Author: Hamdi Kumanova

Një banesë e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Osman Haxhiu në Vlorë i ka marrë jetën një të moshuari që ndodhej brenda. Gjatë kontrollit që kanë ushtruar punonjësit e zjarrfikëses pasi kanë shuar zjarrin në banesë kanë gjetur trupin pa jetë dhe të shkrumbuar nga flakët të një personi rreth 70 vjeç dhe i pa strehë. Gjithashtu polica po merr në pyetje banorët e lagjes.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. Raportohet se një person ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë. Më tej bëhet me dije se ai është neutralizuar nga policia. Incidenti ka ndodhur ditën e sotme pak orë pasi vula e PD-së i kaloi Sali Berishës. Në videon e publikuar duket një person i veshur me ngjyrë blu teksa gjuan me gurë drejt godinës. Pasi vihet re nga efektivët ato shkojnë drejt tij dhe e kapin ndërsa e shtrijnë në tokë. Nuk dihet ende arsyeja se pse ka ndodhur ngjarja dhe nëse personi është shoqëruar në polici.

Lexo më Shumë

Lulzim Basha pas mbledhjes me Kryesinë ka mbajtur një deklaratë para mediave ka folur për humbjen e vulës të Partisë Demokratike. Basha gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo betejë nuk ka qenë kurrë për vulë e për karrige. Sipas tij duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet. Ai tha më tej tha se ai është i vetmi kundërshtar serioz i kryeministrit Edi Rama. Lulzim Basha: Ne duam një Shqipëri europiane. Ne na lidh bindja me shqiptarët se ata meritojnë fundin e ciklit të dhimbshëm të tranzicionit. Me…

Lexo më Shumë

Një tërmet i shkallës 3.9 Rihter, i ndjekur katër minuta më vonë nga një tjetër lëkundje e shkallës 4 Rihter, ka tronditur ishullin grek të Evias mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tërmetit të parë është 5 kilometra në perëndim-veriperëndim të Vasilikit në një thellësi fokale 13.8 kilometra. I dyti ishte i përqendruar 4 km në veri të Vasilikit në një thellësi fokale prej 5 km. Lëkundjet janë ndjerë thuajse në të gjithë rajonin e Atikës.

Lexo më Shumë

Drejtori i përgjithshëm dhe kryetari i Bordit të drejtorëve të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov, mori pjesë në konferencën “Rojtarët e urtësisë”, që për herë të dytë mbahet në organizimin e “Halk Bank” SHA Shkup, nën moton “Frymëzim për brezin e ri”. Në kuadër të panelit të dytë të konferencës, me titull “Historia e suksesshme e biznesit – përkushtim, disiplinë, intuitë”, moderuar nga Sashko Kocev, dhe në shoqërinë e bashkëpanelistit Petar Ninovski, themelues i “Brainster”, përmes një diskutimi të këndshëm dhe të drejtpërdrejtë, Mukaetov trajtoi përvojat e tij dhe sfidat e tij personale dhe profesionaqle gjatë karrierës së tij 25 vjeçare. “Për…

Lexo më Shumë

Lumturi, eufori, lot, zemërim, debate në kafene, komentim në divan dhe brohoritje energjetike… të gjitha këto do t ‘i përjetojmë në kuptimin e vërtetë nga 14 qershori deri më 14 korrik, kur do të mbahet eventi më i rëndësishëm në botë – Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2024. Bota do të ndalet për futbollistët dhe tifozët e futbollit, por jo vetëm për ta. Ne besojmë se tashmë po organizoheni për KE 2024, por a është gati edhe shtëpia juaj? Për të shijuar plotësisht këtë ngjarje sportive, duhet të përgatisni pajisjet e tuaja brohoritëse në shtëpi. Dhe për të mos…

Lexo më Shumë

Kryetari i parë i komunës së Prishtinës, i cili kishte ardhur në krye të kryeqytetit menjëherë pas çlirimit, është shprehur i pakënaqur me trajtimin që i bëhet tash. Mexhid Syla, në një intervistë për Radio Dukagjinin thotë se asnjë kryetar komune, pasues të tij, nuk e kanë ftuar kurrë në asnjë seancë solemne për ditën e Prishtinës. “Që prej seancës së parë, në njëvjetorin e çlirimit të Prishtinës të cilën e patëm organizuar në mënyrë madhështore, kurrë më nuk kam marr pjesë në ndonjë seancë solemne të kryeqytetit”, ka thënë Syla. Syla që me profesion është avokat, thotë se nuk…

Lexo më Shumë

Shkolla Digjitale Tetovë është krenare të shpallë arritjet e jashtëzakonshme të nxënësve të saj në disa gara prestigjioze të teknologjisë të mbajtura së fundmi. Këto arritje janë një dëshmi e përkushtimit të shkollës për të ushqyer talentet e rinj dhe për të nxitur një kulturë të inovacionit dhe përsosmërisë teknike. Fitore në JunctionX Hackathon në Tiranë Një nga arritjet e spikatura ishte në JunctionX Hackathon, e mbajtur në Tiranë. Një ekip i përbërë nga Agon Adili, Bulza Abdili, Amar Alija, Pranvera Halili dhe Muhamed Alili siguruan vendin e parë në sfidën e ProCredit Bank. Projekti i tyre u fokusua në…

Lexo më Shumë

Arsyeja se përse qytetaret përballen me kaosin në transportin urban privatë në Shkup është mos pasja e mjeteve për karburante që vozitësit të mund të kryejnë shërbimet për qytetarët, thonë për Alsat shoferët e autobusëve të cilët nuk flasin publikisht nga frika e ndërprerjes së kontratave. Sipas tyre, tani gjashtë muaj Ndërmarrja për Qarkullim Publik nuk ka shlyer detyrimet ndaj vozitësve të linjtëve private. Kemal Muriq, ish i punësuar në “Slloboda Prevoz”, thotë se koleget e tij janë zhytur në borxhe neper pompat e benzinës dhe janë në kërcënim të vazhdueshëm që të mos flasin për problemin e borxhit që…

Lexo më Shumë

Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.Konakoviq shtoi se do të analizojë nëse do t’i dërgojë notë proteste edhe Serbisë, për shkak të disa interpretimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Ai tha se mosrespektimi që Bosnje e Hercegovina ka përjetuar kohëve të fundit nga Vuçiqi, ka kulmuar me atë “kuvend”.Sipas tij, deklarata e nënshkruar përmban disa kërcënime serioze për sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, përfshirë një numër termash dhe frazash që janë jokushtetuese dhe…

Lexo më Shumë

Dritan Dajti është dënuar nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve të policisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2009 në Durrës. “Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda kryesues dhe anëtar Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg”, raportoi gazetari Ermal Vija. Prokuroria kërkonte të lihej në fuqi vendimi i Shkallës së Parë teksa në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të…

Lexo më Shumë

Ukraina do të marrë 1.5 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse në korrik dhe 1.9 miliardë euro tashmë këtë muaj, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Ne kemi thënë gjithmonë se Rusia duhet të mbajë përgjegjëse për krimet e saj dhe tani Rusia po paguna”, citohet të ketë thënë von der Leyen në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Berlin. BE muajin e kaluar arriti një marrëveshje për të konfiskuar asetet e ngrira të Rusisë për të financuar armët dhe ndihmën për Ukrainën. Von der Leyen tha se udhëheqësit e G7 do të diskutojnë në një…

Lexo më Shumë