Ligji është mbi të gjithë ne, dmth edhe mbi Ali Ahmetin. Nëse ka gabuar ligjin, e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet edhe Ahmeti edhe secili nga ne. Kështu ka deklaruar sot Izet Mexhiti, lideri i Lëvizjes Demokratike në përgjigje të deklaratës së Ali Ahmetit, i cili duke komentuar mundësinë që VLEN ta marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qeverinë e ardhshme. Mexhiti tha se synojnë të marrin dikastere që në 30 vitet e fundit nuk janë udhëhequr asnjëherë nga shqiptarët. “Intenca jonë është që të kemi përfaqësim edhe në resorët e punëve të brendshme etj,…
Author: Hamdi Kumanova
Në vendin e 38, sipas raportit të vitit të kaluar të Gazetarë pa kufij, por edhe me paga nën mesataren, kushte të pasigurta për punë dhe raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve, Maqedonia e shënon 3 majin – Ditën e lirisë së mediave, përcjell TV21. Kryetari i Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve të mediave Pavle Bellovski, dje në konferencën për media theksoi se gazetarët po përballen me shumë probleme, por se me kohezion dhe guxim mund të tejkalohen. Theksoi se kur flitet për lirinë e shprehjes, nuk duhet të harrohet se liria e mediave bazohet në…
Kompanitë e sigurimeve reaguan për vendimin e shtyrjes së rritjes së çmimit për polisat e sigurimit. Ata thonë se Komisioni i Autopërgjegjësisë e ka marrë vendimin pa marrë parasysh analizat e industrisë së sigurimeve. Sipas reagimit, kompanitë e Sigurimeve janë të zhgënjyer nga pretendimet e njëanshme dhe kualifikimet joprofesionale që u janë dërguar nga rregullatori ASO, mbi bazën e të cilave Komisioni ka ulur çmimin e autopërgjegjësisë. Më poshtë reagimi i plotë: Komisioni i Përgjegjësisë Automobilistike ka marrë vendim pa marrë parasysh analizat e industrisë së sigurimeve Kompanitë e sigurimeve janë të zhgënjyera nga pretendimet e njëanshme dhe kualifikimet joprofesionale…
Ish-kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski ka akuzuar ish-presidentin Branko Crvenkvoski se po qëndron i heshtur për zhvillimet politike në vend. Mendoj se heshtja e Branko Crvenkovskit është e papranueshme. Nëse asgjë tjetër, ne kemi një ligj për president me të cilin ai mbështetet financiarisht për gjithë jetën, ka siguri, sekretar”, tha ish-politikani Tito Petkovski në “Sloboden Peçat”. Ai shtoi se Crvenkovski ndoshta kujdeset vetëm për veten, familjen dhe miqtë e tij të ngushtë. “Ai ka mundësi të ulet të shkruajë, të organizojë tryeza, të jetë i ftuar në evente. Ai vendosi të mbyllet në shtëpi dhe të vuajë”, tha Petkovski.
Haki Abazi ka shprehur mbështetjen për Frontin Evropian në Maqedoninë e Veriut. “Mbrëmë nga Zvicrra direkt kam shkuar në Strugë dhe Veleshtë për të përkrahur shqiptarët në rrugëtimin Evropian dhe përcaktimin e determinuar për zhvillim. Në Strugë u takuam me komunitetin e biznesit ndërsa në Veleshtë takuam me banorët Veleshtarë. Me Veleshtën më mbanë të lidhur edhe kujtimi për bujarinë dhe vllazërinë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Energjia dhe entuziazmi Veleshtarë ka vulosur konceptin e bashkimit dhe tejkalimit të ndasive. Demokracia nuk është sistem perfekt por është mjaftueshëm i hapur për vendimin e pavarur të secilit votues për të…
-Përveç adresimeve dhe mesazheve publike, tjetër tip të komunikimit nuk kemi pasur me askënd, këtë e tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pyetjen nëse kanë nisur bisedimet me opozitën shqiptare VLEN për formimin e qeverisë, shkruan TV21. I pyetur nëse VLEN do ta marrë drejtimin e MPB-së, dhe për lakimin e emrit të Izet Mexhitit si emër për ministër në këtë resor, Mickoski tha se as që i bie ndërmend që të flas për ndarje të resorëve para zgjedhjeve të 8 majit. “As që më bie ndërmend të flas për zgjidhje të kuadrove deri sa nuk kalon 8…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria është vendi i fundit në rajon në lidhje me lirinë e medias, referuar Indeksit Botëror të Lirisë së Medias. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kryeministri Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe pavarësisë së medias. Në lidhje me protestën e organizuar dje nga gazetarët para Kuvendit, Meta tha se i inkurajon punonjësit e mediave të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe ka ftuar organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre…
Ilmi Aziri sot ri konfirmoi qëndrimin e Frontit Europian se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nuk do të apelojnë për mbështetje të ndonjërit prej kandidatëve, respektivisht të Gordana Siljanovskës apo Stevo Pendarovskit, përcjell TV21. “Ne do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve, dhe të vendosin sipas vlerësimeve të tyre dhe prioriteteve të tyre. Kemi përvojë demokratike dhe besoj se të gjithë qytetarët do të mund t’i njohin në mesin e kandidatëve prioritetet e tyre, se cili nga kandidatët në raundin e dytë do t’i plotësojë pritshmëritë e tyre”, tha Aziri.
Më 02.05.2024 efektivët e policisë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin B.A. (36) nga Llakavica e Gostivarit, i cili në orën 13.30 ishte raportuar nga personi S.N.(47) nga Gostivari, se një ditë më parë rreth orës 19.35 në rrugën regjionale Mavrovë-Gostivar, e kishte sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë i kishte shkaktoi lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Personi është mbajtë në stacionin policior dhe punohet në zbardhjen e çështjes, pas së cilës kundëer tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS
Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN sot në një konferencë për shtyp pyeti kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti se a u ka dhënë urdhër organizatave komunale që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 8 maj, shkruan Telegrafi Maqedoni. Mexhiti tha se BDI tani po mundohet të shkaktojë krizë politike në vend për të shpëtuar të korruptuarit në radhët e veta, duke u munduar që qeveria teknike të zgjasë më shumë se 100 ditë. “Sot pyesim publikisht se a është e vërtetë se ju keni dhënë urdhër organizatave komunale që të organizojnë bojkot të rrethit të dytë të zgjedhjeve…
Pas debateve se kush do të mbajë tubimin përfundimtar në sheshin “Iliria” në Tetovë, mes Frontit Evropian dhe “VLEN”-it, pasi të dyja palët deklaronin se ata kanë të drejtën për ta mbajtur tubimin më 6 maj, janë deklaruar nga Fronti Evropian, të cilët kanë thënë se tërhiqen dhe se tubimin do ta mbajnë një ditë më herët, pra më 5 maj. Zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të Frontit Europian, Arbër Ademi bëri të ditur se tubimi përmbyllës për zgjedhjet parlamentare i Frontit Europian do të mbahet në Tetovë më 05 Maj me fillim nga ora 20:00.
Nga Minsitria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:40, policia ka arrestuar personat B.D. 22 vjeç dhe A.D. 25 vjeç, të dy nga Kërçova, pasi tek ta janë gjetur substanca narkotike. “Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tyre, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e ngurtë. Personat janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet denoncim përkatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

