Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatit Kagjinas në Kolonjë, ku një 33-vjeçar është gjetur i pajetë. Mësohet nga burimet se viktima i quajtur Emiljano Bahollariështë nga fshati Borovë. Sipas policisë ai ka vuajtur nga problemet me shëndetin mendor, ndërsa është futur në rezervuar, ku ka humbur edhe jetën. Nuk dihet nëse 33-vjeçari ka dashur të vetëmbytet apo është futur në ujë për t’u larë dhe ka pësuar infarkt. Pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Author: Hamdi Kumanova
Gjashtë vjet më parë, më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga ana greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe u hap rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë. Marrëveshja u arrit në kohën kur SYRIZA ishte në pushtet në fqinjin tonë jugor, LSDM në vendin tonë dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kozias…
Kolonje, Ishte 11 prill 1985. Në spitalin e Ersekës, po ndodhte diçka e pazakontë. Fillimisht u dëgjua një klithmë që përshkoi gjithë ambientet dhe më pas nisën të qarat, kujet dhe vajtimet. Dyert hapeshin dhe mbylleshin, në një kaos të plotë. Infermieret dhe mjekët, ishin shpërqendruar në gjithë lëvizjet e tyre. Të jepej përshtypja sikur ndodheshe në një pavijon të çmendurish. Mes të qarave dhe ulërimave, njëra infermiere qante më shumë se tjetra. Një grua u shtri në mes të korridorit të spitalit. Ata që ishin pranë saj, thanë se i kishte rënë të fikët dhe kërkuan të sillnin ujë.…
Një anije kineze dhe një anije furnizimi filipinase u përplasën pranë ishujve të diskutueshëm Spratly në Detin e Kinës Jugore të hënën, tha roja bregdetare e Kinës. Roja bregdetare tha se një anije filipinase hyri në ujërat pranë “Second Thomas Shoal”, një shkëmb i zhytur në Ishujt Spratly që është pjesë e territorit të pretenduar nga disa kombe. Sipas autoriteteve kineze, anija filipineze “injoroi paralajmërimet e përsëritura solemne të Kinës … dhe iu afrua në mënyrë të rrezikshme një anijeje kineze në lundrim normal në një mënyrë joprofesionale, duke rezultuar në një përplasje”. “Filipinet janë tërësisht përgjegjëse për këtë”, tha…
Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht më 17 qershor 2014, rreth orës 5:00 të mëngjesit. Aksioni për heqjen e barrikadës së vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident. Gjatë këtij aksioni, mbi urë ishin vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës. Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh kishte ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka…
Profesori Sylë Tahirsylaj është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Lajmin e kanë bërë e bija e të ndjerit, Donika, përmes një postimi në Facebook. “Miq , familjare te dashur ju njoftojme qe babai yne Prof. Dr.sci. Syle (Ramë)Tahirsylaj papritmas nderroi jete para pak çastesh”, ka shkruar ajo në Facebook. “Per detaje te vorrimit ju njoftojme!” Tahirsylaj, ikonë e meteorologjisë, për shumë dekada kishte njoftuar kosovarët për motin që pritej të mbahej në vijim.
Prej kur lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, e ka shpallur veten sërish fitues në zgjedhjet e kontestuara presidenciale të vitit 2020, aktivistë për të drejta të njeriut, aktivistë të demokracisë, dhe raportues të mediave, e kanë mbajtur mbi supe peshën e shtypjes që i ka bërë pushteti disidencës potenciale. Tani, shumë libra të padëshiruar, dhe materiale tjera të publikuara, janë duke u kryqëzuar prej regjimit autoritar. Ministria bjelloruse e Informacionit aktualisht e ka një listë të “materialeve ekstremiste”, dhe aty hyjnë më shumë se 2.750 libra, CD, uebfaqe, kanale të Telegramit dhe platforma tjera online për mesazhe. Lista është rreth…
Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin. Robertson thekson se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”. Derisa thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën…
Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend. Viktimat më të shpeshta janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh.’ Kështu ka ndodhur edhe me një 29-vjeçare shtatzënë në Fushë Kosovë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj. Burimet e medias kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, e cila është në pritje të fëmijës së gjashtë,…
Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha në samitin global të paqes për Ukrainën në Zvicër se Hungaria është e gatshme, duke qenë se ka mbajtur kanale të hapura komunikimi me Rusinë, t’i përcjellë mesazhe Moskës si ndërmjetëse në interes të paqes dhe shpëtimit të jetëve. “Hungaria ka pranuar tashmë më shumë se 1.3 milionë refugjatë ukrainas” – tha ai, duke deklaruar se vendi i tij ofronte akses në kujdesin shëndetësor dhe arsim për familjet ukrainase. Peter Szijjarto vuri në dukje se fëmijët nga familjet ukrainase aktualisht ndjekin 1600 shkolla dhe kopshte, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme hungareze. Ai…
Rusët vendosin sistemin e tyre të vetëm të mbrojtjes ajrore në Krime, gadishullin ukrainas të pushtuar dhe aneksuar në 2014. Është S-500, i njohur më mirë si Prometheus, dhe premton të përgjojë raketa balistike dhe armë të tjera në distancë.Ky sistem nuk ishte përdorur kurrë në betejë deri më tani. Përdorimi i tij u bë i nevojshëm pas sulmeve të Kievit 007 në sistemet e mëparshme S-300 dhe S-400. Kremlini, i cili zhvilloi projektin Prometheus në vitin 2010, por arriti ta përfundojë atë vetëm në vitin 2021, tani synon të mbrojë urën e Kerçit dhe të gjithë gadishullin nga bombardimet…
Kalifornia Jugore është goditur ditët e fundit nga disa tërmete. Një prej lëkundjeve është regjistruar në Ojai më 31 maj me magnitudën 3.6 ballë. Dy të një madhësie të ngjashme në zonën Lindore të Los Anxhelosit të El Sereno. Tre tërmete të tjera pranë plazhit të Newport dhe Costa Mesa. Ndërsa këto tërmete ishin shumë më të dobëta se lëkundjet historike si tërmeti 6.7 shkallë i Northridge i vitit 1994, i cili shkaktoi rreth 20 miliardë dollarë dëme dhe vrau mbi 57 njerëz, a paralajmërojnë ata ardhjen e të ashtuquajturit tërmeti Big One apo “i madhi”? Tërmete të mëdha ndodhin…

