Në rast zjarri, si ai i mbrëmshmi në Çarshinë e Shkupit, qasja për ndërhyrje nga shërbimet e emergjencës është jashtëzakonisht e vështirë, për shkak të rrugëve të pakalueshme, uzurpimit të pronës publike, tendave dhe pengesave të tjera që bllokojnë lëvizjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve. Nëse një dyqan ndizet dhe nuk intervenohet shpejtë për shuarjen e zjarrit është e mundur të përfshihen nga zjarri edhe shumë dyqane të tjera që për shkurt kohë mund të përfshihej e gjithë çarshia e vjetër e Shkupit thonë esnafët. E gjithë kjo sipas tyre, për shkak të strukturës së vjetër të…
Author: Hamdi Kumanova
Më 05 dhjetor 2025, rreth orës 00:10, në fshatin Vollkovë të Tetovës, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.S. (25) nga i njëjti fshat. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur automjeti i udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës, në pronësi të I.J. (49) nga fshati Bërvenicë, për të cilin më herët ishte paraqitur kallëzim se ishte vjedhur. Sipas informacioneve zyrtare, automjeti do t’i kthehet pronarit, ndërsa G.S. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresa adekuate. Policia vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të…
LSDM, me një deklaratë të re, tregon se ka frikë të përballet me popullin. Nëse LSDM beson se është gati dhe ka mbështetjen e popullit për zgjedhje, duhet të paraqesë një kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër, thonë nga VMRO-DPMNE. “Nëse LSDM beson se sondazhet në të cilat ata janë partia e 4-5-të në Maqedoni nuk janë të sakta dhe se kanë pasur besim më të madh nga populli, le të paraqesin një kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare nesër. Në mosveprim total, me njoftime të këqija që inteligjenca artificiale shkruan për ta, sepse padyshim nuk…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar dy persona nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë realizuar grabitje në Shkup, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, të njëjtit pas kontrolleve kanë rezultuar se janë të arratisur nga burgu. “Më 04.12.2025, në orën 17:05, në rrugën “Nëna Terezë” në Shkup, punonjës të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB-së Shkup i arrestuan A.ZH. (37) nga Shkupi dhe K.B. (33) nga Manastiri. Ata dyshohen se më 03.12.2025 rreth orës 18:40 në një shoqëri financiare në zonën e Kisella Vodës në Shkup, duke kërcënuar punonjësen, kanë…
Në një intervistë ekskluzive për CIVIL Media, Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cilëson si shqetësuese rritjen e ndikimit ruso-serb në rajon dhe në vend, por thekson se ky ndikim nuk po shtyhet drejtpërdrejt nga Beogradi. “Nga Serbia nuk ka presion të qartë që ne të futemi në botën serbe. Problemi është se disa struktura politike në vend duan vetë të jenë pjesë e asaj bote,” deklaron Pendarovski, përcjell PressOnline.al Ai shpjegon se koncepti i “botës serbe”, i ndërtuar sipas modelit të botës ruse, bazohet në identitet etnik, gjuhë dhe ndikim kishtar…
Ka dhënë betimin si kryetar i ri i Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviq. Ai ka thënë se përpara i presin sfida, por ka shtuar se duhet të ruhet paqja e siguria në komunë. Miloviq ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë për neve. “Periudha para nesh nuk do të jetë e lehtë, do të jetë me sfida. Të ruajmë së paku paqen dhe sigurinë në hapësirën e komunës. Çdo familje që banon në Zveçan të ndihet e sigurt”, ka thënë Miloviq pas betimit. Ai ka theksuar se do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë. “Do të…
Sektori për Punë të Brendshme në Shtip – Njësia në Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Dellçevës kundër D.C. (53) nga Dellçeva, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumenti”, sipas nenit 378 të Kodit Penal. E raportuara, më 1 qershor 2023, ka siguruar një test të falsifikuar për njohuri të gjuhës angleze nga Bullgaria dhe më 29 qershor 2023 e ka dorëzuar atë si pjesë të dokumentacionit në konkursin publik për zgjedhjen e drejtorit të gjimnazit “Metodi Mitevski Brico” në Dellçevë. Bazuar në dokumentet e dorëzuara, komisioni ka konstatuar…
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por jo në kurriz të të drejtave të bullgarëve. “Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta përshpejtojë ndjeshëm rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe shpresoj që fqinji ynë jugperëndimor do ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të hapë dyert për negociata për anëtarësim të plotë”, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një takim me përfaqësuesit e organizatave të komunitetit bullgar në Maqedoni nga Manastiri, Ohri, Shkupi, Prilepi, Kavadari dhe Koçani,…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti një takim pune me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Sindikatën e Qendrës Klinike. “Me sindikatat jemi në të njëjtën anë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, mbajmë takime të rregullta pune dhe së bashku angazhohemi për përmirësimin e statusit të punonjësve shëndetësorë. Në frymën e dialogut social, biseduam dhe shqyrtuam aspektet e mundshme për plotësimin e marrëveshjes kolektive. Po ashtu, i informova përfaqësuesit e organizatave sindikale për dinamikën e realizimit të punësimeve të reja në shëndetësi, të cilat u shtynë përkohësisht për shkak të…
Më 04 dhjetor 2025, rreth orës 16:45, në rrugën rajonale Tetovë–fshati Vollkovë, punonjës policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria tre persona: V.T. (41) nga Tetova, si dhe J.A. (41) dhe Xh.A. (28), të dy nga Dibra. Gjatë kontrollit, tek personat e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një substancë e bardhë në formë pluhuri, që dyshohet të jetë narkotike. Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor të Tetovës dhe janë ndaluar për procedurë të mëtejshme. Nga SPB Tetovë njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhen parashtresat adekuate.TS
Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov shprehu mbështetjen e tij për gatishmërinë e Rusisë për luftë me Evropën. Ai deklaroi se ushtrisë çeçene i duhet vetëm një urdhër nga Moska për të nisur një konflikt me Evropën, raporton agjencia ruse TASS. “Sigurisht që nuk do të hezitojmë, Vladimir Vladimiroviç, po presim urdhër! Gjithçka do të përfundojë shumë shpejt dhe qartë jo në favor të atyre që vendosën të nisin një luftë me Rusinë. Kam një pyetje për ty, Vladimir Vladimiroviç: nëse gjithçka nis, a nuk do të ofendohesh nëse ata menjëherë kërkojnë falje vullnetarisht?”, shkroi Kadirov në kanalin e tij…
Pas dy vitesh, banorët e Shkupit po marrin subvencione për kondicionerë inverter, pasi mbrëmë kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski nënshkroi vendimet për pagesën e subvencioneve, sipas Thirrjes publike në të cilën aplikuan banorët e Qytetit të Shkupit. “Mbrëmë vonë nënshkrova vendimet për pagesën e subvencioneve sipas Thirrjes Publike në të cilën aplikuan banorët e Qytetit të Shkupit. Me këtë masë, ne mbështesim amvisëritë që kanë investuar në blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë në vitin 2025, të cilët do të sjellin kosto më të ulëta, efikasitet më të lartë energjetik dhe kushte dukshëm më të…

