Gjatë ditës ë djeshme dhe pardjeshme kishte pritje të gjata në vendkalimet kufitare në Tabanoc dhe Bogorodicë. Sipas incizimeve të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore ka pasur kolona të gjata. Sipas MPB-së, nga ora 10:00 deri 10:00 në mëngjes, në VK Bogorodicë për hyrje në Maqedoni janë paraqitur 3.444 persona. Gjithsej 12.394 qytetarë janë paraqitur për dalje nga Maqedonia. Kjo kërkesë e madhe vjen si pasojë e fundjavës së shtuar, përkatësisht e premtja ishte ditë jopune në Maqedoninë e Veriut. Pritje të gjata pritet të ketë gjatë ditës së diel.
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një shtetas australian për një grabitje të rëndë në një objekt hotelierie. Më datë 24.05.2024 në orën 06:35, në shëtitoren “Maqedonia” në Ohër, është privuar nga liria K.R.H. (34) nga Australia, i cili dyshohet se është autor i veprës penale “vjedhje e rëndë” e kryer në një restorant në Ohër. Ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës.
Numri i personave të dëbuar nga Gjermania këtë vit është dukshëm më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i dëbimeve u rrit me një të tretën. Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, nga janari deri në mars të këtij viti, nga Gjermania janë dëbuar 4791 persona ose rreth 34% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Maqedonia është në krye të listës së dëbimeve. Në tremujorin e parë të vitit 2024, 483 qytetarë të Maqedonisë së Veriut u dëbuan nga Gjermania. Gjatë gjithë vitit të kaluar 2023…
“Në këto rrethana, kur e gjithë Evropa aktualisht është kundër Maqedonisë së Veriut, por jo rastësisht, por sepse diplomacia greke dhe unë personalisht u mobilizuam, dhe ka thirrje të rrepta që Shkupi të ndryshojë qëndrim, ju vini dhe kërkoni me ligj që memorandumet të ratifikohet tani?! Unë me të vërtetë i ngre duart lart”, tha nga Parlamenti kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke iu drejtuar kryetarit të grupit parlamentar SYRIZA, Sokratis Famelos, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Athina. Kuvendi i Greqisë që nga mëngjesi i sotëm është duke debatuar në nivel liderësh partish për inflacionin dhe rritjen e çmimeve, ndërsa…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. “Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që GreMë 11 korrik 1995, forcat serbe hynë në Srebrenicë, e cila ishte nën mbrojtjen speciale të OKB-së, dhe më pas vranë më shumë se 8,000 myslimanë. Si Serbia ashtu edhe Republika Srpska mohojnë se gjenocid ka ndodhur…
Siç njoftojnë nga Etni Shtetëror për Statistika, paga mesatare mujore neto për të punësuar në mars të këtij viti arrin 40.496 denarë dhe është 16 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar. Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (22.2%), administratë publike dhe mbrojtje; sigurim social i detyrueshëm (21.7%) dhe arsim (20.9%). Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak është vërejt…
Dje në ora 16:00 në SPB Veles është raportuar se në magjistralen Shkup – Negotinë, në hyrje të fshatit Bashino, automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të regjistrimit të Greqisë, i drejtuar nga L.K. (43) nga Gjevgjelia, ka dalë nga rruga. “Nga aksidenti është lënduar rëndë pasagjerja M.I (73) nga Gjevgjelia, ndërsa L.K. dhe një tjetër pasagjer D.I (79) nga Gjevgjelia, me lëndime trupore janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles”. “Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Veles”, thonë nga MPB.
Pas reshjeve të mëdha të breshëritë që e përfshinë rajonin e Kumanovës dhe Likovës për të tretën ditë me radhë, kumanovarët nuk mund ta shfrytëzojnë ujin për pije. Shumica e banorëve me ujë të pijshëm furnizohen nga dyqanet, por thonë se ka edhe nga ata që pinë ujin e çezmës pasi ta kenë vluar. “Jemi duke blerë ujë. Cila ditë me radhë është kjo? E treta…Disa e vlojnë, disa nuk e vlojnë. Ne më së shumti prej bojlerit e përdorim për me pastru enë, ndërsa për ta pirë nuk e pimë”, tha një banor. “Jo njëherë jo, akoma.…
Nuk është koha për të përmbushur ambiciet personale të dikujt, por të zbatojmë një koncept të ri në funksionimin e LSDM-së. Të motivuar përsëri dhe tani, së bashku me një ekip të përkushtuar të miqve tanë, por edhe personave që deri më tani nuk kanë qenë në politikë, po punojmë në një koncept të bazuar në “ne”, jo në “unë”, thotë Jovan Despotovski anëtar i LSDM-së dhe drejtori i ZZHTI në një deklaratë për AIM-n, nëse do të kandidohet për kryetar partie pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit. Pas debaklit zgjedhor, ai është i bindur se partisë i duhet një…
Në prag të kongresit të LSDM-së në qershor ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe udhëheqësia e re, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhje, parashtrohet pyetja se kush ishte fajtor për rezultatin e tillë i cili ishte më i keqi në historinë e kësaj partie. Pasi që dje Kovaçevski akuzoi një pjesë të ish anëtarëve dhe funksionarë të lartë, Oliver Spasovski një pjesë të fajit ia hodhi partnerit të deritanishëm në Qeveri, BDI-së. “Asnjëherë nuk dua që fajin t’ia hedh të tjerëve. Unë thash se një prej arsyeve për krijimin e përshtypjes negative në opinion, janë…
Zvogëlimi i importit të energjisë elektrike për shkak të prodhimit të termocentraleve fotovoltaike së shpejti mund të ulë çmimet e saj për amvisëri, paralajmëron Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetik, i cili thotë se aktualisht po punohet për plotësimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike për amvisëritë edhe për një orë tjetër. Ai thotë se tani duhet bërë një analizë reale për të treguar nëse ekziston mundësia që tarifa e lirë e energjisë elektrike të zgjatet për një orë, pra deri në orën 16:00. “Po zgjerojmë tarifën e lirë për të përfituar nga çmimi i…
Një sërë ndryshimesh në fushën e arsimit janë paraparë të zbatohen nga Qeveria e re në katër vitet e ardhshme. VMRO-DPMNE madje ka parashikuar që nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit të vendos edhe arsimin parashkollor që momentalisht i takon dikasterit të Punës dhe Politikës Sociale. Sipas VMRO-s, theks i veçantë do t’i vihet lëndëve me rëndësi kombëtare si gjuha maqedonase, historia, gjeorgrafia, muzika dhe artet e bukura të cilat, sipas VMRO-s, do të mbrohen ligjërisht ndërkohë që edhe do të vijon shqyrtimi i koncepti mësimor. Mes tjerash parashikohet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive për mësimdhënësit. Ndërsa për arsimin e…

