300 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut. Lajmi bëhet publik prej burimeve policore të cilat thonë se kokaina ishte e paketuar në arka me karkaleca me port tranzit Pireun. Ende nuk dihet destinacioni final i ngarkesës. Autoritetet greke ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner.
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor dhe me gjasë do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni i partive opozitare të shqiptarëve “VLEN” dhe Lëvizja “ZNAM”, këtë e shkroi në rrjetin social “X” anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antnoio Milloshoski, pas rivotimit të djeshëm në 6 vendvotime në Njësinë e Pestë Zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, përcjell TV21. https://x.com/AMiloshoski?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1793392413773381762%7Ctwgr%5E61c6997697be370511d3aed5cfd50b0cfeb104e8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fmilloshoski-qeveria-e-re-pritet-te-formohet-deri-me-20-qershor-me-shume-gjase-do-te-perbehet-nga-vmro-dpmne-vlen-dhe-znam%2F
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se forcat e mbrojtjes sot rrëzuan një avion sulmues rus Su-25 në drejtim të Pokrovsky, Donetsk. Kjo është raportuar nga Ukrainska Pravda. “Në drejtimin e Pokrovsky, numri i sulmeve u rrit në 25. Në veçanti, armiku po përpiqet të depërtojë në formacionet tona të betejës me grupe sulmi dhe pajisje Situata mbetet e tensionuar: luftimet janë ende në vazhdim”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm. Po ashtu mësohet se sipas të dhënave në dispozicion, ushtarët ukrainas shkatërruan një avion sulmues rus Su-25. (BalkanWeb)
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e quan kampanjë elektorale përdorimin e shifrave të mëdha nga institucionet për numrin e të punësuarve në Kosovë. Sipas tij, nuk ja vlen as të komentohen deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, rreth krijimit të rreth 90 mijë vendeve të reja të punës. Kjo, për shkak që si ç thotë Gërxhaliu sikur të krijoheshin vende të reja të punës nuk do të kishte rënie të eksporteve. “Komentet që vijnë nga insititucionet qeveritare sa i përket punësimit në Kosovë nuk ja vlen edhe të komentohen është mëse e vërtetë që Kosova po zbrazet, është…
Njohësi i çështjeve për integrime evropiane Arbnor Sadiku, thotë se janë afër 500 milionë euro dëmet e shkaktuara nga vendosja e masave të BE-së ndaj Kosovës. ‘’Afërsisht 500 milionë janë dëmet që janë shkaktuara nga vendosja e masave ndaj Kosovës’’, deklaron ai. Sadiku, ka treguar edhe sektorët e prekur nga vendosja e masave të BE-së. ‘’Sektorët që kanë të bëjnë me sektorin ekonomik dhe projektet që kanë qenë për infrastrukturë, dhe projekte që kanë qenë të bëhen si salla të sportit dhe projekte tjera si fonde të Gizit, që janë të varura nga fondet e BE-së’’, thekson ai. Ai thotë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin Click Plus në TV21 tha se në këtë moment është më se e nevojshme tryeza e përbashkët shqiptare. “A ju kujtohet sa gjatë kam fol për tryezën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare, për këto momente kjo tryezë është e nevojshme. Këto janë momentet me të cilët ndodhemi edhe si faktor politik, edhe fituesit edhe humbësit edhe Fronti Europian edhe VLEN-i të gjithë bashkë i japin më kuptim legjitimitetit të shqiptarëve”, deklaroi mes tjerash Ziadin Sela. Ai gjithashtu tha se Fronti Europian ka marrë votë që të mbrojë votën e…
Norvegjia do të vendosë kufizime shtesë ndaj turistëve rusë, për shkak të luftës në Ukrainë, tha të enjten Ministria e Drejtësisë e vendit nordik. Hyrja do të jetë e ndaluar pothuajse për të gjithë turistët rusë, sipas Ministrisë. Norvegjia, anëtare e NATO-s, e ndan një vijë kufitare gati 200 kilometra të gjatë me Rusinë në Arktik. Ajo vendosi kufizimeve ndaj turistëve rusë për herë të parë në vitin 2022, pasi Moska e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës. Rusia e shton Norvegjinë në listën e shteteve jomiqësore “Vendimi për ashpërsimin e rregullores së hyrjeve, është në…
Jakup Shahu i cili qëlloi me thikë bashkëshorten e tij në bark dhe në qafë, është i njohur për drejtësinë. Para gjashtë muajsh ai është arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë, por ka bërë burg vetëm tre ditë e më pas është lënë i lirë. Sipas gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, shkaku i plagosjes në orët e para të mëngjesit ka qenë ai i xhelozisë, kështu ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten 46-vjeçare Edlira Shahu. Kjo e fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Kreu i Republikës Srpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i nxitur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, një ditë para votimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara ka thënë se nesër do të propozojë një ndarje paqësore të Republika Srpskas nga Bosnje e Hercegovina. Dodik ka thënë se këtë do t’ia propozojnë nesër Qeverisë një propozim të tillë në seancën që do ta mbajnë për Srebrenicën. Pas kësaj ka reaguar analisti Driton Tali. Ai i bërë thirrje qeverisë që të ketë kujdes me Asociacionin, duke shtuar se edhe Bosnja është anëtare e OKB-ës nga 22…
Një grua që po bënte vrap u vra kur u sulmua nga një burrë lakuriq në një park në Mannendorf, afër Cyrihut, Zvicër, tha të mërkurën policia. “Të martën pasdite, një grua u sulmua dhe u plagos për vdekje nga një burrë në Mannendorf”, tha policia kantonale e Cyrihut. “Kalimtarët raportuan praninë e një burri të zhveshur në Alma Park, i cili bërtiste dhe sulmonte fizikisht personat e tjerë”, shtoi ai. Alarmi u ngrit kur kalimtarët panë agresorin vetëm 19-vjeçar duke sulmuar rastësisht këdo që kishte përballë. Policia e gjeti viktimën të shtrirë në bar. Sipas një dëshmitari okular, u…
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se takimi i kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi me kryeministrin Albin Kurti ka pasur përkrahjen e të gjithë partisë. Ajo gjithashtu ka mohuar zërat se ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për koalicion paszgjedhor. Sekretarja tregoi se para takimit është mbajtur mbledhja e kryesisë ku Krasniqi ka marrë mbështetjen unanime. Çitaku tha se para takimit me Kurtin, PDK është takuar edhe me dy liderët e tjerë opozitarë: Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së. “Në rast se ne po kërkojmë zgjedhje, në rast se të…
Një grua është në luftë me vdekjen pasi pak orë më parë u sulmua brutalisht nga i shoqi i cili e goditi disa herë me thikë duke e plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi sot pa gdhirë, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, raporton noa.al. Burri, J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe. 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Grupi hetimor po…

