Author: Hamdi Kumanova

Musa Xhaferi nga Dibra thumboi koalicionin VLEN ku tha se pas datës së 24 prill, ata do të kacafyten mes vete pasi sipas tij, ata gabuan rrugën. Xhaferi tha se Fronti Europian nuk është kundër askujt por është bërë bashkë për të arritur qëllime të caktuara, për të bërë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. “Ky front nuk është bërë kundër dikujt, ne nuk jemi kundër. Ne jemi bërë për qëllimet tona programore që të bëjmë ndryshimet kushtetuese, të bëjmë ndryshimet e tjera adekuate dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian. Të…

Lexo më Shumë

Nga territori i Izraelit vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim të menjëhershëm, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili theksoi se me fletë-lëshim, ai tashmë është në rrugën e tij për në shtëpi. MPJ e Maqedonisë siguron se gjendja për momentin është stabile, kështu që në Tel Aviv po qëndrojnë edhe familjet e diplomatëve në ambasadën e Maqedonisë. “Grupi i studentëve nga Jordania që kërkuan udhëzime se si të largoheshin nga vendi nuk po kërkojnë evakuim për momentin. Por një kompani e RMV-së raportoi në shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci tha në një intervistë për Euronews Albania se Kosova ndihet e kërcënuar nga ndonjë sulm i mundshëm nga Serbia. Ai i bëri thirrje NATO-s të monitorojë kufirin me Serbinë. “Nuk është vetëm analogji, kjo vjen me informacionin që kemi paraqitur para disa javësh për përgatitje të vazhdueshme të grupeve që kanë realizuar sulmin terrorist në 24 shtator në Kosovë. Këto grupe asnjëherë nuk janë dënuar apo ndjekur, ato vazhdojnë të qarkullojnë dhe përgatiten brenda Serbisë dhe bazuar në ato informacione vlerësojmë se derisa këto grupe janë funksionale dhe ndërlidhen me strukturat e sigurisë…

Lexo më Shumë

Bardhyl Çipi, një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë. Disa nga pacientët e tijë, janë: viktima që u vranë në kufi për të shpëtuar nga diktatura komuniste, por i ndihmuar nga qeni i tij besnik, për zbulimin e kufomës së tij të fshehur, gruaja e internuar që vrau veten nga dëshpërimi, qytetarët e Kosovës të vrarë nga serbët, sepse kërkonin të jetonin të lirë, për të mos u poshtëruar dhe torturuar prej tyre, banorët që kanë jetuar 1500 vjet më parë…

Lexo më Shumë

Shpeshherë për çiftet telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e telasheve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë. Një rast i tillë është denoncuar dje nga një grua në Deçan, e cila ka deklaruar në Polici se ish bashkëshorti i saj e ka kërcënuar përmes telefonit. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 45-vjeçari dyshohet se vazhdimisht se i ka shqetësuar shqetësim e frikë viktimës, duke iu drejtuar ndër të tjera me fjalët “Oj caricë,…

Lexo më Shumë

Kandidatura e Fredi Belerit për eurodeputet në listën e prezantuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka sjellë reagime të politikës shqiptare. Nëpërmjet një postimi në facebook, deputeti socialist Erion Braçe shprehet se është për të ardhur keq gjendja se ku ndodhet Greqia me kandidaturën e Belerit për eurodeputet. “Merr koburen vramë moooj ku është katandisur Greqia. Një i dënuar penalisht në Greqi në listë për t’u bërë Eurodeputet. Jo se do bëhet, por që kjo është nam, është”, shkruan deputeti Braçe. Fredi Beleri ndodhet në burg në Shqipëri që prej 12 majit të vitit të kaluar pasi u kap në…

Lexo më Shumë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në orën 11.30 jashtë klubit të natës “Premiera” në rrugën Pagason në Volos. Lënda shpërthyese ishte vendosur jashtë lokalit të natës Premiera, i cili është mbyllur. Qendra vetëm 15 orë më parë funksiononte normalisht në prani të një numri të madh klientësh. Zjarrfikësit nga Larisa janë thirrur dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia po heton zonën përreth për mbledhjen e provave. Po ashtu do të shqyrtohen edhe pamjet nga kamerat e sigurisë. Dyqane, banesa dhe biznese që ndodhen në një rreze të shkurtër nga Premiera plot me klube…

Lexo më Shumë

Grupet ushtarake të Forcave Ajrore të Ukrainës dhe Forcave të Mbrojtjes shkatërruan nëntë dronë rusë Shahed të nisur kundër Ukrainës këtë mëngjes. Kështu njoftuan forcat e armatosura të Kievit këtë mëngjes, të cituara nga mediat lokale. Operacionet u zhvilluan në rajonet Kherson, Mykolaiv, Khmelnytskyi, Poltava, Cherkasy dhe Dnipropetrovsk. Kujtojmë se agresioni rus nisi shkurtin e dy viteve më parë, ndërsa Moska e quan operacion special. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Gazment Bardhi iu drejtua javën e kaluar Kuvendit përmes një shkrese duke bërë të ditur se anuloheshin të gjitha masat disiplinore ndaj deputetëve të djathtë. Mes të përjashtuarve, ai që përfiton në letër është edhe ish-kryeministri Sali Berisha i pezulluar nga grupi parlamentar i PD me vendim të Lulzim Bashës në 9 shtator 2021 dhe më pas përmes ndryshimeve statutore të PD në Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, i përjashtuar. Burime nga Kuvendi pohojnë se Kuvendi ka pranuar pjesërisht shkresën e Bardhit. Tritan Shehu, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, rikthehen në grupin parlamentar demokrat. Në faqen online të Kuvendit mund të…

Lexo më Shumë

Eneida Pishkashi, 24-vjeçarja nga Librazhdi humbi jetën tragjikisht nga një aksident rrugor në aksin Prrenjas-Qafë Thanë. Në morinë e aksidenteve të shumta rrugore në Shqipëri, Eneida është viktima më e pafajshme. Ajo dhe 5 anëtarët e tjerë të familjes u përplasën barbarisht nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para çfarë i doli. Të shtunën e 13 prillit spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma, prej komplikacioneve të rënda shëndetësore ndërroi jetë. Familjen e saj e pllakosi zia dhe 24-vjeçares në lule të rinisë iu ndërprenë ëndrrat dhe…

Lexo më Shumë

Shumica e njerëzve kanë frikë se robotët do të zëvendësojnë punët njerëzore dhe ndërveprimet sociale, sipas rezultateve të një sondazhi të ri. Por a janë ata “miqtë apo armiqtë tanë”? Varet nga konteksti. Shumica e vendeve të G7 kanë ndjenja të përziera ndaj robotëve, sipas një sondazhi të kryer nga United Robotics me afro 8,000 njerëz në SHBA, Francë, Kanada, Itali dhe Gjermani, dhe të marrë ekskluzivisht nga Euronews Next. Megjithëse shumica i shohin zhvillimet e mëtejshme si “të pashmangshme”, shumë njerëz janë ende të shqetësuar se në të ardhmen – robotët thjesht mund të bëhen shumë ndërhyrës. Njerëzit në…

Lexo më Shumë