Author: Hamdi Kumanova

Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) bën me dije se në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1588 thirrje, nga të cilat 54,85% kanë qenë thirrje “reale”, dhe 45,15% për nevoja të tjera që nuk ishin urgjente. 61,03% janë drejtuar në Polici, 35,66% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 1,84% tek Zjarrfikësit dhe 0,37% në LAMM të thirrjeve aktuale në 112 në QMK. Ndryshe, kanë qenë 760 thirrje për emergjenca, 112 për QMK, që është shuma totale e atyre që kanë qenë për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet “reale” (1,10%) dhe…

Lexo më Shumë

MPB njofton se një shofer 39 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në autostradën Shtip-Koçan. Ndërkohë pasagjerja dhe dy fëmijët e mitur për shkak të lëndimeve të marra janë dërguar në Spitalin klinik të Shtipit. “Aksidenti ka ndodhur në ora 02:24, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Krupishtë dhe sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Një veturë tip Renault “Laguna” me targa të Shkupit ka dalë nga rruga, ndërsa nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë shoferi I.M nga Shkupi. Hetimet për aksidentin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim. Pesë persona kanë humbur jetën në…

Lexo më Shumë

Forcat e ushtrisë nisen drejt Shkodër për të dhënë ndihmën në gjetjen e tre trupave, të nënës me dy fëmijëve, të cilët thuhet se janë mbytur në ujërat e Bunës pas dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti i viktimës. Lajmi konfirmohet për gazetarin Igli Çelmeta nga burime nga ministria e Mbrojtjes. FA i është përgjigjur Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, së bashku me aktivistë dhe simpatizantë ka takuar qytetarët e Strugës, shkruan Top24. Bashkë me aktivistë të zellshëm, të cilët po bëjnë një punë kolosale për të ardhmen e vendit, takuam bashkëqytetarët tanë struganë për të folur personalisht me ta lidhur me rëndësinë e zgjedhjeve të 8 majit. Dëgjuam zërin e tyre si gjithmonë dhe ju shpjeguam atyre vizionin tonë për të ardhmen. Është shumë e lehtë të takosh qytetarin në sy kur pas një përgjegjësie kthehesh tek ata me premtime të mbajtura dhe pa keqpërdorur besimin e tyre. Kështu do të vazhdojmë…

Lexo më Shumë

Normalisht kjo shenjë nënkupton ndalesë parkimi të makinave në këtë zonë, megjithatë në disa vende të qytetit të Tetovës, nga disa vozitës të pandërgjegjshëm, kjo shenjë nuk llogaritet aspak dhe makinat parkohen pikërisht aty ku është e vendosur edhe shenja. Fenomen i këtillë po përsëritet pothuajse në gjitha rrugët e qytetit, me theks të veçantë ato dytësore. Parkimet në vend të ndaluar nuk mungojnë madje as në rrugën e spitalit dhe atë që të shpie tek stacioni policor. Shpesh bllokohen hyrjet e pallateve. Mjekët e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit thonë se shpesh hasin në pengesa gjatë intervenimeve. “Kaosi që…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në një status në facebook, ka bërë thirrje për një grumbullim masiv në Tetovë, ku pritet të mblidhen dhjetëra mijëra njerëz në shenjë mbështetjeje për integrimin europian të vendit. Ngjarja, e cila do të zhvillohet nesër, do të shënojë një moment historik për rajonin, ku bashkë me këngëtarin e njohur Ilir Shaqiri, do të nderohet dëshmori Mujdin Aliu dhe do të shpallet një fitore simbolike europiane. Nga Struga deri në Likovë, të gjithë janë të ftuar të bashkohen në këtë ngjarje të madhe, e cila jo vetëm që do të vulosë aspiratat europiane të vendit, por edhe…

Lexo më Shumë

Më datë 03.05.2024, në ora 17:40, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Vinicë, kanë privuar nga liria S.Gj (37), duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm, sipas të cilit ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Është priviar edhe bashkëshortja e tij S.Gj. nën akuzën se me mjet të mprehtë ka kërcënuar bashkëshortin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës, njoftoi MPB.

