Ministria e Brendshme heshtë për pretendimet e liderit të VMRO-së Hristijan Mickoski, në lidhje me një grup të dyshuar të armatosur në BDI, shkruan Alsat. Ministria e Brendshme nuk i është përgjigjur ende pyetjeve të Alsat, se çfarë njohurish mund të kenë për këtë grup dhe çfarë veprimesh po ndërmarrin. Dje, Mickoski tha se një grup i tillë i armatosur ekziston në Çair dhe Butel, Ali Ahmeti e dinte për këtë, dhe publiku së shpejti do ta merrte vesh. “Ali Ahmeti e di saktësisht se çfarë po flas dhe ai e di saktësisht, ai bashkëpunëtori i tij që gëzonte privilegje…
Author: Hamdi Kumanova
Një video e publikuar së fundmi në kanalin YouTube “Politic Radar” nga blogeri moldav Ion Harghel tregon Milenko Nedelkovskin si një nga gazetarët më të shquar nga RSM, i cili ka marrë fonde të konsiderueshme për përhapjen e propagandës në favor të Rusisë. Videoja zbulon se Nedelkovski është pjesë e rrjetit të “Asociacionit të Gazetarëve për Luftën për Liri” (AJKF) pro-ruse, e cila është një front për shërbimet e inteligjencës ruse. Bashkëpunon me gazetarë të ndryshëm në Evropë duke financuar projektet e tyre mediatike përmes granteve. Si shembull, përmenden pesë grantet nga AJKF me vlerë të përgjithshme prej rreth 100,000…
Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëheritë bartësi i listës për deputetë në njësinë 6 nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami ka vazhduar sot fushatën në Malin Sharr. Kasami tha se me Ndryshimin që VLEN, pas 8 majit, në pikat turistike të Tetovës dhe rajonit do të investoj edhe si pushtet qendror dhe turizmi në malin Sharr do të zhvillohet në maksimum. “Bashkë me Forumin e Gruas dhe rininë e VLEN sot qëndruam në Gurin e Sidollit. Tetova ka natyrë të pasur, vende tepër piktoreske për të cilat kujdesemi që ti ruajmë por edhe ti promovojmë si vende turistike. Po ashtu bashkë…
Gazetari Arben Ratkoceri në emisioni Balkan Talks në EuroNews Albania tha se më 8 maj Fronti Europian do të fitoj bindshëm më shumë vota se VLEN-I, kjo sepse opozita shqitare u afrua pa kushte me VMRO-në duke e parë retorikën anti-shqiptare që ka ajo parti. “Më 8 maj fitorja e Frontit Europian do të jetë më e thellë. BDI do të krijoi diferencë edhe më të madhe sepse e shohim që VMRO-DPMNE ka një retorikë shumë të ashpër dhe anti-shqiptare, teksa VLEN-i nuk ka asgjë konkrete që reagon ndaj atij fjalori të opozotës maqedonase. Problematika më e madhe e shtetit…
BDI nuk është më parti shqiptare por parti qytetare, ndërsa shqiptarët në qeverinë e ardhshme do ti përfaqëson koalicioni VLEN, dekaroi kryetari i LD Izet Mexhiti në lajmet e tv Sitel. Duke u përgjigjur në pyetjen se si e komenton deklaratën e Ali Ahmetit se pa BDI-në nuk ka formim të qeverisë, Mexhiti tha se qeveria do të përfaqësohet nga partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit VLEN, ndërsa partia qytetare BDI shkon në opozitë. BDI me qëllim që të arrijë rezultat pak më të mirë në zgjedhje zgjodhi konceptin qytrtarë multietnik, dhe me këtë humbi epitetin parti shqiptare, tha…
Vijon periudhën e motit të ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nesër, natën mes të enjtes dhe të premtes në disa vende do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile të përcjellja me reshje dhe bubullima, në pjesë lkale në formë të motit të keq afatshkurtër me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperaturat nga nesër deri të shtunën do të jenë në rënie graduale.
Një numër i madh i qytetarëve kanë bashkuar ditët dhe e kanë stërmbushur Ohrin. Ata do të kthehen në shtëpi për ditën e votimeve, më 8 maj, shkruan Alsat. Në Ohër dominojnë turistët vendorë dhe mysafirët nga vendet fqinje, pavarësisht çmimeve më të larta të shërbimeve gastronomike. “Çmimet janë të larta për standardin tonë, por kjo është. Jeta po shkon, duhet jetuar”, tha një qytetar. “Ne do të qëndrojmë edhe për Pashkë, edhe pjesa tjetër e familjes do të na bashkohet. A ju pengojnë çmimet e larta në objektet gastronomike? Të gjithë ankohen për to dhe ato mund të jenë…
Fronti Europian, koalicioni i partive i udhëhequr nga BDI-ja e ka vënë kusht Vetingun për t’u bërë pjesë e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve paralamentare të 8 majit. Partia e Ali Ahmetit ka thënë më herët se s’bëhet pjesë e asnjë qeverie që s’do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bashkimi Europian. Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e Frontit Europian, njoftoi për këtë sot në një konferencë për media tha se Vetingu do të jetë kusht për Qeverinë e re. “Prezantojmë sot para jush një nga zotimet e programit politik “Europa…
Dje në ora 09:20 në Stacionin Policor Prilep është raportuar se në rrugën “11 tetor” në Prilep automjeti i udhëtarëve “jugo” me targa të Prilepit i drejtuar nga J.M.(52) ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një i mitur, të dy nga Prilepi. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Qytetit Prilep. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Prilep.
Në 12 vjetorin e aksionit policor “Monstra”, Sabri Aziri, familjar i disa prej të dënuarve në këtë çështje, ka akuzuar drejtpërdrej partinë shqiptare BDI, për montimin e këtij rasti. Sipas Azirit, BDI-ja përmes këtij rasti u mundua t’i nënçmojë shqiptarët. “Sot është 12 vjetori i rastit të montuar Monstra, ku BDI-ja me aparatin shtetëror i montoi shqiptarët, tentoi t’i nënçmojë shqiptarët, t’i etiketojë si vrasës dhe si terroristë. Deri kur aparati shtetëror do të përdoret për njollosjen e shqiptarëve. Ne nuk kemi problem me gjithë BDI-në. Ne kemi problem me kryesinë e BDI-së e cila ka mendësi leniniste dhe putiniste.…
“Glasen Textilec” në 365 ditët e kaluara ka ofruar ndihmë juridike falas për 5369 punëtorë, theksoi Kristina Ampeva. Ajo tregoi se kjo shifër është për një vit, nga 1 maj 2023 deri më 1 maj 2024. Ajo thekson se raportet nga punëtorët i referoheshin anulimeve të paligjshme të kontratave të punës, largimeve nga puna gjatë pushimit mjekësor dhe shndërrimit nga orari i pacaktuar në fiks vetëm një ditë, për shkak të të cilave shumë punëtorë femra, kryesisht nga sektori i tekstilit, mbetën pa punë, por edhe pa pajisje që i ndjek. “Po, industria e tekstilit po përballej me një problem,…
Për të hyrë në Greqi nga Maqedonia përmes pikës kufitare Bogorodicë duhet të prisni një orë. Qytetarët shfrytëzuan 1 majin si ditë jo pune dhe festat e Pashkëve për të shkuar drejt Greqisë. LAMM thotë se intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qytetit është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

