Author: Hamdi Kumanova

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) do të kërkojë nga Qeveria e ardhshme dhe ministri i Arsimit që t’i heqin të gjitha mangësitë që janë konstatuar nga mësimdhënësit në konceptin e ri arsimor, i cili u zbatua si pilot- projekt nga ky vit shkollor. “Nuk e di nëse do të vazhdojë të realizohet koncepti apo ndoshta do të ketë ndonjë ndërprerje dhe ndonjë “bajpas” derisa kjo gjeneratë të vazhdojë kështu deri në fund, por të gjitha ato vërejtje që i bëjnë kolegët e fushës, të cilët thonë se disa gjëra nuk janë të realizueshme, do të kërkojmë që të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti. Thaçi tha se e dinte se Kurti nuk do të arrinte sukses në krah koalicionit “VLEN” por se për Kosovën mund të ketë pasoja të mëdha. “Në fakt përplasja me Albinin ka qenë vetëm në interes të mbrojtjes së interesit të Kosovës. Unë e dijsha se këtu nuk arrin sukses, po isha i vetëdijshëm se në Kosovë mund të ketë pasoja të mëdhaja. Edhe s’dua ta vazhdoj polemikën me të, po të jeni të sigurt, jo që s’flet tash kryeministri po e din…

Lexo më Shumë

Katër klinikat më të mëdha private shëndetësore – “Acibadem Sistina”, “Remedika”, “Neuromedika” dhe “Klinika Zhan Mitrev” gjatë vitit të kaluar kanë arkëtuar 83,5 milionë euro. Këto para kanë hyrë në llogarinë e këtyre bankave vitin e kaluar drejtpërdrejt ose përmes kontributit shëndetësor në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, tregon portali “Pari” në bashkëpunim me platformën “Biznismreza.mk“. Në katër klinikat e lartëpërmendura vitin e kaluar ka pasur rritje për 3,5 milionë euro më shumë se gjatë 2022. Të dhënat tregojnë se pa konkurrencë janë hyrjet nga ndërhyrjet shëndetësore të kryera në “Acibadem Sistina”, ku të ardhurat janë 57.6 milionë euro. Klinika “Zhan…

Lexo më Shumë

Do ta përfundojë pjesëmarrjen në Debat Plus në Klan Maqedoni dhe pa humbur kohë do të niset drejt Malësisë së Tetovës – në Shipkovicë, fshat të cilin e quan të vetin, kurse banorët bashkëfshatarë. Nuk hezitoi të thotë se dikur, Shipkovica ka qenë qendër e diplomacisë botërore. “Bukë, krypë e zemër”, Shipkovica i ka ndarë me ne. I ka ndarë me UÇK-në” – tha Ahmeti. Fronti Evropian zanafillën e ka që në vitin 2001 – tha Ali Ahmeti, duke përkujtuar takimet me Arbën Xhaferin e PDSH-së dhe Imer Imerin e PPD-së. Ali Ahmeti ripërsëriti edhe një herë se legjitimitetin për…

Lexo më Shumë

Mickoski: BDI edhe në rrethin e dytë ka plan të mbushjes së kutive, kemi vendbanimet e locuara dhe kërkuam ndërhyrjen e ODIHR dhe organeve të rendit Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi sot se ashtu si në raundin e parë, ashtu edhe në të dytin pritet të ketë parregullësi gjatë votimeve më 8 maj, ku si problematike është BDI. “Ne deri tek monitoruesit ndërkombëtarë OSBE/ODIHR kemi dorëzuar lista ku në një periudhë të caktuar, ka pasur votime me një mesatare më pak se një minutë. Kjo tregon se aty kemi pasur mbushje të kutive. Është çudi, por e vërtetë se…

