Author: Hamdi Kumanova

Gazetari dhe opinionisti nga Kosova, Berat Buzhala, ka vazhduar të komentoj zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut. Buzhala shkruan se bashkësia ndërkombëtare, Amerika dhe Gjermania, nuk kanë asgjë kundër që në qeverinë e ardhshme të jenë VMRO-DPMNE dhe VLEN-i. Sipas Buzhalës, VMRO-DPMNE ka shumë vota saqë është e pashmangshme që ata të jenë në pushtet, ndërsa ky subjekt nuk ka dalë publikisht dhe të thotë se jemi me Rusinë, andaj, thotë ai, ndërkombëtarët nuk kanë asgjë kundër që VMRO të rikthehet në pushtet. Buzhala shkruan se parimi fitues me fitues në Maqedoni është shkel më herët, pikërisht nga BDI-ja. “Ky…

Lexo më Shumë

“BDI nuk lut askend dhe nuk kërkon lëmoshë” – ishte I prerë mbrëmë në Klan Debat, Bartësi i listës në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian, Sadulla Duraku, teksa ka komentuar deklaratat e Mickoskit se nga BDI-ja po I vijnë emisarë për negociata. Sipas Durakut, Mickoski tregon papjekuri politike kurse narativi i tij nuk e frikëson Frontin Evropian. ”Mickoski një gjë duhet ta dijë se ne në jetë të jetëve nuk lusim, as nuk kërkojmë lëmoshë, as nuk ja kemi puthadorë. Ky shtet është edhe i joni, dhe nuk e lëshojmë asnjëherë këtë vend. Dhe atë retorikë që e…

Lexo më Shumë

Më datë 29.04.2024 në ora 08:30 në SPB-Tetovë , një 38 vjeçar nga Tetova ka raportuar se me datë 22.04.2024 është mashtruar nga një person për shumën prej 800 euro. Sipas kallëzimit, personi ka ardhur në objektin e tij të biznesit dhe i ka ofruar një celular për shumën, të cilit i ka bashkangjitur edhe një faturë. Sipas raportit, ai kishte vendosur të blinte telefonin dhe pasi ishte përpjekur ta aktivizonte në disa ofrues shërbimesh, ata i kishin thënë se telefoni nuk ishte origjinal dhe ai kuptoi se kishte qenë i mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur Marrëveshjen Bazike. Kryeziu tha se pavarësisht që BE-ja e pranon se procesi i dialogut nuk ka ecur mirë, sipas tij, mungesa e progresit nuk është për shkak të të dyja palëve, teksa përmendi shkeljet që Serbia i ka bërë vetëm dy javë pasi ka pranuar Marrëveshjen Bazike. “Që atëherë, 90 ushtarë të KFOR-it u plagosën në veri të Kosovës nga anëtarë të dhunshëm të bandave nën vëzhgimin e krerëve të Listës Serbe në maj 2023. Në shënjestër ishin…

Lexo më Shumë

“Platforma e Tiranës” futet në skenën e fushatës parazgjedhore. Në garë për vota, partitë janë duke përdorur çdo arsenal që e kanë në dispozicion, me të cilin pretendojnë të diskreditojnë oponentët politik. Bartësi I listës së kandidatëve të LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë një tubimi në Negotinë, ka bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre, sic tha, të patriotizmit të rrejshëm të VMRO-DPMNE-së. Përvec “Platformës së Tiranës” sipas tij, në skenë po del edhe “Platforma e Prishtinës”. “Ku janë ata që frikësonin me disa platforma të huaja të Tiranës? Ku është tani VMRO-DPMNE-ja që paralajëmron koalicion me partitë që u…

