, oficerët e policisë nga Departamenti për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë nga SPB Veles arrestuan S.T. (49), L.L. (37), R.S. (32) dhe S.L. (29), të gjithë nga Velesi”, thonë nga MVPB. Gjatë bastisjes në shtëpinë e S.T. dhe L.L., e kryer me urdhër gjyqësor dhe në bashkëpunim me Njësinë e Qenve të Policisë, ku janë zbuluar R.S. dhe S.L., te S.T. janë gjetur dhe sekuestruar substancë e bardhëpluhur dhe një peshë digjitale,…
Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do duhet të tejkalojnë politikat partiake, porositi sot ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler. Duke iu drejtuar edicionit të shtatë të Forumit energjetik të Maqedonisë (FEM) që mbahet në Shkup, Ageler tha se Maqedonia e Veriut në masë të madhe është rikuperuar nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por ka ende sfida reale para vetes. Sipas saj, vendi duhet të përfundojë gazsjellësin me Greqinë i cili do të eliminojë, siç tha ajo, “varësinë nga Rusia dhe kërcënimet e caktuara rreth furnizimit”. “Me interkonektorin, Maqedonia e Veriut do të mund të ndërtojë…