Lexo më Shumë

Një burrë gjashtëdhjet e gjashtë vjeçar ka humbur dje në malin Plaçkovicë, pas çka është organizuar aksion shpëtimi nga QMK, transmeton Portalb.mk. “Pas paraqitjes në 112 në QMK, ka pasur kërkim të një personi të humbur më të moshuar në malin Plaçkovicë, që përfundoi me sukses. Shpëtimtarët nga Shërbimi vullnetar malor i shpëtimit “Osogovë” Koçan e kanë gjetur rreth orës një para mesnate. Konkretisht kah fundi i ditës – në orën 18:08, në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK është marrë informatë për një person të humbur të moshës 66 vjeçare. Personi së bashku me një mik…

Lexo më Shumë

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit, një numër i madh vëzhguesish, përkthyesish dhe gazetarësh të huaj janë të akredituar për të monitoruar procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një total prej 1078 vëzhguesish vendorë janë të akredituar për të mbikëqyrur zgjedhjet, me organizatat vendase “VAKE UP” dhe Fondacioni Rom për Demokraci duke zënë vendin e parë me numrin më të madh të vëzhguesve të akredituar. Në anën tjetër, misioni i posaçëm i vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues, ndërsa Asambleja Parlamentare…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 1.9 të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 01:39 në Shkup. Epiqendra e tërmetit e kishte origjinën nga zona epicentrale e Shkupit, transmeton Portalb.mk. Observatoriumi seizmologjik në Fakultetin Matematiko – Natyror në Shkup mëngjesin e sotëm informoi se, tërmeti ka qenë me intensitet prej tri shkallëve sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe se është ndjerë nga popullsia në Shkup dhe rrethinë.

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti thotë se, të gjitha ata që vjedhin vota dhe manipulojnë procesin zgjedhor do të ballafaqohen me drejtësinë. “E shohim se këto ditë pati edhe vendim nga Gjykata Administrative që konstatoi vjedhjen e votave në Likovë. Shfryzëzoj rastin të them se të gjithë ata do të mbajnë përgjegjësi para gjyqit dhe organeve të drejtësis. Secili që ndërmerr një hap të tillë kësaj radhe do të falen, por do të ballafaqohen me drejtësinë”, është shprehur Mexhiti. (INA)

Lexo më Shumë

Kush kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kandidatëve që nuk hynë në raundin e dytë? Tani për tani asnjë parti nuk është prononcuar nëse do t’i thërrasë votuesit e saj për të përkrahur Pendarovskin ose Siljanovskën. VMRO-DPMNE publikisht u ankua se deri më tani nuk kanë marrë përkrahje për Gordana Siljanovska Davkova prej asnjërit nga kandidatët e opozitës. “Deri më sot nuk kemi përkrahje për Gordana Siljanovska Davkovën nga kandidatët e opozitës. Kjo do të thotë se ose nuk kanë ndjenjë elementare për shtetin ose në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Sindikata për Arsim do të kërkojë nga Qeveria e ardhshme dhe Ministri i Arsimit që t’i heqin të gjitha mangësitë që janë konstatuar nga mësimdhënësit në konceptin e ri arsimor, i cili u zbatua si pilot- projekt nga ky vit shkollor. “Nuk e di nëse do të vazhdojë të realizohet koncepti apo ndoshta do të ketë ndonjë ndërprerje dhe ndonjë “bajpas” derisa kjo gjeneratë të vazhdojë kështu deri në fund, por të gjitha ato vërejtje që i bëjnë kolegët e fushës, të cilët thonë se disa gjëra nuk janë të realizueshme, do të kërkojmë që të ndryshohet ligjërisht dhe…

Lexo më Shumë

Analisti Besim Nebiu deklaroi për gazetën Lajm se denimi për vjedhje votash sipas legjislacion vendor është deri në 10 vite burg. “Nga viti 2017 deri më tani në pesë cikle zgjedhore kemi pas 24 të akuzuar për parregullsi zgjedhore dhe 22 prej tyre janë shpallur fajtor. Edhe në një sistem gjyqësor i cili është i partizuar, veprat penale lidhur me parregullsitë zgjedhore dënohen”, është shprehur Nebiu. (INA)

Lexo më Shumë