Lexo më Shumë

Deputetja Sanela Shkrijel në Podcastin Ekonomik “Plani i Rritjes, Reforma janë Parakusht për Fondet e BE-së dhe Politikat Sociale” ka theksuar nevojën për një angazhim të vazhdueshëm në zgjidhjen e sfidave të sistemit të pagave, zhvillimit dhe sektorit publik. Ajo po ashtu ka theksuar rëndësinë e digjitalizimit në arsim, duke vënë në dukje nevojën për zhvillimin e aftësive dixhitale tek fëmijët dhe mësuesit. “Është fakt që një pjesë e tyre janë pjesë e ekonomisë informale, por edhe një potencial që mbetet i pashfrytëzuar nga shteti dhe reforma sociale që bëmë në vitin 2019, për të cilën na vjen mirë që…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka dhënë detaje nga një ndeshje komunikacioni që ndodhi dje pasdite, ku në vendin e ngjarjes humbën jetën dy persona, transmeton Portalb.mk. “Më 3 maj, në ora 18:05 në SPB është raportuar se në rrugën magjistrale A-4, në dalje nga Rodovishi kah Shtipi, ka ndodhur një ndeshje tragjike e komunikacionit ndërmjet veturës “Pasat” me tabela nga Radvoishi dhe veturës “Opel” me tabela provuese”, raporton Policia. Në veturën “Pasat” ngasës ishte 27 vjeçari M.L. nga Radovishi, ndërsa në veturën “Opel” ngasës ishte 49 vjeçari Zh.G. nga Radovishi. Të dy ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.…

Lexo më Shumë

Ndërmarja e transportit publik “Shkup” ka lidhur kontratë të re për përmirësimin e sistemit për lokacion automatik të autobusëve dhe për evidentimin e udhëtarëve në kohë reale. Kontrata në vlerë prej 2.3 milionë eurove është nënshkruar me kompaninë për prodhim, tregti dhe shërbime “Antoniks” nga Shkupi dhe do të ketë kohëzgjatje dyvjeçare, shkruan portali “Sakam da kazham”. Sipas përcaktimeve të kontratës të publikuar në faqen e Byrosë së Prokurimit Publik, kompania “Antoniks” duhet të mirëmbajë dhe përmirësojë sistemin e ndjekjes së autobusëve dhe pagesës së biletave përmes telefonit. Kompania duhet të sigurojë dhe mbajë një infrastrukturë komunikimi dhe platformë e-calud…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar detaje për aksidentin tragjik që ndodhi dje në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Konfirmojnë se kanë ndërruar jetë dy shoferët e veturave dhe se njëra nga bashkudhëtarët ka marrë lëndime të rënda trupore. “Më datë 03.05.2024 në ora 18.05 në SPB Strumicë është njoftuar se në rrugën magjistrale A-4, në dalje të Radovishit drejt Shtipit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet veturës “Pasat” dhe targa të Radovishit, me shofer M.L.(27) nga Radovishi dhe veturës “Opel” me targa provë, me shofer Zh.G.(49) nga Radovishi. Në vendin e fatkeqësisë kanë ndërruar jetë shoferët e dy…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore sot ka shënuar 4 majin – ditën e shërbimeve pagesore, duke njoftuar që vazhdimisht ka rritje buxheti i pagesave që kryen nga qytetarët nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2020 nga mjetet e grumbulluara në bazë të taksave rrugore janë realizuar të ardhura totale në vlerë prej 34 milionë euro, në vitin 2021 mbi 46 milionë euro, në vitin 2022 shuma është mbi 53 milionë euro ndërsa vitin 2023 e përmbyllëm me 62 milionë euro”, raportoi Ndërmarrja, duke premtuar që këto mjete shfrytëzohen për rrugë të reja dhe moderne. Ndërmarrja në…

Lexo më Shumë