Viti 2023 ka shënuar rritje të ankesave nga bizneset për parregullsi në tenderat publikë, por në rënie të fortë ka ardhur numri i padive në gjykata. Është ky konkluzioni i raportit të punës së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin e shkuar. Gazetarja Ola Xama theksoi dje në një media se vala e ankesave dhe një vlerësim i plotë mbi tenderat e fituar të bëjnë të mendosh fitues të paracaktuar. Kjo sipas saj lë automatikisht jashtë garës kompanitë e vogla dhe investitorët e huaj. “Një kompani që ka fituar një kontratë publike është më e predispozuar të fitojë sërish. Kjo…
Author: Hamdi Kumanova
Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së re të Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur një dokument për kthimin e shërbimit ushtarak me efekte pozitive dhe negative, të cilin do t’ia prezantojë presidentit të Serbisë. Vuçeviq në prezantimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Serbisë tha se “kthimi i shërbimit të rregullt ushtarak do të ishte i dobishëm për të gjithë vendin dhe shoqërinë në planin afatgjatë dhe se do të hartohej një formë më e shkurtër e shërbimit të detyrueshëm ushtarak”. Siç tha ai, do të propozohet një formë më e shkurtër e shërbimit të…
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion antidroge. Sipas informacioneve janë arrestuar rreth 25 persona. Në total janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës. Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, vlera monetare etj.
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, por sërish Shqipëria renditet e fundit në Evropë për këtë tregues, referuar të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të dhënat për Shqipërinë, që i takojnë vitit 2020, tregojnë se, numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 18.8 në vitin 2020, niveli më i ulët në rang europian dhe në rajon. Pas Shqipërisë, numrin më të ulët të mjekëve për banorë e ka Turqia me 20.4 doktorë për 10 mijë banorë dhe më pas Bosnja me 21 doktorë, e ndjekur nga Mali…
Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare. Ashtu siç edhe është përcaktuar, seanca plenare është parashikuar që të nisë në orën 10:00. Teksa pritet që seanca e sotme të shoqërohet me debate, në rendin e ditës janë përcaktuar dy interpelanca. Interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu. RENDI I DITËS 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.4.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit) 2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores…
Ekspertët francezë rekomandojnë udhëzime për përdorimin e telefonave inteligjentë. Fëmijët nuk duhet të lejohen të përdorin telefonat inteligjentë para moshës 13 vjeç dhe duhet të ndalohen nga mediat sociale konvencionale si TikTok, Instagram dhe Snapchat deri në moshën 18 vjeçare, sipas një raporti eksperti të porositur nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Macron u kërkoi ekspertëve të propozojnë udhëzime për përdorimin e telefonave inteligjentë nga fëmijët, duke dashur të ndërmarrin hapa vendimtarë për të kufizuar ekspozimin e tyre ndaj ndikimit negativ të kësaj teknologjie, raporton London Guardian. Megjithatë, për momentin nuk është e qartë se si mund të veprojë qeveria franceze…
Policianë Gjeorgji hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji kundër turmave që protestonin kundër një projektligji që opozita e konsideron si sulm kundër lirive dhe të drejtave të medias dhe jo vetëm. Mijëra njerëz duke valëvitur flamujt e Gjeorgjisë dhe të Bashkimit Evropian u mblodhën jashtë parlamentit për të dytën natë për të protestuar kundër asaj që ata e shohin si një ligj të frymëzuar nga Rusia. Deputetët miratuan të mërkurën leximin e dytë të projektligjit të diskutueshëm të “agjentit të huaj”. BE paralajmëron se mund të dëmtojë ambiciet e Tbilisit për t’u bashkuar me bllokun perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian…
Shtetet e Bashkuara akuzuan të mërkurën Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave ukrainase një substancë kimike mbytëse si dhe një sërë agjentësh (kimikë) për kontrollin e trazirave, si “mjete lufte” në Ukrainë. “Përdorimi i këtyre lëndëve nuk është një rast i izoluar dhe ka të ngjarë të nxitet nga synimet e trupave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur fitore taktike në fushën e betejës”, tha Departamenti i Shtetit nëpërmjet një deklarate. Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese…
Shkencëtarët italianë kanë deshifruar letrat e lashta që detajojnë saktësisht se ku ishte varrosur filozofi grek Platoni. Është pjesë e papirusit nga Herculaneum, letrat të djegura që u varrosën nën shtresat e hirit vullkanik pas shpërthimit në malin Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit. Papiruset thonë se Platoni u varros në një kopsht të fshehtë pranë Tempullit të Muzave brenda Akademisë së Platonit në Athinë dhe se ai e kaloi mbrëmjen e fundit me tingujt e një flauti të luajtur nga një skllave e re nga Thraka. Platonit nuk e pëlqeu vërtet muzikën e saj, siç thuhet në tekstin e…
SPB Ohër po ndërmerr masa për gjetjen e personave të cilët këto ditë përmes telefonatave me qytetarët nga Ohri, duke u paraqitur rrejshëm, kryejnë mashtrime për aksidente në komunikacion në të cilat dyshohet se viktima apo të lënduar rëndë kanë qenë anëtarë të familjeve të tyre apo të afërm të tjerë. “Me këtë ata krijojnë ankth të madh te qytetarët dhe qëllimi i këtyre mashtrimeve është zhvatja e parave për gjoja ndihmë në procedurën e mëtutjeshme”. “Apelojmë qytetarët që të mos bien në telefonata të tilla dhe të lajmërojnë menjëherë në numrin falas 112 ose personalisht në komisariatin më të…
Vehbi Hyseni, babai i 30-bjeçarit Gazmend Hyseni, të vrarë me gjashtë plumba natën e 18 majit të vitit 2022 në Ferizaj, e ka cilësuar të butë verdiktin e Gjykatës në Ferizaj me 17 vite burgim ndaj dorasit Qëndrim Januzi. Ai, në një deklarim të mërkurën, tha se konflikti mes djalit të tij dhe Januzit ishte motivuar nga djegia e një veture, për çka thotë se djali i tij s’kishte pasur faj. “Shkak i vrasjes është puna e kerrit. Është akuzu, policia e kanë marrë edhe e kanë vërtetu që ky nuk është fajtor. Prokuroria i ka mbledhë provat i ka…
Katër persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në Lupç të Podujevës. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, tha Ahmeti. Ahmeti ka thënë se tre prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një nga arma e ftoftë (thikë). “Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma…

