Një kryebashkiak i një komuniteti në Meksikën jugore , i cili sapo ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2 qershorit, u vra të hënën në një rrugë pranë Acapulco. Salvador Villalba Flores, i cili ishte zgjedhur me partinë lokale México Avanza (“Përpara Meksika”, qendra e majtë), u vra në autostradën Acapulco-Pinotepa. Flores zakonisht shoqërohej nga anëtarë të Gardës Kombëtare, sipas gazetës El Sur. Por ai ishte i pashoqëruar kur u vra, tha i njëjti burim. Autorët e morën kryebashkiakun e zgjedhur “nga autobusi me të cilin udhëtonte” dhe e ekzekutuan. Salvador Villalba Flores vendosi të kandidojë pas vrasjes së mikut të tij Jesus…
Author: Hamdi Kumanova
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e pestë. Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të kësaj seance janë dy pika – Propozim/vendimi për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim/vendimi për zgjedhjen e kryetarit, anëtarë dhe zëvendës/anëtarë të Këshillit të Kanalit kuvendor. Për kryetar të Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut propozohet Antonijo Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, ndërsa për nënkryetar Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit për financim dhe buxhet. Deputetët – Bojan Stojanoski, Eli Panova, Igor…
Ish-kryeministri Vllado Buçkovksi thotë se me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit Maqedonia e Veriut u bë shembull pozitiv jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për mbarë Evropën. “Ne e filluam procesin e anëtarësimit në BE në vitin 2001. Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ne ishim shembull pozitiv jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për mbarë Evropën. Katër vjet më vonë ne patëm statusin e kandidatit. Ishte një mrekulli për rajonin”, tha ish-kryeministri Vllado Buçkovksi në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Athinë. Ai shtoi se përvoja pozitive e ndërtimit të një shoqërie multietnike është model i…
Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Phenianin më 18-19 qershor për t’u takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un. Putin e ka vizituar për herë të fundit këtë vend në vitin 2000. Historiku i marrëdhënieve mes dy vendeve Teksa Perëndimi vazhdon të izolojë Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, analistët kanë vërejtur që Koreja e Veriut është bërë secilën herë e më e vlefshme për Moskën. Nga këndvështrimi i Koresë së Veriut, marrëdhëniet me Rusinë nuk kanë qenë gjithmonë aq të ngrohta sikurse në epokën e Bashkimit Sovjetik, mirëpo ky shtet e ka nuhatur mirë nevojën e Moskës…
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një masë të re gjithëpërfshirëse që do të mbrojë nga dëbimi dhjetëra mijëra njerëz të martuar me shtetas amerikanë, një masë e fortë mbi emigracionin, në këtë vit zgjedhor, e cila ishte kërkuar nga shumë demokratë. Sipas tre burimeve që janë informuar mbi planet e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Biden do ta shpallë programin e ri një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, për të shënuar programin e administratës së presidentit Obama që u ofronte mbrojtje nga dëbimi emigrantëe të e rinj pa dokumente. Kjo masë e re do të mundësojë për rreth…
Gazetari Andi Tela, duke komentuar deklarimet e ashpra të Metës pasi doli nga SPAK u shpreh se taktika e zotit Meta është mbrojtja më e mirë është sulmi. Tela u shpreh në një emision televiziv tha se ndaj Metës duhet të ketë hetime, sepse të gjithë shqiptarët kanë qenë dëshmitarë të këtyre viteve se çfarë ka bërë Ilir Meta në politikën shqiptare. “Duket sikur taktika e Zotit Meta është mbrojtja më e mirë, është sulmi. Pra, ai është duke votuar nga SPAK për disa çështje dhe nuk zgjedh rrugën që, okej, përballem me SPAK-un, le të më hetojnë nëse ai…
Rritja e kontributit të turizmit padyshim që është një lajm i mirë për gjithë ekonominë, por ky i fundit nuk është ilaçi i përgjithshëm që rregullon gjithçka. Të paktën kështu vlerëson një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara (UNECE) duke nënvizuar se aktivizimi i potencialit të brendshëm duhet parë me vëmendje sa i takon politikave. Ky raport vlerëson se duhet të zhbllokohen avantazhet potenciale dhe konkurruese që nisin nga përmirësimi i qeverisjes e deri tek tërheqja dhe mbajtja e talenteve apo investimet në infrastrukturë. “Vlen të përmendet se si politikat që drejtojnë vendndodhjen e kapaciteteve prodhuese…
Të shtunën, në Parkun e Qytetit Shkup, me një ngjarje të madhe shahu u shënua 100 vjetori nga themelimi i Organizates Botërore të Shahut. Ngjarja e organizuar me moton “100 vite shah–Lëvizje e duhur me UNIBanka ” nën organizimin e Federatës Maqedonase të Shahut dhe me përkrahje nga UNIBanka ishte një festë e vërtetë për shahun. 100 tabela shahu të vendosura në park, në mënyrë simbolike nga një për secilin vit qysh nga themelimi i FIDE, kanë tërhequr një numër të madh të dashamirëve të shahut të vijnë në park për tu argëtuar dhe luajtur një ndeshje shah.Disa nga të…
Sali Berisha do të vazhdojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat i Shqipërisë, e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”. Avokatët e Berishës tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës “Home Office” e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022. Sipas britanikëve, ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar. Top Channel raportoi për vendimin e lexuar këtë të hënë në “Komisionin…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot foli në Konferencën ndërkombëtare dyditore për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë. Konferenca është platformë e përbashkët e Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” dhe Institutit Alexis Tsipras nga Greqia e organizuar me rastin e gjashtë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018. Marrëveshja e Prespës paraqet një moment historik të lidershipit, falë të cilëve kontesti u shndërrua në bashkëpunim. Këtë e theksoi Venko Filipçe, drejtor i Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” në fjalën e tij në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare për…
Shumë pak institucione paguajnë shtesën për punë jashtë orarit. Sipas Entit Shtetëror të Revizionit modulin e përllogaritjes së pagave e përdorin vetëm 29 institucione, ndërsa moduli i menaxhimit të pjesëmarrjes nuk përdoret fare. Sipas Revizionit janë konstatuar dallime në shumën e pagave për të njëjtat vende pune në institucione të ndryshme, si rezultat i marrëveshjeve të ndryshme ligjore dhe kolektive në bazë të të cilave përcaktohet edhe shuma e pikëve për nëpunësit administrativ. U konstatua se ndonëse korniza ligjor lejon pagesën e shtesave për punë jashtë orarit dhe përshtatjen me tregun e punës, shtesa për punë jashtë orarit paguhet vetëm…
Edhe më tej vazhdon problemi me vozitësit e autobusëve të linjave private dhe mos pagesa ndaj tyre nga ana e Ndërmarrjes për Qarkullimit Publik. Vozitësit privatë thonë se tashmë 5 muaj Ndërmarrja nuk ka shlyer detyrimet ndaj tyre. Ata ankohen se vazhdimisht u bëhet presion që të mos dalin para mediave për këtë çështje në të kundërtën siç thonë kërcënohen se do t’u ndërpritet kontrata. “Jemi nën mëshirën e fatit, nuk na kryejnë pagesat në rregull, më shumë se 5 muaj nuk jemi paguar , gjithsej borxhi mbërrin mbi 2 milionë euro. Kontaktojmë qytetin e Shkupit na thonë ne…

