Author: Hamdi Kumanova

Kompania “Timak” ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, të prodhuar në Shqipëri.  Vetura ishte paralajmëruar para tre javësh nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi. Ai pati treguar se ekipi i “Timakut” përbëhet nga një ekip që ka 75 për qind vajza të reja. Sipas njoftimit të tij, kjo kompani eksporton makina në 20 shtete të botës. E në prezantimin e prototipit në një video në rrjete sociale tregohet se emri i veturës së parë të tillë është “Shota”. “SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, nga Rusia i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Geoffrey Hovenier, se nuk është qëndrim i SHBA-së ajo që u tha në deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” për Kosovën. Vulin e quajti Hovenierin “të ashtuquajtur ambasador” ndërsa e ka përdorur sërish termin pezhorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilin termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”. “I ashtuquajturi ambasador i SHBA-së në Prishtinë ka problem me deklaratën e Kuvendit gjithëserb. Hovenier nuk e ka problem që Kurti ta shfuqizojë dinarin, i cili shkel çdo marrëveshje dhe për 12 vjet pa…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.06.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 19 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve dhe 11 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, nëntë sanksione për kalim në semafor të kuq. “Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e…

Lexo më Shumë

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në muajin prill janë më të larta në nivel mujor për 0.7 për qind, ndërsa në nivel vjetor janë më të ulëta për një për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) Në prill krahasuar me marsin e këtij viti, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, janë më të larta me 4.9 për qind në sektorin e Minierave dhe guroreve për 1.6 për qind në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner për 0.5 për qind në Industrinë përpunuese, ndërsa janë të pandryshuara në sektorin e furnizimit me…

Lexo më Shumë

Para se të bëhej një votim i tillë (për ndryshimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore), disa ditë më parë kemi pasur një mbledhje të koalicionit ‘Fronti Evropian’ me një përbërje më të gjerë të kryetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të partitë, në të cilat jemi informuar se ka ftesë nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet ose ndonjë lloj ftese përmes palëve të treta. Kemi diskutuar dhe një nga pyetjet ka qenë se si do të veprohet, pra a duhet të ulemi të flasim apo të udhëhiqemi nga ajo që tashmë është shpallur, pra të vazhdojmë të…

Lexo më Shumë

Në zbatimin e deritanishëm të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjetur disa mangësi, për tejkalimin e të cilave janë bërë propozime konkrete nga Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian. Ministri i Drejtësisë formoi Grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me rekomandimet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian. Grupi punues ka mbajtur 23 takime ku janë adresuar rekomandimet përkatëse nga Misioni Vlerësues. Sipas Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin, është paraparë revidimi i dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Gjermani për të marrë pjesë në konferencë ndërkombëtare ku do të diskutohet rindërtimi i Ukrainës nga dëmet e luftës. Zelensky do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe me liderë të tjerë të shtetit, derisa konferenca në Berlin do të jetë pjesë e një sërë samitesh për Ukrainën, raportoi “Kyivindependent” Kjo vizitë do të pasohet me një samit G7 në Itali, e pastaj një konferencë në Zvicër.

Lexo më Shumë

Kompania me buxhet të ulët IziXhet (easyJet) planifikon t’I ndërpresë operacionet midis Gjenevës dhe Shkupit nga fillimi i sezonit të dimrit 2024/25, me çka do të përfundojë shërbimin e vazhdueshëm me kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, shkruan “Eks Ju avijeshn”. Kompania ajrore, siç bëhet e ditur, ka planifikuar fluturimin e saj të fundit midis dy qyteteve për datën 1 nëntor, ndërsa shitja e biletave është ndërprerë. IziXhet hyri në tregun vendas në nëntor të vitit 2021 dhe është i vetmi operator ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit. Relacioni Shkup-Gjenevë në sezonin aktual realizohet dy herë në javë, ndërsa në periudhën e kaluar…

Lexo më Shumë

Gjevgjelia, Bogdanci, Vallandova dhe Dojrani sot dhe nesër në fazë portokalli, pasi që Qeveria ka mbajt seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehtë në shtet dhe ka miratuar rekomandime. Do të preket edhe territoret e rajonit të Shkupit dhe Vardarit, por të fazës së verdhë (alert – gatishmëri). Në këto rajone do të jenë në fuqi rekomandimet e përgjithshme. Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit i Institutit për Çështje Hidrometeorologjike janë marrë informacione se më 11 dhe 12 qershor territori i qyteteve Gjevgjeli, Bogdanc, Vallandovë dhe Dojran do të përfshihet me temperatura…

Lexo më Shumë

Frika nga ndonjë rritje e madhe e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian nuk është realizuar me gjithë rritjen relativisht të vogël të partive, të cilat i takojnë këtij spektri. Ato parti, të cilat janë konsideruar si parti tradicionale proevropiane, do ta kenë shumicën e madhe edhe në përbërjen e re të Parlamentit Evropian që ka dalë nga zgjedhjet, që për funduan të dielën mbrëma. Nga diplomatët në Bruksel konsiderohet lajm i mirë, si për procesin e zgjerimit, ashtu edhe për raportet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Kjo, sepse edhe në këtë përbërje do të ketë një shumicë të…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani ishte nisur për të manifestuar 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pasi ajo zbret nga makina, papritur një qytetar tenton të kalojë rrugën duke mos e vënë re presidenten Osmani. Qytetari që kishte në duar dy akullore ndalohet fizikisht nga truporja i presidentes Osmani. Pasi qytetari ndaloi, presidentja tregohet modeste dhe i jep përparësi. Pavarësisht kësaj, ai nuk kalon para presidentes. I gjithë momenti është incizuar. @rtvbesaPresidetja 🇽🇰 Osmani “modeste” i jep përparësi qytetarit i cili nuk e vërejti ardhjen e saj në LSHP/ Urno, urno …!

Lexo më Shumë

Nëntë zjarre në ambiente të jashtme janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në këto komuna: Gjorçe Petrov, Saraj dhe Gazi Babë (për shkak të djegies së mbeturinave); Radovish, Shtip, afër “Auto Çajka” dhe në Zhelinë, afër fshatit Çiflik (për shkak të vegjetacionit të ulët të djegur); Tetovë afër fshatit Falishtë (deponi), Mavrovë dhe Rostushë (transformator në natyrë dhe shkurre) dhe në Komunën e Demir Hisarit kanë pasur një intervenim të vogël. “Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm…

Lexo më Shumë