Author: Hamdi Kumanova

Raporti përfundimtar i revizionit për funksionimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSh), zbulon se FSSH duhet t’i paguajë 430 mijë euro një spitali nga Gjermania në bazë të 12 kërkesave për pagesën e trajtimit, transmeton Portalb.mk. Paditë janë ngritur në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2022 dhe për disa prej tyre janë marrë vendime nga një gjykatë gjermane, me të cilën Fondi është përgjegjës për pagesën e shpenzimeve të trajtimit. EShR thotë se në rastet e faturave të dorëzuara nga spitalet e huaja me një shumë më të lartë se parapagimi, në librat e biznesit të FSSH-së ato regjistrohen vetëm…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 58 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global, shkruan Alsat. Para shtetit tonë renditen Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26. Ndërsa pas Maqedonisë së Veriut qëndron Bullgaria në vendin e 60 dhe Kroacia në vendin e 61. Sipas qytetarëve që hendeku gjinor të ulet duhet që të gjithë të jenë të barabartë në çdo fushë, në veçanti kur behët fjalë për arsimim, punësimin dhe pozitën e gruas në shoqëri. “Të kemi më shumë mundësi punësimi të grave më lartë e jo…

Lexo më Shumë

Më 18 qershor 2024, në ora 16:28, në SPB Kumanovë është raportuar se në objektin e një kompanie private afër stacionit hekurudhor janë shkruar mbishkrime dhe është vendosur flamuri shqiptar. Gjithashtu, nga zyrtarët policorë të SPB Kumanovë është konstatuar se në një kazermë të një bashkësie lokale përballë stacionit hekurudhor janë shkruar mbishkrime dhe se është djegur flamuri shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një ekip i SPB Kumanovë ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët tha se klasa politike duhet  t’i lërë inatet por t’i thërras mendjes që siç tha, nuk ka nevojë për tregim muskujsh ndërkohë që për Hristijan Mickoskin tha se pse ka fituar 58 mandate nuk mund të sillet si kapadai. “Klasa politike këtu duhet t’i thirrë mendjes dhe t’i lë të gjithë këto inate, tregim muskujsh njëri-tjetrit se kush sa ka fitu e çka ka fitu se ai paska fituar 58 mandate dhe mund të sillet tani si kapadai më shtet. Vetëm kryeministrit kjo gjë nuk i ngjanë”, tha Dauti.

Lexo më Shumë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar sot se pjesëmarrësit e festivalit “Mirdita, dobar dan” janë pjesa më tolerante e shoqërisë kosovare dhe se janë “më e nevojshme dhe më e çmuar në këtë kohë tensionesh”. “I nënshkruan të gjitha marrëveshjet, i mbyllën institucionet serbe në Kosovë, e pranuan normalizimin (të paktën në letër), por i shqetëson ‘mirdita, dobardan. Dhe pjesëmarrësit e atij festivali janë pjesa më tolerante e shoqërisë kosovare – ata që janë më të domosdoshmit dhe më të çmuarit për ne në këtë kohë tensioni”, ka shkruar Trajkoviq në rrjetin social X.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski, siguron se qytetarët nuk duhet të ritje të çmimit të ujit. Ai thekson se kompanitë që merren me furnizimin me ujë të pijshëm fillimisht duhet të ulin humbjet e ujit, të cilat në Maqedoni janë më të lartat në rajon, duke arritur në 62 deri 63% të kapacitetit të rrjetit. Sipas Bislimoskit, kjo gjendje është rezultat i shumë improvizimeve dhe mungesës së investimeve në rrjetet e ujësjellësit. Ai nënvizon se Komisioni Rregullator do të ndërmarrë masa për të përmirësuar këtë situatë. Komisioni është i gatshëm të përcaktojë çmimin…

Lexo më Shumë

E kam thënë shumë herë këtë Strategji Nacionale që mendoj se është shumë e nevojshme, këto do të ishin parimet mbi të cilat do të vendosim sistemin arsimor me konsensus politik në Maqedoni. Natyrisht, kjo do të ishte me konsultimin e organeve të ekspertëve dhe panelit të ekspertëve”, deklaroi Vesna Janevska, propozim i ministres së Arsimit dhe Shkencës në transmetimin e mëngjesit të “Sloboden Pechat”. “Mendoj se është shumë e nevojshme që të gjitha subjektet me rëndësi politike të bien dakord për ato parime në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësi në edukimin e të rinjve”, përfundoi ajo. Janevska përkujtoi se…

Lexo më Shumë

Partia Alternativa – pjesë e koalicionit VLEN ka tërhequr pas Safije Sadiki Shahinin nga Ministria për Marrdhënie mes Komuniteteve. Ajo do të zhvendoset si zëvendësministre në Ministrinë për Sport. Lajmin e ka konfirmuar për TV21, Orhan Murtezani. “Safije Sadiki Shaini nuk do të jetë zëvendësministre në Ministrinë e Bashkësive Etnike, por në Ministrinë e Sportit”.

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se sot Agjencia për mbështetje financiare e ka realizuar pagesën e fondeve direkte plotësuese për kultura të dorëzuara kopshtare në kapacitete përpunuese. Drejt rreth .4030 prodhues të kulturave kopshtare është paguar mbështetje financiare prej afërsisht 298 milionë denarëve. Përfituese të kësaj mbështetje janë ekonomitë bujqësore që kanë mbjellë sipërfaqe me kultura bimore dhe që prodhimin e arritur e kanë dorëzuar në kapacitet përpunues në periudhën nga 26 dhjetori i vitit 2022 deri më 25 dhjetor të vitit 2023. Vlera e mbështetjes financiare për përfitues, është tre denarë për të gjitha kulturat…

Lexo më Shumë

Si filloi historia juaj e ndërtimit të një karriere si brokere sigurimesh? Gjithmonë kam pasur dëshirë të ndihmoj njerëzit dhe të gjej zgjidhje për problemet e tyre. Nuk u bëra mjek, por zgjodha një profesion që u krijon atyre një të ardhme të sigurt dhe më pak stres nëse e gjejnë veten në vështirësi në jetë. Dhe unë jam shumë e kënaqur me zgjedhjen time. Sa kohë keni që jeni në MINTins? Iu bashkova Mint Insurance menjëherë pas paraqitjes së tyre në tregun maqedonas. Më herët kam punuar për një kompani tjetër. Më ka tërhequr qasja e tyre inovative dhe…

Lexo më Shumë

Më 14 qershor, Neptun Maqedonia hapi dyert e qendrës së re, të nivelit të lartë të produkteve dhe pajisjeve, e cila ofron një përvojë krejtësisht të re në ndërveprim me teknologjitë dhe pajisjet e avancuara nga segmenti premium. Hapja e dyqanit, e cila u pasua me një festë DJ, pije për të gjithë, shumë surpriza, ulje deri në 50%, oferta ekskluzive dhe çmime promo, morën pjesë një numër i madh fansash dhe entuziastësh të teknologjisë, kënaqësia e të cilëve me ofertën dhe çmimet konkurruese ishte e dukshme. Ne i pyetëm mikpritësit se çfarë mund të presim në këtë…

Lexo më Shumë