Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.Konakoviq shtoi se do të analizojë nëse do t’i dërgojë notë proteste edhe Serbisë, për shkak të disa interpretimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Ai tha se mosrespektimi që Bosnje e Hercegovina ka përjetuar kohëve të fundit nga Vuçiqi, ka kulmuar me atë “kuvend”.Sipas tij, deklarata e nënshkruar përmban disa kërcënime serioze për sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, përfshirë një numër termash dhe frazash që janë jokushtetuese dhe që dëshmojnë ndërhyrje të rënda në organizimin e brendshëm të Bosnjës.Më herët, edhe Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë tha se konkluzionet e miratuara në “Kuvendin gjithëserb” paraqesin sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit – me të cilën u krijuan dy entitete të Bosnjës: Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – dhe institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.Deklarata përmend edhe Kosovën si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”./REL
Data 31.07.2026
Aktuale
- Revolucioni i pantallonave të shkurtra në zyrat e Tokios: Një hap drejt modernizimit
- Dhunohet gazetari Elton Qyno, bashkëshortja e Florenc Çapjas dhe babai i saj e godasin me sende të forta
- Dyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
- Qëndroi 2 vite në qeli/ Lirohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë do të qëndrojë në arrest shtëpie
- “Poliçani, Klosi, Divjaka e Prrenjasi tregojnë se s’kemi të bëjmë me një pakënaqësi të izoluar”, Gjekmarkaj: Reforma e bashkive e fut Shqipërinë në krizë, le si zgjidhje vetëm protestën
- Revolucioni i pantallonave të shkurtra në zyrat e Tokios: Një hap drejt modernizimit
- Balluku është thirrur në SPAK, të rinjtë protestë para Prokurorisë së Posaçme: Bela vasalja e ‘Mretit’, Bela-ja e pushtetit (FOTO)
- Sulm fizik për vend parkimi në Tetovë



