Author: Hamdi Kumanova

Shërbimi qeveritar sot në mëngjes informoi se për shkaqe shëndetësore, anulohet fjalimi i sotëm i kryeministrit Hristijan Mickoski në Forumin Afaristë të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në Forum pritet të marrin pjesë mbi 200 kompani dhe së paku 300 pjesëmarrës, që ka për qëllim intensifikim të bashkëpunimit ekonomik. Para mbajtjes së forumit, në Qeverinë e RMV-së, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë e Republikës së Serbisë dhe ministre e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq do të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi. Stoillkoviq dhe Mesaroviq dje i vizituan dy kompani, ndërsa në…

Lexo më Shumë

Më 02.12.2025, rreth orës 10:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor – Tetovë e privuan nga liria Xh.A. (24) nga fshati Novo Sellë, Komuna e Bogovinës. Më herët, ajo me veturën e saj “Volkswagen Touran” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte, kishte goditur një automjet të parkuar “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i parkuar nga V.U. (23) nga Tetova. Gjatë marrjes së masave është konstatuar se ajo ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht ka pasur 1.55 promila alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të…

Lexo më Shumë

Ish-nënkryetari i OVL – UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar detajet e reja që janë publikuar nga gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, ku përmendet edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Haradinaj në emisionin e mëngjesit ‘Ora Shtatë’ në Klan Kosova, tha se nëse Serbia dënohet si shtet për gjenocid, kjo do të ishte fitore për vendin tonë. Sipas tij, pavarësisht mundësisë së dënimit, mendësia e serbëve nuk ndryshon. “Nëse Serbia dënohet për gjenocidin në Kosovë, për neve do të jetë fitore. Mendësia e serbëve nuk ndryshon, se ata qysh në djep mësohen me qenë njerëz okupues,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, mbajti fjalim në Konferencën Globale të OKB-së për Përdorimin e të Dhënave në Matjen e Korrupsionit, e cila po zhvillohet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Potencoi se lufta kundër korrupsionit kërkon qasje të bazuar në fakte, lista të qarta të rreziqeve dhe vigjilencë të vazhdueshme institucionale. Ai theksoi gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të integritetit institucional dhe adoptimit të standardeve ndërkombëtare në matjen e korrupsionit, si pjesë e agjendës së qeverisjes së mirë dhe modernizimit të administratës publike. Pjesëmarrja e delegacionit…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme gjatë incidentit me bagëtitë në Tërnovë të Kriva Pallankës Sipas MPB-së, personat në fjalë ishin agresivë dhe kanë penguar policët, të cilët po u asistonin inspektorëve të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. “Më 02.12.2025 rreth orës 16:00, në fshatin Tërnovë, Kriva Pallankë, pranë vendit të quajtur “Samokov”, punonjës të Stacionit Policor të Kriva Pallankës kanë arrestuar G. G. (57), A. G. (30) dhe A. G. (22), të gjithë nga fshati Zhidllovë, Kriva Pallankë. Të tre u sillën në mënyrë agresive dhe penguan…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar rezultatet e Konkursit për dhënien e 900 bursave për mbështetje sociale për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe të Konkursit për dhënien e 1,570 bursave për nxënësit e regjistruar në programet duale (arsim profesional me praktikë të zgjeruar), për vitin shkollor 2025/2026. MASH në njoftim thotë se se të gjithë aplikantët do të marrin vendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk në seksionin “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokument vendimi”. Ministria thekson se aplikantët që nuk janë të kënaqur nuk duhet të dorëzojnë ankesë apo padi para se të marrin vendimin. Pas…

Lexo më Shumë

Venko Filipçe theksoi se buxheti qendror, siç është ndërtuar, nuk është social, nuk ka komponent zhvillimor dhe nuk ka kapacitet për të shërbyer vazhdimisht deficitin në thellim në Fondin për Sigurim Pensional he Invalidor, theksohet në kumtesën e LSDM-së. Kjo, siç tha Filipçe në “Telma”, e vë në rrezik pagesën e pensioneve. “Lind pyetja, një buxhet i ndërtuar në këtë mënyrë që nuk është as social, as nuk plotëson nevojat e kategorive të cenueshme të qytetarëve, as nuk mund të ndërpresë një krizë, as nuk është zhvillimor, sepse ka një sasi shumë të vogël parash për investime kapitale, çfarë do…

Lexo më Shumë

Të gjithë të akuzuarit për zjarrin në diskoteken “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, kanë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen. Në seancën e sotme në gjykatën e Idrizovës, disa prej tyre shprehën keqardhje dhe deklaruan se e kuptonin akuzën, por megjithatë nuk e pranuan fajësinë për “krime të rënda kundër sigurisë publike”. Gjykimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes, gazetarëve dhe publikut. Prokuroria, e përfaqësuar nga një ekip prej 15…

Lexo më Shumë

Vendi ynë po fiton çdo ditë e më shumë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit të biznesit. Pjesëmarrja e ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në panelin për investimet e huaja në Berlin është dëshmi se Maqedonia e Veriut po rikthehet si destinacion serioz për investitorët. Kontributi i ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në të njëjtin diskutim, e forcoi edhe më shumë mesazhin se vendi po ecën me hapa të qëndrueshëm drejt standardeve bashkëkohore dhe praktikave europiane të qeverisjes. Reformat që po zbatohen digjitalizimi, modernizimi industrial, nxitja e inovacionit dhe forcimi i kapitalit njerëzor po krijojnë një…

Lexo më Shumë

Zbatimi i planeve të përfshira në Strategjinë e Specializimit të Mençur do të sjellë rritje ekonomike dhe një jetë më të mirë në vend dhe do të kontribuojë në përmbushjen e standardeve për hyrje në Bashkimin Evropian, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, e cila mori pjesë në një Konferencë kushtuar strategjive të specializimit të mençur në procesin e zgjerimit të BE-së në Bruksel. “Kam përshtypjen se jo të gjithë qytetarët e kuptojnë se çfarë është në të vërtetë specializimi i mençur dhe sa i rëndësishëm është një element në vendin tonë. Strategjia e Specializimit të Mençur, me…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërkohë që komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM dhe njëherit u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se për shkak të mjegullës së dendur është ulur dukshmëria në rrugën Kodra e Diellit-Tetovë deri në 25 metra, ndërsa në Strazh dukshmëria është ulur në mes 50 dhe 70 metra. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se në disa pjesë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, të cilat hiqen rregullisht. U bëjnë thirrje shoferëve që të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

Lexo më Shumë