MPB ka njoftuar se dje në ora 18:45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në MPB-në e Tetovës kanë privuar nga liria A.T.(35) nga fshati Reçicë e Vogël të Tetovës. Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate në shtëpinë që ai e kishte marrë me qira, u gjetën dhe sekuestruan vazo me bimë kanabis, shishe me lëng dhe sende të tjera që lidhen me krimin. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
Nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Shkup, informojnë se në numrin 112 është raportuar dje në ora 15:23 për një person të humbur në Parkun – Malin Vodno. Autoritetet u njoftuan menjëherë për veprimet e tyre të mëtejshme, pas së cilës personi u gjet për rreth një orë. “Nga stacioni policor – Karposh në ora 16:34 në QMK është marrë informacion se një person nga Vodno është në rrugë për në qytet, thuhet në njoftimin e sotëm të Qendrës për Menaxhimin e Krizave.
Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova bën thirrje që nëse zgjidhet për presidente do të respektojë emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, por nuk do ta përdorë. “Nuk do t’i largojë tabelat para institucioneve dhe konferencave ndërkombëtare ose në takimet dypalëshe. Them për vete. E drejta e vetëvendosjes është e drejtë personale. Do ta përdorë Maqedonia dhe asnjëherë nuk do të krijojë konfuzion sepse nuk do të ngrit diskutim në mes Republika e Maqedonisë Jugore. Një gjë të tillë nuk ka. Unë do të them Maqedonia, maqedonas, e Maqedonisë. Republika e Maqedonisë së Veriut le të qëndrojë para…
Me datë 01.05.2024 në ora 18:45 në Tetovë, nga ana e punonjësve policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në kuadër të SPB Tetovë, kanë ndaluar A.T (35) nga fshati Reçicë e Vogël të Tetovës. Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate në shtëpinë që ai e ka me qira, u gjetën dhe sekuestruan vazo me bimë kanabis, shishe me lëng dhe sende të tjera që lidhen me krimin. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës së zgjedhjeve parlamentare. “Vizituam Studeniçanin dhe Moranën bashkë me Bekimin. Me banorët diskutuam rreth programit tonë që është tejet me vlerë. Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit. Karshiaka VLEN!’, ka shkruar Mexhiti. (INA)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka thënë e Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për hapjen e negociatave me BE-në. Kurti tha se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci. “Dua të theksoj tri elemente. e Para pas një dekade stagnimi, zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të BE-së, jo vetëm si zonë e prosperitetit socio-ekonomik, por edhe si zonë e paqes e sigurisë. Në dhjetor 2023, Samiti i BE-së me…
Karvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si pjesë e fushatës “Është radha jote”, nisi më 18.04.2024 dhe deri tani ka vizituar komuna të ndryshme në të gjithë vendin, në të gjitha njësitë zgjedhore. Votuesit në Shtip, Konçë, Strumicë, Kumanovë, Studeniçan, si dhe në Shkup (komunat e Kisella Vodës, Aerodromit, Karposhit dhe Qendrës) morën materiale informative dhe edukative si pjesë e karvanit, me qëllim që të edukohen dhe informohen saktë për të drejtat e votimit të çdo votuesi në zgjedhjet e ardhshme. Vende të tjera që u vizituan ishin edhe Staro Nagoriçani, Tetova, Tearca, Plasnica, duke përfshirë stacionin e fundit të…
Është shoqëruar në polici një i mitur nën dyshimin se ka shkruar grafitë me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “Mitrovicë Veri 01.05.2024-16:24. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafit me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për 98-vjeçaren Lidiia Lomikovska, pushtimi rus i Ukrainës është më i keq se Lufta e Dytë Botërore, të cilën edhe ajo e përjetoi. Ajo është mësuar t’i besojë instinkteve të saj. Kjo është arsyeja pse kur forcat ruse hynë në fshatin e saj të lindjes Ocheretyne në lindje të Ukrainës, ajo dhe familja e saj ishin të pajtimit se ishte koha për të shkuar. Megjithatë, nën granatimet e rënda, Lidiia shpejt u nda nga të afërmit e saj, kështu që filloi të ecte drejt perëndimit me pantofla. “Mora një shkop dhe një dërrasë druri [për mbështetje] dhe u nisa. Këmbët…
Ka shkuar në 10 numri i personave që kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq në disa zona në jug të Brazilit. Situata më alarmante paraqitet në shtetin e Rio Grande do Sul, ku të paktën 4000 persona në 100 komuna janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi përmbytjet pritet të përkeqësohen në orët në vijim. Autoritetet i cilësojnë këto vërshime të ujërave si më të këqijat në 100 vitet e fundit. Presidenti Lula Da Silva premtoi se do të vizitoi shumë shpejt rajonin…
Mediat greke i kanë kushtuar një artikull të veçantë zv.kryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilën e cilësojnë si ‘strumbullarin’ e ngatërresës së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe borxhit që i detyrohet firmës greke, “Actor”. Newsbomb.gr ngre pikëpyetje për ngjitjen e Belinda Ballukut si numri dy i qeverisë dhe personi që drejton çështjet e Infrastrukturës në Shqipëri, ndërkohë që i kujton se kjo e fundit ka qenë një ndihmës shtëpiake në shtetin helen. “Shumë pikëpyetje ngre ngritja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake.…
Grupi punues i Rishikimit Universal Periodik (RUP) i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB), sot në takimin në Gjenevë, për herë të katërt do t’i shqyrtojë të dhënat për gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut. “Maqedonia e Veriut është një nga 14 vendet që duhet të shqyrtohet nga grupi punues i RUP-së gjatë seancës së ardhshme, e cila do të mbahet nga 29 prilli deri më 10 maj. Rishikimi i parë, i dytë dhe i tretë i RUP-së për Maqedoninë e Veriut u mbajtën përkatësisht në maj 2009, janar 2014 dhe…

