Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer, deklaroi se BE nuk është e interesuar për deklaratat e partive politike gjatë fushatës, por do të vlerësojë veprimet e tyre pas formimit të qeverisë së re. Geer gjithashtu tha se nuk i komenton negociatat mes partive për formimin e qeverisë së re, duke shtuar se ata janë në komunikim me të gjitha partitë. “Unë nuk mund të komentoj në lidhje me negociatat të cilat për momentin janë duke u zhvilluar. Me rëndësi është të potencohet se kishim zgjedhje demokratike, të cilat duhet të rezultojnë me formimin e qeverisë së re. Sa i…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti bullgar Rumen Radev, sot në Romë ka thënë se Maqedonia e Veriut duhet të tregojë se me të vërtetë dëshiron të jetë pjesë e Evropës së bashkuar, me çka do t’i përmbush të gjitha kërkesat e BE-së. Ai gjithashtu i dërgoi mesazh presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, nga e cila pret që të ndërpritet gjuha e urrejtjes. Sipas Radevit, për shkak të programit të ngjeshur të organizuar deri në minutë, delegacioni bullgar nuk ka mundur të takohet me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili po qëndron në Romë dhe udhëhiqet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. “Është shenjë pozitive që…
Greqia ende nuk ka përmbushur anën e saj të pazarit me tre protokolle që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës ende për t’u miratuar në parlamentin e saj. Është për të ardhur keq që në të gjitha deklaratat që kritikojnë presidentin e ri, nuk përmendet vonesa e Greqisë në përmbushjen e detyrimeve të veta. Ky është një shembull tjetër fatkeq i standardeve të dyfishta nga BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, ka theksuar Fuere Inaugurimi i presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, u la në hije nga vendimi i saj për të përdorur fjalën “Maqedoni” në…
Zbardhen detaje nga ngjarja në Devoll, ku një 64-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjecare. Sipas burimeve zyrtare nga policia, 64-vjeçari akuzohet se ka kaluar edhe në kontakt fizik, bazuar në disa shenja që vajza ka në trup. Do jenë veprimet e tjera dhe kontrolli mjekësor që do t’i bëhet vajzës për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një vepër më të rëndë penale. Gjithashtu policia sqaron se 64-vjeçari i ka çuar mesazhe në telefonin e gjyshit 13-vjeçares. Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura,…
Protokollet janë poozitive për Greqinë edhe nga aspekti gjeopoitik edhe për shkaqe ekonomiko-zhvillimore dhe është mirë që të ratifikohen, theksoi lideri i SYRIZA-s, Stefanos Kaselakis në intervistën për televizionin grek “Action24”, duke fokur për tre memorandumet në Maqeoninë e Veriut, njofton korrespondentja e MIA -s nga Athina. Kryetari i partisë kryesore opozitare greke theksoi se çështja është pse Qeveria aktuale ka pritur kaq vite për ratifikim dhe theksoi se ata nuk do ta zgjedhin “problemin që e ka krijuar Demokracia e Re”. Ai theksoi se në periudhën parazgjedhore, në vitin 2019, Demokracia e Re ishte kundër Marrëveshjes dhe tani nuk…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova pas realizimit të takimit me Papa Françeskun në Vatikan, tha se nuk do të takohet me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili gjithashtu gjendet në Vatikan. Siljanovska tha se ka gatishmëri, mirëpo që takimi nuk do të realizohet. “Shprehëm, edhe unë edhe presidenti Rumen Radev, gatishmëri për takim. Nuk do të ketë takim. Të dy delegacionet kemi agjendë, megjithatë thamë se sa më parë, në momentin e parë, do ta realizojmë. Këtë mund ta them tani, sapo dola nga Papa”, pohoi Siljanovksa.
Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 është larguar nga burgu i Strugës, ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”, thotë drejtori i burgut për “360 Gradë” Valon Qura. “Ai u largua sot, 9:20 – 9:30. Respektonte rregullat e shtëpisë, ishte shembull i mirë për të dënuarit e tjerë, ndihmonte të tjerët në detyrat e punës brenda burgut, rregullimin e parkut etj.”, thotë Qura. Drejtori pohon se Mijalkov punonte si shofer për nevojat e burgut. “Deri dje ka funksionuar. Veturën e ka drejtuar për nevojat tona, përmes Strugës dhe Ohrit”, tha…
as konsultimeve me partitë parlamentare, kryetari Mitreski do ta caktojë seancën konstituive më 28 maj në orën 11:00. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot mbajti takim me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e sapozgjedhur, në të cilin me konsensus u vendos që seanca konstituive, pas mbajtjes së zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare, të mbahet më 28 maj 2024, e martë, në orën 11:00. Në përputhje me Rregulloren për punën e Kuvendit, me seancën konstituive deri në zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të kryesojë deputeti më i moshuar. Në përbërjen e sapozgjedhur,…
Policia njoftoi se dje në ora 18:15 në SPB Veles është raportuar se në rrugën rajonale Veles – Liqeni “Mlladost”, afër udhëkryqit në fshati Bashino, ka ndodhur një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në mes të mjetit “Alfa Mito” i drejtuar nga I.A. 23 nga Shkupi dhe automjetit “Opel Corsa” i drejtuar nga K.M (31) nga Velesi. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë K.M, ndërsa drejtuesi tjetër I.A. dhe pasagjeri i tij M.B (25) nga fshati Vodovrati, komuna Gradsko, kanë pësuar lëndime trupore, të diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Me autorizim të prokurorit publik është kryer kontroll nga…
Analisti Emir Hasanoviç në “Daily Click” në TV21 tha se sondazhet e Institutit Republikan Ndërkombëtar treguan se qytetarët si prioritet nuk i kishin identifikuar BE-në, emrin, apo çështjen e identitetit, por ekonominë. Hasanoviç tha se qytetarët këtë e panë te oferta e VMRO-DPMNE-së. “Programi i vetëm i cili ishte konkret. Programi i vetëm i cili propozonte solucione. Programi i vetëm me të cilin qytetarët mund të bënin siç themi ne, muhabet konkret, ishte i VMRO-së, as i BDI-së, as i VLEN-it, as i LSDM-së, fatkeqësisht”, tha Hasanoviç.
BE-ja dëshiron të sheh veprime reale nga qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në rrugën e vendit drejt integrimit evropian. Ky ishte mesazhi kryesor që ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer përcolli sot kur u pyet për të ardhmen evropiane të vendit me udhëheqësinë e re politike në vend, shkruan Portalb.mk. I pyetur për negociatat midis VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it mbi formimin e qeverisë së re, dhe vendosjen e eurointegrimeve si një nga tre prioritetet e tyre, Geer tha se nuk do të komentojë mbi negociatat që po bëhen. “Ne dhe Bashkimi Evropian patjetër do duam të punojmë me…
Maqedoni njofton se dje (22.05.2024) në ora 21:20 në Ohër, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SPB Ohër, është arrestuar A.M (29) nga Kumanova. “Gjatë kontrollit në banesën që ka përdorur përkohësisht në Ohër, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një lëndë pluhuri e bardhë, një mulli dhe një peshore dixhitale”. “Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

