Ministria e Mbrojtjes ju njoftoi se me verifikimin e mandatit parlamentar më 28.05 ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska i ka përfunduar pozita. Deri në zgjedhjen e ministrit të ri, Ministria e Mbrojtjes do të menaxhohet me kapacitet të plotë nga zëvendësministri Tiron Jajaga, transmeton Portalb.mk.
Kjo vjen pasi ministrja paraprake Sllavjanka Petrovska e përfundoi zyrtarisht postin e saj pas verifikimit të mandatit të saj deputet më 28 qershor.
Tiron Jajaga është anëtar i Aleancës për Shqiptarët.
Kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, përkujtoi se pas verifikimit të mandateve, personat e emëruar dhe të zgjedhur duhet të heqin dorë nga të gjitha pozitat e mëparshme.