Author: Hamdi Kumanova

MPB ka njoftuar se më 11.06.2024 në orën 12:55 në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar është raportuar se në rrugën “Braqa Blazheski” në Gostivar, një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.R. (33) nga Llomnica e Gostivarit, ka goditur një të mitur nga Senca e Gostivarit. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Gostivarit. Hetimin në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar. Pa Censurë

Lexo më Shumë

Duket se punimet e sezonit veror po sjellin edhe fatkeqësi për traktoristët. Një 71-vjeçarë ka pësuar një aksident, pasi është rrokullisur me traktor teksa ka qenë duke transportuar drurë, transmeton TV21. Si pasojë, ka përfunduar në Spital. “Më 11.06.2024 në ora 12.30 në DPB Vinicë është konstatuar se në hyrje të fshatit Llaki të Vinicës, gjatë transportit të drurëve me traktor, S.Gj.(71) nga Vinica është rrokullisur me traktor dhe ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer DPB Vinicë”, qëndron në njoftim.

Lexo më Shumë

Me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar dhe një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, në nder të 25 vjetorit të çlirimit nga forcat pushtuese serbe, ku pjesëmarrës ishin edhe personalitete dhe figura të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se më 12 qershor 1999 forcat e NATO-s sollën dritë shprese për Kosovën, duke shpëtuar popullin nga shfarosja që synonte regjimi serb i Millosheviqit. Ajo nënvizoi se NATO në vitin 1999 dha mbështetjen vendimtare për lirinë e Kosovës, andaj sot, 25 vjet pas…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit: Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, Durim Bami, 45 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Vijon procedura…

Lexo më Shumë

Në konferencën e organizuar nga organizata joqeveritare Solucia, ambasadori i BE-së në vend, David Geer, tha se është thelbësore të gjendet mënyra që mjekët e rinj të qëndrojnë në vend, transmeton Portalb.mk. Ai theksoi se Maqedonia ka mjekë me profesionalizëm të lartë, të cilët duhet të gjejnë punësim të përshtatshëm. Geer theksoi se kriteri i vetëm për punësim duhet të jetë njohuritë dhe jo faktorë të tjerë. Kjo është thelbësore për ruajtjen e talenteve dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor cilësor për të gjithë qytetarët. Ndryshe në panelin e djeshëm të organizuar nga Forca Qytetare “Zamisli” u dha mesazhi për heqjen…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 17:00, Akropoli do të jetë i mbyllur për vizitorët, ndërsa shkollat ​​dhe kopshtet në shumë pjesë të Greqisë do të mbyllen sot dhe nesër, për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin dhe pritet për të kulmuar gjatë ditës së nesërme. Këtë e bëri të ditur korrespondenti i MIA nga Athina. Ministria e Kulturës e Greqisë njoftoi mëngjesin e sotëm se për shkak të temperaturave të larta, Akropoli do të jetë i mbyllur për pesë orë. Bashkitë në disa pjesë të vendit, përfshirë edhe Athinën, kanë vendosur që shkollat…

Lexo më Shumë

Nuk ka përparim në promovimin e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut, është konstatimi i Komitetit të Helsinkit në raportin për vitin 2023. Në të thuhet se nuk është bërë ndonjë progres i rëndësishëm në sistemin ligjor dhe institucional për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në raport analizohet hartimi i Kodit të ri Penal, pas të cilit në shtator të vitit 2023 Komiteti i Helsinkit, si anëtar i grupit të Projektit për reformat në drejtësi, u tërhoq nga pjesëmarrja e mëtejshme sepse u bë e pakuptimtë pjesëmarrja në një procedurë që në thelb legjitimon paligjshmërinë. “Ulja e…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:05 në Gjakovë. Sipas policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një traktor dhe një motoçikletë. “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes në automjeti-traktori me vozitës mashkull kosovar dhe motoçiklistit mashkull shtetas i huaj. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Është gjetur i pajetë trupi i turistit bullgar i cili kishte humbur kontaktet në afërsi të majës së Jezercës. Emergjencat Civile njoftuar se pas kërkimeve me helikopter, si dhe më pas gjatë kërkimeve nga toka, është gjetur i pajetë trupi i turistit. ‘Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë. Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi…

Lexo më Shumë

Dy persona dyshohet se kanë vjedhur një automjet të një 28 vjeçari mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas burimeve të Policisë, bëhet me dije se në momentin që ata janë pikasur nga Policia, nuk i janë bindur urdhërit për të ndaluar dhe janë larguar. Mësohet se 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin pak më vonë, pasi dyshohet se gjatë ecjes makina u përfshi nga flakët. Ndërkohë Policia vijon punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, dyshohet se 2…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në emisionin “Klan Debat” në Klan M, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në përgjigjen e tij ndaj statusit të Arben Taravarit në facebook, ai tha se Fronti Europian nuk ka gënjyer në asnjë moment sepse ka fituar një numër të konsiderueshëm votash më shumë se kundërshtarët dhe është koalicioni që e ka legjitimitetin e popullit. Ai mes tjerash tha se Taravarin e njeh si gënjeshtar. Ndaj ksaj ka reaguar Taravari nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook. “Selën e njoh si ish-bashkëpunëtor të ngushtë timin për 9 vjet në opozitë dhe aktualisht si bashkëpunëtor të ngushtë…

Lexo më Shumë