Të shtunën, në Parkun e Qytetit Shkup, me një ngjarje të madhe shahu u shënua 100 vjetori nga themelimi i Organizates Botërore të Shahut.
Ngjarja e organizuar me moton “100 vite shah–Lëvizje e duhur me UNIBanka ” nën organizimin e Federatës Maqedonase të Shahut dhe me përkrahje nga UNIBanka ishte një festë e vërtetë për shahun.
100 tabela shahu të vendosura në park, në mënyrë simbolike nga një për secilin vit qysh nga themelimi i FIDE, kanë tërhequr një numër të madh të dashamirëve të shahut të vijnë në park për tu argëtuar dhe luajtur një ndeshje shah.Disa nga të ftuarit specialë në aktivitet ishin kampionja botërore e shahut Antoineta Stefanova dhe mjeshtri britanik, drejtor I zhvillimit në FIDE WC Nigel Short, portieri I shquar maqedonas në hendboll Borko Ristovski dhe shumë të tjerë.
Veprimtaria e mbushur me shumë argëtim, muzikë dhe dhurata, lejoi më shumë se 300 fëmijë, si dhe një numër të madh të rriturish, të provonin forcën e tyre në tabelën e shahut me mjeshtrit e famshëm dhe të ndjenin ekspertizën e tyre.
Gjatë hapjes ceremoniale të manifestimit, FMS ndau edhe pllakata për meritë të veçantë për promovimin dhe zhvillimin e shahut të UNIBank, Antoaneta Stefanova, si dhe dy veteranëve të shquar të shahut maqedonas, Nikola Stolev dhe Nafi Hasani.
Në këtë ngjarje foli edhe Milka Todorova, Drejtoreshë Ekzekutive dhe Kryetare e Bordit Drejtues të UNIBank.
“Ne jemi krenarë që UNIBanka është një partnere dhe mbështetëse e fortë e shahut si një lojë jashtëzakonisht e dobishme për përmirësimin e aftësive njohëse te të rriturit dhe veçanërisht te fëmijët. Ne e drejtojmë kontributin tonë aktiv drejt të rinjve dhe arritjeve të tyre të mëtejshme. Ne dëshirojmë që shoqëria dhe ekonomia të përparojnë, prandaj Banka si kompani me përgjegjësi shoqërore vazhdon të mbështesë projekte dhe iniciativa nga fusha të ndryshme si sporti, kultura, arsimi dhe arti”, tha Todorova.
Duke iu bashkuar përkujtimit të përvjetorit, I cili mbahet në mbarë botën, Maqedonia edhe një herë tregoi se është pjesë e familjes së madhe të shahut dhe se interesimi për shahun po rritet gjithnjë e më shumë.
Në të ardhmen, UNIBanka mbetet e përkushtuar për promovimin e sportit në vendin tonë dhe do të vazhdojë të frymëzojë gjithnjë e më shumë njerëz për të luajtur sport dhe për të ruajtur shëndetin e tyre.