Lexo më Shumë

Paralajmërimi për tubimin përmbyllës për një ditë në Tetovë, ka shkaktuar përplasje në mes Frontit Europian dhe VLEN-it. Këta të fundit sot në një kumtesë për media thonë se Artan Grubi po shpërndan informacione të rrejshme me qëllim për të mashtruar opinion dhe për të hedhur pluhur syve ndaj qytetarëve shqiptarë. Nga VLEN thonë se ata do ta mbajnë tubimin qendror më 6 maj në sheshin “Iliria” në Tetovë. “Siç po duket BDI nuk mund të pajtohet me realitetin se vendi nuk mund të funksionojë sipas dëshirave personale të Artan Grubit dhe si ja do qejfi Ali Ahmetit, por se…

Lexo më Shumë

U kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në një banesë trekatëshe, vihen në pranga 3 shtetas. Vihet në pranga edhe pronari i banesës ku po kryheshin punimet e paligjshme. Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në fshatin Qerret. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit: R. K., 59 vjeç,…

Lexo më Shumë

Në prag të festave të 1 Majit dhe të Pashkëve pritet rritje të frekuencës në komunikacion, udhëtime në destinacione të gjata, dalje në natyrë dhe takime me familjen dhe miqtë. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) jua uron festat dhe bën thirrje për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të ndërgjegjshme në komunikacion. Me qëllim të ruajtjes së sigurisë së çdo pjesëmarrësi në komunikacion, KRSKRR-ja këshillon: respektoni rregullat e komunikacionit dhe sinjalizimin e vendosur të komunikacionit, përdoreni rripin e sigurimit, vozitni të çlodhur dhe bëni pauza të shpeshta, veçanërisht kur udhëtoni në destinacione të gjata, mos vozitni automjet nëse jeni…

Lexo më Shumë

Më ClickPlus në TV21, Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se nuk ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se Fronti atë që e thotë edhe e realizon. “Ali Ahmeti në krye të Frontit Europian, bashkë me liderët e tjerë të Frontit Europian ka dëshmuar deri më sot, gjithë atë që e thotë e realizon… S’ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese”, tha Arbër Ademi.

Lexo më Shumë

Për besë unë tash kuptoj që kanë ata, tha mes tjerash Naim Bajrami nga Fronti Europian për pyetjen nëse do ta mbajnë tubimin më 6 maj në Tetovë, për ku edhe VLEN ka paralajmëruar tubim në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën datë, përcjell TV21. Bajrami tha e nuk heqin datë nga ky tubim. “Sigurisht që do ta mbajmë, plani është që ta mbajmë.do ta mbajmë. Nëse nuk ndryshon diçka brenda kohës, por për arsye teknike mund të ndryshojë, jo për arsye tjera. Mendoj që plani është që ta mbajmë dhe ato që merren me organizime brenda Frontit Europian…

Lexo më Shumë

Kallëzim penal është dorëzuar ndaj një ish-kryetari të Shkupit, për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur buxhetin komunal për gati 11 mijë euro, mjete këto që i janë paguar operatorit ekonomik të përzgjedhur për rindërtimin e një terreni sportiv në një shkollë të mesme. Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media, bën të ditur se Departamenti i Policisë Kriminale ka kryer veprime parahetuese pasi i kallëzuari dyshohet se ka kryer vepër penale” keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Sipas informacioneve të MPB-së, personi edhe pse nuk ka qenë në krye të detyrës ka planifikuar rikonstruksionin e një…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski i uruan Arben Taravari dhe Bilall Kasami për rezultatet e raundit të parë dhe tha se së bashku do t’i kalojnë ndryshimet kushtetuese. Këtu urojmë dhe bëjmë thirrje që të mos kalohen ndryshimet kushtetuese sepse ky është vullneti i popullit. Kështu tha dje Amar Mecinoviq, zëdhënës i së Majtës dhe bartës i listës parlamentare të kësaj partie në njësinë e dytë zgjedhore, transmeton Portalb.mk. “Në mandatin e kaluar kemi qenë armiqtë më të mëdhenj të LSDM-së dhe BDI-së, si me shembullin e kryeparlamentarit Xhaferi ashtu edhe me formimin e shumicës së re me Zaevin. Dhe tani le të…

Lexo më Shumë