Tetë zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, thonë Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në Gazi Babë afër deponisë “Vardarishte” (digjen goma dhe bimësi e ulët dhe është djegur një sipërfaqe prej një hektar), Manastir afër Maglenicës, Prilep afër garnizonit të ushtrisë Gjevgjeli, fshatin Mrzenci, Bogdanci në atarin e Bogdancit (bimësia e ulët), Kavadari afër vendbanimit “Glishiq”, në lokalitetin “Smilica” (bimësia e ulët – sipërfaqe e djegur një hektar), Likova afër fshatit Mateç (bimësia e ulët) dhe në Komunën e Rankovcës afër fshatit…
Author: Hamdi Kumanova
Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën në Kalives të Greqisë, pas sherrit mes disa të rinjve. Orgito Lloci, 20 vjeç është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta. Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë. Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Dyshohet se i…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një grua në Hajvali, e cila e ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj. Media mëson se viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se burri ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ndërsa në rastin e fundit edhe e ka kërcënuar përmes telefonit. Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar…
Komisioneri Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn shprehu inkurajimin e tij për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane të secilit vend, por edhe për të ndihmuar vendet fqinje. Ai tha se është i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa kërkoi që të respektohet Marrëveshja e Prespës. “Sa i përket rastit me Maqedoninë e Veriut, kjo më shqetëson. Ne vetëm mund t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, përfshirë veçanërisht qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që t’i përmbahen Marrëveshjes së Prespës dhe të punojnë për perspektivën…
Objekti ku më parë ishte Bricolage në komunën Gazi Babë të Shkupit, pronë e “Skopski Pazar”, është shitur për 9.5 milionë euro te marketet Lidl. Vlera e kësaj marrëveshjeje është 9,564,485 euro pa përfshirë TVSH-në (ose 588,911,166 denarë pa TVSH). “Çmimi përputhet me vlerën e tregut për llojin e tillë të marrëveshjeve,” thuhet në njoftimin nga Skopski Pazar, duke theksuar se palët në marrëveshje janë Skopski Pazar dhe Lidl Maqedonia e Veriut.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur edhe për politikën e Jashtme të Kosovës dhe situatën aktuale politike në vend. Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se politika e jashtme e Kosovës ka dështuar, ministrja tha se është e rëndësishme që ata kritikojnë. Ajo theksoi se “të kritikohesh, madje edhe atëherë kur bënë mirë, është e rëndësishme, sepse lëre më atëherë kur nuk bëjnë mirë”. “Opozita këtë punë ka që duhet të kritikojë, në ekipin tim ekziston fjalia që atë javë që dikush nuk e kërkon dorëheqjen time ajo javë ka qenë tërësisht e pasuksesshme nga ana jonë,…
Në lokacione të ndryshme në veri të vendit, qoftë në kontrolle rutinë apo edhe gjatë aksioneve, Policia e Kosovës arrin të gjejë armë ilegale. Një rast i tillë është zbuluar edhe dje, në fshatin Jeshevik të Zveçanit. Siç merr vesh media, në shtëpinë e një gruaje, Policia ka gjetur armë që mbaheshin ilegalisht. Qytetarë nga Veriu ka bërë me dije se se Policia bashkë me njësitë përkatëse kanë kryer kontrollet e nevojshme dhe kanë sekuestruar armët dhe gjësende të tjera. Pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku edhe ka dhënë deklaratën e saj…
Gjermania dhe BE-ja kanë premtuar të ndihmojnë Ukrainën të riparojë dhe rindërtojë infrastrukturën e saj energjetike, siguruan të martën liderin ukrainas në Berlin, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefja e BE-së, Ursula Von der Leyen. Ndryshe, Ukraina ka humbur gjysmën e kapacitetit të saj gjenerues të energjisë elektrike si rezultat i sulmeve ruse. Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kapaciteti 9 gigavatë tashmë është shkatërruar në sulmet me raketa dhe dron ndërkohë që konsumi i energjisë dimrin e kaluar ishte rreth 18 gigavat. E Scholz tha se fokusi do të jetë në energjinë e rinovueshme dhe potencialin e hidrogjenit…
Një person nga Kosova mund të dëbohet nga Qarku i Göttingen-it.Gjykata Administrative në Göttingen dhe Gjykata e Lartë Administrative e Saksonisë së Ulët në Lüneburg kanë konfirmuar dëbimin e urdhëruar më parë nga qarku në fjalë. Kosovari jeton në Gjermani që nga viti 1989 dhe kishte aplikuar pa sukses për azil, thuhet në vendimin e Gjykatës Administrative të Göttingenit, transmeton albinfo.ch.Së fundmi ai ka vuajtur një dënim me gjashtë vjet burg për trafik droge. Në bazë të një raporti që vërtetonte se i dënuari kishte një prognozë pozitive sociale, ai ishte liruar në fillim të shtatorit të vitit 2023, shkruan…
Arben Taravari ka konfirmuar zyrtarisht se është përgatitur ligji, i cili, deri në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm nuk do të ketë zgjedhje të reja, në Gostivar dhe Aerodrom, pasi ai dhe Mucunski të hyjnë në qeveri, si dhe në Saraj, ku Blerim Bexheti u bë deputet.
Për menaxherin e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas modeli ekonomik i vendit ka nevojë për transformim, duke u orientuar nga eksportet dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe jo nga sektori i ndërtimit dhe konsumit. Gjatë fjalës përshëndetëse të mbajtur në workshopin “Inxhinieria e qëndrueshme në 360 gradë” e zhvilluar në Tiranë nga Italian Trade Agency (ITA) në bashkëpunim me Shoqatën e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Konsulencës Teknike- Ekonomike në Itali (OICE), teksa vlerësoi pozitivisht trendin rritës të ekonomisë dhe uljes së varfërisë, theksoi se Shqipërisë i nevojitet një modeli i ri ekonomik për të shtuar produktivitetin dhe vendet…
Presidenti Joe Biden përzgjodhi opsionin “më të keq të mundshëm” kur vendosi për mënyrën se si do të tërhiqeshin forcat amerikane nga Afganistani, i tha Zërit të Amerikës ish-komandanti që drejtonte operacionin për tërheqjen e forcave amerikane. Gjenerali në pension Frank McKenzie, ish-komandant i Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), në një libër të botuar këto ditë me titull “Pika e Shkrirjes” (“The Melting Point”), përshkruan se si i paraqiti Presidentit Biden në shkurt 2021 katër opsione ushtarake për Afganistanin: opsioni i parë, në Afganistan do të qëndronin rreth 2500 forca amerikane dhe tetë baza ushtarake; i dyti, numri i forcave amerikane…

