Author: Hamdi Kumanova

Edhe pse ishte një ndër premtimet kryesore parazgjedhore, transporti publik pa pagesë për banorët e komunës së Tetovës, ende nuk është përmbushur. Kreu i komunës, Bilall Kasami këtë premtim e bëri edhe pas marrjes së mandatit të dytë të tij, duke u zotuar se vendimi do të miratohej në mbledhjen e parë të këshillit komunal. Sot, në mbledhjen e katërt të këshillit, transporti publik pa pagesë nuk është fare në rend dite. Pa dhënë sqarime për vonesën, zv.kryetari i Komunës Qamili thotë se vendimi do të zbatohet vitin e ardhshëm. “Pa dyshim se premtimet që kemi dhënë…

Lexo më Shumë

Leo Messi, fitues i gjithçkaje me Pep Guardiolën te Barcelona, tani tek Inter Miami, ka folur për trajnerin katalanas të Manchester City në një intervistë për ESPN. Argjentinasi e konsideron Guardiolën trajnerin më të mirë të karrierës së tij: “Për mua është unik. Ka trajnerë jashtëzakonisht të mirë, por ai ka diçka të ndryshme. Për mua është më i miri nga të gjithë. Për mënyrën se si i shikon gjërat, përgatit ndeshjet, transmeton idetë te lojtarët… është shumë i plotë. Shkoi edhe diku tjetër dhe vazhdoi të fitojë. Jo vetëm fitoi, por ndikoi në mënyrë spektakolare mënyrën e lojës…

Lexo më Shumë

Shpejtësia më e lartë e regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt” është 231 kilometra në orë, me të cilën një makinë po “fluturonte” në unazën e Shkupit, zbuloi në Top Tema në TV Telma Maja Arsovska-Manov, drejtoreshë e Sektorit të Çështjeve të Trafikut në Ministrinë e Brendshme, dhe Vladimir Velkovski, këshilltar shtetëror në kabinetin e ministrit Toshkovski. Shkelja u regjistrua më 1 dhjetor, ditën e parë pas fillimit të periudhës së provës së sistemit, transmeton Portalb.mk. Arsovska-Manov dha disa detaje në lidhje me njoftimet se automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme do të identifikohen dhe sanksionohen në kuadër…

Lexo më Shumë

SPB Strumicë ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Strumicë një padi penale kundër K.K. (35) nga Strumica, për shkak të ekzistencës së dyshimeve se ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të procedurës për thirrje publike, dhënien e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat”, kundër D.P.S. (61) nga Strumica, K.B. (37) nga Bogdanci, L.J. (63) nga fshati Novo Selo, Strumicë dhe L.Đ. (62) nga Strumica për ekzistencën e dyshimeve për veprën penale “punë e pakujdesshme në detyrë”, si dhe kundër G.P. (58) nga Shkupi për ekzistencën e dyshimeve se ka ndihmuar në kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i procedurës…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Adem Çuçul, sot dha betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Ai njoftoi se së bashku me ekipin e tij do të kërkojnë integritet, përgjegjësi dhe transparencë nga të gjitha institucionet. “Për mua kjo është mbi të gjitha një nder të jem kryetar i institucioni nga i cili jam rritur si profesionist. Njëkohësisht, është një përgjegjësi e madhe, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet si Komisioni, ashtu edhe shteti në fushën e luftës kundër korrupsionit. Si kryetar i KSHPK-së do të përpiqem për…

Lexo më Shumë

Kamerat e sistemit “Safe City” e regjistruan “rekorderin” në ngasje me shpejtësi, 231 km/h, në unazën e Shkupit më 1 dhjetor, zbuloi shefja e Sektorit për Çështje të Komunikacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Maja Arsovska Manov për Telma. Sipas saj, të dhënat e marra vetëm për tre ditë nga lëshimi testues i sistemit e konfirmojnë nevojën për vendosjen në funksion të këtij sistemi, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Për rikujtim, sistemi “Qyteti i Sigurt”, në periudhën e parë të testimit, për 24 orë më 1 dhjetor ka regjistruar 110 mijë kundërvajtje, ndërsa sipas informacioneve…

