Tre ditët e lira të fundjavës bënë që qytetarët të “vërshojnë” bregdetet greke. Siç shihet nga videokamerat e “Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore” në pikën kufitare Bogorodicë, ka frekuencë të lartë dhe turmë për të hyrë në Greqi. Turmat kanë nisur qysh dje pasdite, kur edhe në “Bogorodicë” ka pasur një vërshim të madh të makinave.
Author: Hamdi Kumanova
Dje në rrugën lokale Zërnovci-Morodvis një traktor i drejtuar nga E.A (76) nga Ohri është rrokullisur në rrugë, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë. “Më datë 23.05.2024, në ora 13:29, në SPB Shtip është raportuar se në rrugën lokale Zërnovci-Morodvis, traktori i drejtuar nga E.A (76) nga Ohri, me banim në fshatin Morodvis, është rrokullisur në rrugë”. “Shoferi nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka deklaruar vdekjen. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion dhe është kryer…
Rezoluta për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe mori mbështetjen e shumicës së vendeve demokratike në botë. Po ashtu, edhe harta e Evropës tregon unitetin e Perëndimit dhe vetminë e Serbisë. Për Rezolutën votuan 84 anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe vetëm 19 ishin kundër. Sa i përket kontinentit evropian, shumica dërrmuese e vendeve e mbështetën rezolutën dhe Serbia u gjend e vetme në anën e vendeve që kundërshtuan vendosjen e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Në Evropë, vetëm Serbia, Hungaria, Rusia…
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të premten se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”. Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”. Qeveria e RS-ë e bëri këtë propozim gjatë një mbledhjeve të…
Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për mua të bashkëpunoj me vendet që sponsorizuan dhe bashkësponsorizuan rezolutën e Srebrenicës. Kështu tha kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, në një deklaratë për RTS-në sot, pasi dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) u miratua një rezolutë, e cila shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare e Përkujtimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë në 1995, shkruan Nistori. “Do të ndihem shumë më afër vendeve që votuan ‘kundër’ ose ‘abstenuan’, ose u larguan nga dhoma. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë, Bashkimi Europian është në interesin…
Në Kuvendin e Kosovës është miratuar propozimi për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e punimeve në rrugën Tetovë – Prizren. “Kuvendi i Kosovës me 82 vota PËR, miratoi Projektligjin nr.08/ L-293 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë – Prizen”, njoftoi ministri i infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu. Ndryshe, sipas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup në janar të këtij viti, vetëm për finalizimin e dokumenteve për projektimin e tunelit që do ta lidh këtë rrugë do të duhen një vjet e gjysmë, që do të thotë deri në mes të…
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në emër të Qeverisë dhe në emërin e tij, ka uruar 24 majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe festën e patronatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, rektores prof. dr. Biljana Angellova, dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve, studentëve të universitetit dhe qytetarëve. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, ju uroj 24 majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe festën e patronatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, njëherit juve, dekanëve,…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në bisedën e saj me presidentin ukrainas Zelensky, presidentja Siljanovska Davkova theksoi mbështetjen e vendit tonë të fortë dhe të qartë për Ukrainën në lidhje me agresionin ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus. Duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, parimeve të Kartës së OKB-së dhe Statutit të Këshillit të Evropës, presidentja tha se populli ukrainas mund të llogarisë në aleancën dhe miqësinë e vendit tonë në të ardhmen në përballjen e sfidës historike me pasoja të përhershme dhe të paparashikueshme. Të dy bashkëbiseduesit…
Bisedimet për formimin e qeverisë së re janë ende në vazhdim. Bëhet e ditur se së shpejti mund të publikohet marrëveshja përfundimtare qeveritare Mediat tashmë po publikojnë informacione jozyrtare për ndarjen e resoreve dhe për kryetarin e ri të mundshëm të Kuvendit, ku të martën më 28 maj është caktuar seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare. Në përbërjen e re parlamentare, koalicioni “Maqedonia juaj” i VMRO-DPMNE-së ka 58 deputetë, koalicioni “Për një të ardhme evropiane” të udhëhequr nga LSDM do të ketë 18 deputetë, koalicioni i Frontit Evropian i udhëhequr nga BDI do të ketë 18 deputetë, koalicioni…
Një 65-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë nga goditja elektrike në shtëpinë e tij. Bëhet fjalë për personin M.T. nga vendbanimi Kisella Vodë në Shkup. Trupi i tij i pajetë është dorëzuar për obduksion, ku është konstatuar se shkak i vdekjes ka qenë rryma, njofton MPB. Rasti ka ndodhur pardje.
Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë, partia e cila pas shtatë vitesh qeverisje pësoi humbjen më të madhe zgjedhore në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare, njoftoi se në qershor do të zhvillojë zgjedhje të drejtpërdrejta brendapartiake për kryetar të ri. Pas dorëheqjes së kryetarit, sot kanë dorëzuar të gjithë anëtarët e Komiteti Ekzekutiv dhe kryesia e partisë. Ata u kanë bërë thirrje edhe anëtarëve të Komitetit Qendror që të japin dorëheqje, transmeton Portalb.mk. Në seancën e sotme të Komitetit Ekzekutiv është konfirmuar dorëheqja e Dimitar Kovaçevskit nga pozita e kryetarit të partisë. Siç thuhet në njoftimin e LSDM-së, Kovaçevski ka iniciuar…
Gjykata Penale e Shkupit i caktoi masën e kujdesit anëtarit të Këshillit të Prokurorëve dhe ish Avokatit të Popullit Ixhet Memeti, shkruan Alsat. Ai është i dyshuari i dytë në hetimin e Prokurorisë në lëndën e gjykatësit suprem Naqe Georgiev, i cili u kap duke marrë mito në vlerë prej 10.000 euro për të ndikuar në lehtësimin e procesit gjyqësor kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili akuzohet për trafikim me lëndë narkotike. Gjykata vendosi që Memetit t’i merret pasaporta dhe t’i ndalohet dalja nga shteti me letërnjoftim, por edhe të paraqitet në gjykatë. “Sot erdhëm me…

