Author: Hamdi Kumanova

Dje në ora 11:00 në Manastir policia ka ndaluar G.N. 48-vjeçar nga Manastiri, thonë nga MPB. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është zbuluar dhe konfiskuar material pluhur, ampula dhe diazepam”, thonë nga MPB. Nga atje thonë se personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut dha një lajm të mirë. Nga atje thonë se rezultatet e lotarisë do të njoftohen nga nesër. Ndryshe, SHBA-ja çdo vit organizon lotari përmes së cilës kandidatët e interesuar nga e gjithë bota kanë mundësi të marrin vizë emigrimi. Nëse keni aplikuar, nga nesër do të mund të kontrolloni nëse jeni në mesin e të përzgjedhurve./Telegrafi/ https://www.facebook.com/share/p/UFNgHsrVjrskH58b/?mibextid=oFDknk

Lexo më Shumë

“Nuk mendoj për ndonjë koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve, partneri ynë ideal është i kushtëzuar nga opozita shqiptare në Maqedoni”, tha në një vizitë në televizionin Alsat Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, populli është qartazi kundër politikave të kësaj qeverie, ku janë LSDM dhe BDI. “Këto zgjedhje treguan se ne kemi një ndjenjë antiqeveritare dhe kjo duhet respektuar dhe zëri i popullit duhet respektuar”, tha Mickoski. Mickoski theksoi se BDI nuk mund të pretendojë se ky është shtet binacional dhe shtoi se ky është shteti i të gjithëve. Ai tha se posedon informata mbi sjelljen e BDI-së në…

Lexo më Shumë

Sot Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike mbajti mbledhje të re në të cilën shqyrtoi Analizën e arsyetimit dhe korrektësisë së vendimeve të miratuara nga shoqëritë e sigurimeve, të përgatitur dhe të dorëzuar në komision nga Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve, si rregullator i punës së tregut të sigurimeve. Pas shqyrtimit të analizës dhe në bazë të konstatimeve, Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike mbajti mbledhje dhe konstatoi nevojën e ndryshimeve në Tarifën e premive të sigurimit dhe përgatiti ndryshime dhe plotësime të propozuara në Tarifën e premive, me të cilat neni 3 është rirregulluar në drejtim të mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Kështu bëri të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj. “I dyshuari është nën masën e ndalimit për 48 orë, përderisa prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore”, tha ajo. Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”. Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i pyetur sot për rastin me ndarjen e mjeteve nga sistemi i vauçerëve nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe Komiteti Olimpik i Maqedonisë (KOM), tha se Prokuroria duhet të punojë në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me ligji. “Prokuroria duhet të punojë në mënyrë të pavarur sipas ligjit dhe çdo individ në vend duhet të jetë në gjendje të ketë një proces të drejtë në të cilin të mund të provojë në bazë të fakteve ngjarjet e ndodhura dhe nuk kam çfarë të shtoj më. Një parti nuk i udhëheq çështjet gjyqësore, Prokuroria…

Lexo më Shumë

“Partitë politike që nuk kanë ofertë për qytetarët i kthehen nacionalizmit, sepse kjo është më e lehtë. I bien emocioneve, duhet të turpërohen të gjithë ata që pas 30 vitesh thonë se janë në politikë, pas 20 vitesh në pushtet, kur shkoni në një vendbanim dhe shkelni në baltë”, tha Fatmir Bytyqi, nënkryetari i LSDM-së në emisionin e mëngjesit në Sloboden Peçat, dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”. “Duhet të ketë kanalizim, të ketë ujë të pijshëm dhe rrugë dinjitoze, sepse ndonjëherë mund ta zgjidhësh rrugën në një…

Lexo më Shumë

Me aksionin për dhurimin e gjakut që u zhvillua sot (02.05.2024) në katër qytete të Maqedonisë, gazetarët dhe punonjësit e medias shënuan 3 majin – Ditën Botërore të Lirisë së Medias, transmeton Portalb.mk. Aksionit të organizuar nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM) me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, i janë bashkangjitur dhjetëra gazetarë dhe punëtorë mediatikë nga Shkupi, Shtipi, Strumica dhe Manastiri. Ky aktivitet mbahet për të dytin vit radhazi dhe është pjesë e fushatës për shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, e udhëhequr…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, nga ceremonia e nderimit të Ali Ahmetit si Qytetar Nderi në Këshillin Bashkiak të Tiranës, nuk kurseu një koment për ndërhyrjet në zgjehdjet e fundit presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe pozitën politike të shqiptarëve. Kryeministri Edi Rama, nga ceremonia e nderimit të Ali Ahmetit si Qytetar Nderi në Këshillin Bashkiak të Tiranës, nuk kurseu një koment për ndërhyrjet në zgjehdjet e fundit presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe pozitën politike të shqiptarëve. Kryeministri u shpreh se shqiptarët nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë e Maqedonisë së Veriut, aq…

Lexo më Shumë

Kolona veturash dhe pritje ishte atmosfera e 30 prillit dhe 1 majit në pikat kufitare të vendit. Shumë qytetarët priten deri në një orë për të hyrë në Greqi, e kjo pamje vazhdon edhe ne ditët në vijim. Edhe pse dy maji është ditë pune, rrugët e Shkupit sot dukeshin të zbrazura. Shumë qytetarë festën e 1 majit dhe festat e pashkëve i kanë kombinuar me fundjavë të zgjatur dhe kjo ka bërë që pikat kufitare të jenë më të frekuentuara gjatë këtyre ditëve. Disa nga qytetarët mendojnë se në kalendarin vjetor kemi mjaftueshëm ditë jo pune dhe janë kundër…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së , Ali Ahmeti mori sot titullin “Qytetar Nderi” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj. Në fjalën e tij, ai nuk la pa përmendur transformimin që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve. Ali Ahmeti tha se ky transformim dhe zhvillim i Tiranës gëzon jo vetëm atë, por edhe çdo shqiptar. “Unë e njoh Tiranën e ‘91, dhe sot nuk e njoh Tiranën e 2024. Humbem në Tiranë, nuk e di ku jam. Është një Tiranë tjetër. Krejtësisht! Dhe kjo më gëzon mua, gëzon çdo shqiptar që vjen dhe e viziton. Unë do të doja t’ju falenderoj shumë…

Lexo më Shumë