Lexo më Shumë

Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, përfshirë fëmijë, dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, vazhdon sot në gjykatën e Idrizovës. Gjykimi do të vazhdojë me deklaratat hyrëse nga mbrojtja, pasi në seancën e mëparshme, të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndihen fajtorë për krimet për të cilat akuzohen. Disa prej tyre shprehën ngushëllime familjeve të viktimave dhe theksuan se e kuptonin akuzën, por nuk e pranonin fajësinë për “krime të rënda kundër sigurisë publike”. Në seancën e mëparshme, mbrojtja e të akuzuarit të parë, pronarit të diskotekës Dejan Jovanov,…

Lexo më Shumë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje të martën për kthimin e menjëhershëm dhe pa kushte të fëmijëve ukrainas “të transferuar me forcë” në Rusi, një çështje e ndjeshme në negociatat për një traktat të mundshëm paqeje midis Kievit dhe Moskës, raportuan “AFP” dhe “Reuters”. Rezoluta jo-detyruese, e miratuar me 91 vota pro (përfshirë Maqedoninë e Veriut), 12 kundër (përfshirë Rusinë) dhe 57 abstenime, i bën thirrje Moskës të “sigurojë kthimin e menjëhershëm, të sigurt dhe pa kushte të të gjithë fëmijëve ukrainas që janë rrëmbyer”. Përveç Maqedonisë, pothuajse të gjitha vendet evropiane votuan pro, si dhe Shtetet…

Lexo më Shumë

Më 04.12.2025, rreth orës 02:30, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është paraqitur 20-vjeçari L.M. nga Gostivari, i cili ka raportuar se rreth orës 01:00, në rrugën “Goce Dellçev”, është goditur nga një automjet udhëtarësh. Sipas denoncimit, menjëherë pas goditjes nga automjeti, nga mjeti kanë dalë dy persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht. Nga SPB Gostivar njoftojnë se janë ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në sulm.TS

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli në Click Plus në TV21, bëri të ditur se për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë 2 milionë euro. Zekolli theksoi se kjo rrugë është me rëndësi të madhe nga aspekti ekonomik por edhe në aspektin e turizmit. “Rruga Tetovë – Prizren është shumë i rëndësishëm nga aspekti ekonomik. Kemi bërë shumë takime, Kosova është më përpara me hapa, në fillim të mandatit tim kemi hasur në një memorandum bashkëpunimi mes dy qeverive, por që nuk kishte lëvizur asnjë hap përbrenda memorandumit. Kemi arritur ta kalojmë fazën e detyrës projektuese. Për këtë projekt…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski njofton se mëngjesin e sotëm kanë rrënuar një objekt, siç thotë ai, pa leje, në Vizbeg të Shkupit, përcjell TV21. Kostovski thotë se objekti ishte ndërtuar në tokë shtetërore. “Rreth orëve të hershme të mëngjesit e larguam një objekt të ndërtuar pa leje dhe uzurpim në tokë shtetërore në Vizbeg. Në një aktivitet të koordinuar me MPB-në, në orët e para të mëngjesit e zbatuam ligjin në vendbanimin Vizbeg, në Komunën e Butelit. Do të pasojnë kallëzime përkatëse. Përderisa unë jam kryetar i Komunës së Butelit, ligjet do të vlejnë njësoj për…

Lexo më Shumë

Sasho Topalovski nga SPB-Shkup, në emisonin “Pretres” foli për sistemin “Qytet i Sigurt”. Topalovski theksoi se gjobat do të tërhiqen nëse shoferi ka nxituar drejt spitalit, por shtoi se do të verifikohet. “Do të verifikojmë nëse dikush që ka vozitur me katër sinjalizuesit ndezur vërtet ka qenë duke nxituar për të shpëtuar një jetë – të vetën ose të një të afërmi. Nëse personi ka qenë duke shkuar në spital, nuk ka teori të marrë gjobë. Kjo mund të kontrollohet dhe gjoba do të tërhiqet”, tha Sasho Topalevski nga SPB-Shkup. Ai shtoi se sistemi për “Qytet i Sigurt” është i…

Lexo më Shumë