Sot, Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit (IBU) organizoi panair humanitar për të treguar solidaritet dhe mbështetje për Palestinën. Ky aktivitet, tërhoqi pjesëmarrjen entuziaste nga studentët dhe stafi, shfaqi një shumëllojshmëri tezgash që ofronin vepra artizanale të punuar me dorë, ushqime dhe artikuj kulturore.
Ky panair, i organizuar për të mbledhur donacione dhe për të ngjallur ndërgjegjësim për përpjekjet humanitare në Palestinë, ishte një dëshmi e përkushtimit të studentëve ndaj solidaritetit global dhe përgjegjësisë sociale. Të pranishmit shijuan një atmosferë të gjallë të mbushur me muzikë dhe aktivitete interesante, të gjitha që synonin të nxisnin një frymë uniteti dhe dhembshurie.
Falenderojmë nga zemra të gjithë studentët, puna e palodhur dhe përkushtimi i të cilëve e bëri këtë event të suksesshëm. Kontributet tuaja, qoftë nëpërmjet organizimit, dhurimit të artikujve, apo thjesht pjesëmarrjes dhe mbështetjes, kanë pasur një ndikim të rëndësishëm. Së bashku, ne kemi treguar se nëpërmjet përpjekjeve dhe ndjeshmërisë kolektive, ne mund të bëjmë një ndryshim domethënës në jetën e atyre në nevojë.