“Me kokën lartë, të vendosur në një rrugë të vërtetë evropiane, e cila është e vetmja mundësi për ndryshime thelbësore në vendin tonë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të dalin masivisht në zgjedhjet e 8 majit dhe ta japin votën e tyre për presidentin tonë Stevo Pendarovski dhe për listat parlamentare të LSDM-së dhe koalicioni për ardhmëri evropiane”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte në tubimin e koalicionit për të ardhmen evropiane në Çuçer Sandevë. “Dua t’ju inkurajoj të bisedoni me secilin nga miqtë tuaj, të afërmit, fqinjët, deri në datën 8 maj, për të…
Author: Hamdi Kumanova
Regjistrimi i automjeteve në vend po bëhet më i shtrenjtë. Qytetarët do të duhet të ndajnë më shumë para për këtë qëllim, pasi kompanitë e sigurimeve i kanë ritur shumat për polisën e sigurimit të detyrueshëm. Kostoja e një police të përgjegjësisë automobilistike u rrit me 15.4 për qind. Nëse deri më tani për veturë prej 44 deri në 55 kilovat paguhen 5.453 denarë, çmimi i ri do të jetë 6.292 denarë. Rritja e çmimit është proporcionale në varësi të kapacitetit të motorit të automjetit. Nuk ka ndryshim çmimesh vetëm për automjetet deri në 44 kilovat. Kompanitë e sigurimeve…
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora. Nga 2.569 votues, 158 votuan për kandidaten e së “Majtës”, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM…
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë. Pas takimit me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, ai tha se tani ndërmjetësi evropian, Mirosllav Lajçak do të dalë me një propozim të ri rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje. “Qëndrimi i palës serbe është që të gjitha strukturat ilegale të Serbisë duhet të financohen, të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], sepse sipas mendimit të tyre, qëllimi i…
Departamenti amerikan i Shtetit ka përmendur disa prej problemeve që vazhdon të përballet Kosova. Në raport përmenden problemet serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve, dhe dhuna me bazë gjinore. Në raport ishte përmendur se më 2023 nuk është raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë. Në raportet e kaluara është përmendur edhe korrupsioni qeveritar dhe kërcënimi për dhunë që shënjestron minoritete etnike dhe komunitetet e margjinalizuara. “Qeveria ka marrë hapa kredibile por jo konsistentë për të…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Jo rrallëherë edhe fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur të enjten në një familje në Prishtinë, ku një person po dyshohet se e ka rrahur vajzën e tij 21-vjeçare. Vajza ka kërkuar ndihmë në Polici, me ç’rast është zbuluar se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje. Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku…
Administrata amerikane synon të premten të njoftojë ndarjen e një pakete të re ndihme ushtarake në shkallë të gjerë për Ukrainën me vlerë 6 miliardë dollarë. Kjo sipas një raporti të Reuters, duke iu referuar burimeve në Uashington, shkruan Ukrinform, përcjell Telegrafi. “Shtetet e Bashkuara mund të njoftojnë që të premten blerje të reja armësh për Ukrainën me vlerë 6 miliardë dollarë”, thuhet në raport. Siç theksohet më tej, paketa e re e ndihmës ushtarake amerikane në shkallë të gjerë mund të përfshijë radarë kundër-artilerie, automjete taktike, interceptorë Patriot, drone, artileri, municione precize dhe sisteme kundër-drone. Kujtojmë se të mërkurën,…
Gjithnjë e më shumë amerikanë po zgjedhin profesionin e tyre ta kryejnë nga shtëpia. Kjo është bërë vendimtare për shumë kompani që kërkojnë të ulin kostot e stafit dhe hapësirës. Freelancer.com ka identifikuar pesë punë të kërkuara që mund të bëni nga shtëpia që, sipas bazës së të dhënave të tyre, mund të fitohen më shumë se 100 dollarë në orë: Programimi – Mesatarisht 250 dollarë në orë Zhvillimi dhe menaxhimi i tregtisë elektronike – mesatarisht 250 dollarë në orë Dizajni Grafik – Mesatarisht 140 dollarë në orë Konvertimi i audios në tekst – mesatarisht 200 dollarë në orë Shkrim…
Pas molotovit te Bashkia e Tiranës, përfaqësitë diplomatike reaguan menjëherë duke dënuar dhunën e ushtruar, por për deputeten Demokrate, Jorida Tabaku, kjo nuk do duhet të jetë një problem për aksionin opozitar. Për herë të parë deputetja e cila kishte përhapur mitin e “properëndimores së madhe”, ka dalë hapur kundër qëndrimit të SHBA, Britanisë së Madhe, BE, etj, duke folur me gjuhën e Berishës dhe Rithemelimit për sa i përket rolit të perëndimorëve në vendin tonë. Faktikisht reagimi i këtyre ambasadave nuk ishte kundër protestave as pro korrupsionit, por dënonte aktet e dhunshme dhe destabilizuese. Tabaku tha dje në një…
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dalë në krah homologut të tij spanjoll, Pedro Sanchez, i cili po konsideron dorëheqjen për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes së tij për korrupsion. Rama u shpreh se kryeministrit spanjoll ka mbështetjen e tij në një moment kur nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Në fund Rama i kërkon të mos dorëzohet dhe të mos dyshojë se e vërteta do të mbizotërojë. Mesazhi i Ramës I dashur@sanchezcastejon! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me…
Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë nga zerimi i taksave. Vendosja e tatimit nga 15 deri 23% te profesionet e lira pritet të ketë ndikim negativ edhe te kompanitë apo të vetëpunësuarit ofrues të këtyre shërbimeve. Aleksandër Risilia themelues dhe drejtues i kompanisë “Ritech” që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në tkurrjen e numrin të kompanive IT. “Zerimi i taksave për profesionet e…
Nëntë persona nga Malësia e Madhe, Kuçova, dhe Berati janë identifikuar si organizatorët dhe financuesit e serave me kanabis që u zbuluan në fshatin Rërëz të Beratit dy vite më parë, ku rezultoi se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë. Për të kultivuar kanabisin në 4 sera të mbyllura me plastmas, ishin punësuar gjithsej 95 gra. Organizatorët për kultivimin e katër serave të kanabisit instaluan një linjë për furnizimin me energji elektrike dhe një linjë për furnizimin me ujë, si dhe pajisjet e duhura për realizimin e tharjes së lëndës narkotike. “Organizatorët ngritën 4 sera për kultivimin…

