Author: Hamdi Kumanova

Bujar Osmani nga BDI, Fronti Europian ka dërguar porosi deri te Hristijan Mickoski, lider i OBRM-PDUKM-së se koalicionin opozitar shqiptar, VLEN mund ta ftojë vetëm në kafene, ndërkaq për t’u bërë pjesë e Qeverisë mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”, transmeton TV21. “Zotëri Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për vizitë, në kafene. Mund ta ftojë në kuadër të koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja” dhe ta ndajë pushtetin me ata. Kjo lejohet. Nëse ky është qëllimi – VLEN të jetë në Qeveri si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”, kjo është krejtësisht legjitime dhe…

Lexo më Shumë

Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia e paligjshme në hyrje të Strugës mbeten bomba të kurdisura ekologjike dhe rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Edhe pse një zgjidhje për këtë problem serioz është premtuar prej vitesh, ajo mbetet vetëm në letër dhe fjalë boshe. Aktivistët ekologjikë vazhdimisht alarmojnë për pasojat serioze. Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, edhe në mandatin e tij të mëparshëm premtoi se deponia do të mbyllet, ndërsa mbeturinat do të dërgohen në një vend tjetër. Por gjithçka që mbeti nga kjo ishin fjalët. “Deponia është ende funksionale dhe aty depozitohen mbetje. Sipas disa…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike katër muaj nuk ka arritur t’i verifikojë dhe sigurojë provat për lëndën ku Drin Ahmeti, nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, dyshohet për tregti ilegale me mjete piroteknike, pasi në mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit 2023 u arrestua nga policia. “Në lëndën me mjetet piroteknike po ndërmerren veprime të verifikimit dhe sigurimit të provave”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike. Prokuroria nuk jep detaje se çfarë është bërë me ekspertizën e mjeteve piroteknike e cila u nis në janar të këtij viti, me qëllim që të vërtetohet vepra e mundshme penale. Ahmetit, në natën kritike të…

Lexo më Shumë

Dy kandidatët për president vendosën lule dhe u përkulën përpara varrit të Goce Dellçevit në kishën “Sveti Spas” në Shkup. Ata dërguan mesazhe për rëndësinë e figurës së Dellçevit në historinë e pavarësimit të shtetit maqedonas. “Për nderë të revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, kurse me rastin e 121-vjetorit të vdekjes së tij, sot vendosa lule në varrin e tij në kishën “Sveti Spas”… Vizionar, ideolog dhe prijës i veprës nacionalçlirimtare maqedonase në fundin e shekullit 19 dhe fillimin e shekullit 20, Dellçev për popullin maqedonas përfaqëson shtyllë mbi të cilën sot e ndërtojmë shtetësinë dhe mëvetësinë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, në një intervistë, sqaroi se pavarësisht kundërshtimit të disa palëve politike ndaj Bashkimit Evropian, ata pritet të presin një miliard euro nga BE. Ai theksoi se plani për të arritur këtë financim ka qenë i gjatë dhe i përgatitur mirë. Përveç kësaj, ai vuri në dukje se këto fonde do të shkonin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve brenda vendit. “Ne do të marrim përsipër të kryejmë procese reformash që do të nënkuptojnë përmirësimin e shërbimeve, rritjen e konkurrencës së sektorit privat, përmirësimin e infrastrukturës, përmirësimin e mundësive energjetike etj. Jam i lumtur që përfundimi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim poashtu arkitekti i Frontit Europian Ali Ahmeti ditën e djeshme ka qenë për vizitë në Shipkovicë, ku edhe ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale në të cilën shkruan: ” Bukë e kryp e zemër Shipkovica i ka ndarë me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në kohëra të vështira dhe sot me banorët e saj po qëndrojmë sërish krahë për krahë në rrugën drejt Europës. Atë kohe ia arritëm të dalim fitimtarë sepse kauzën e kishim të drejtë dhe po të pastër si loti e kemi edhe tani, kur duam të ruajm vendin tonë në binarët…

Lexo më Shumë

Kryeministri Talat Xhaferi sot përmes konferencës për shtyp si përfaqësues i Frontit Europian ka deklaruar se qytetarët janë të gatshëm të marin detyra dhe përgjegjësi, andaj siç tha ai dëshmuan se përgjegjësinë për udhëheqjen e shtetit e mbajnë në mënyrë të barabartë duke qenë shembull i pjekurisë dhe respektit të ndërsjellë. Në vazhdim fjalimi i plotë: Të tubuar për të dëshmuar dhe falënderuar për mbështetjen dhe besimin që e kemi pasur gjithmonë nga ju. Falë kësaj mbështetjeje, por edhe besimit të plotë të liderit Ahmeti, unë ju drejtohem si Kryeministri i parë shqiptar dhe njëherazi, si kandidat për…

Lexo më Shumë

Analiza preliminare e shtabit zgjedhor të socialdemokratëve ka treguar se pakënaqësitë e qytetarëve që janë reflektuar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kanë të bëjnë me disa zgjidhje kadrovike, sjellja e një pjese të partnerëve të koalicionit, para së gjithash BDI-së, inflacioni dhe mosbesimi në sistemin gjyqësor. Këto, sipas liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, kanë qenë arsyet, që kanë dënuar partinë më 24 prill. “Duhet të mësohet nga gabimet e së kaluarës dhe të mos përsëriten. Ky dënim na u dha më 24 prill, por jo edhe idesë për Maqedoni Evropiane. Nuk do të pranoj kritika nga VMRO-DPMNE dhe…

Lexo më Shumë

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht. Mësohet se një mjet ka përplasur një grua, e cila po kalonte nga një krah i rrugës në tjetrin, ndërsa raportohet se ajo ka mbetur e plagosur. Gruaja është transportuar në spitali ne Pogradecit ku ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, me shoferin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Lexo më Shumë

Popullsia e fëmijëve të moshës 14 vjeç e poshtë në Japoni ishte 14.01 milionë që nga 1 prilli, rreth 330,000 më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke shënuar vitin e 43-të radhazi të rënies së vendit, thuhet në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunikimet e Japonisë. Përqindja e këtyre fëmijëve në popullsinë totale ra me 0,2 pikë përqindje në 11,3, raporton Kyodo. Nga mosha 12 deri në 14 vjeç janë 3,17 milionë fëmijë, nga mosha 0 deri në 2 vjeç janë 2,35 milionë, çka tregon për vazhdimin e trendit të uljes së natalitetit.…

Lexo më Shumë

Autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjera në mars të vitit 2023, Dan Huta ka dëshmuar ditën e sotme në Porkurorinë e Posaçme. Raportohet se ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale. Burime jo zyrtare për gazetaren Anila Hoxha thanë se ai do të ripyetet sërish nga prokurorët e posaçëm, pasi nga seanca e pyetjeve nuk ka dhënë asgjë me interes për hetimin. Dan Hutra është një person me rekorde kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e…

Lexo më Shumë