Paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së për themelimin e Ministrisë për Digjitalizim, konkretisht ndarjen nga Administrata, ekspertët e shohin si nevojë që, shteti duhet të ketë qasje serioze ndaj digjitalizimit real të shërbimeve elektronike, të cilat qytetarët duhet t’i marrin në jetën e përditshme. Sipas, Marko Troshanovskit nga Instituti për Demokraci, për t’u realizuar kjo duhet të unifikohen bazat e të dhënave të institucioneve shtetërore që qytetarët të mos enden prej sporteli në sportel për një dokument të thjeshtë. “Nëse ju e plotësoni aplikimin në mënyrë elektronike, duhet t’ju mundësohet që edhe në mënyrë elektronike ta dorëzoni. Domethënë, prej në fillim deri në…
Author: Hamdi Kumanova
Toka bujqësore të shkatërruara, panele solare të prishura, makina të dëmtuara. Këto janë disa nga dëmet që i la prapa vetes stuhia e breshërit i disa ditëve më parë që përfshiu rajonin e Likovës dhe Kumanovës. Banorët thonë se breshëri ka shkatërruar prodhimet bujqësore për të cilat ishin munduar shumë, ndërsa nuk ka kursyer as gjësendet e tjera materiale. “Edhe nëpër kopshtet në shtëpi që i kemi edhe nëpër fusha, ka qenë shumë stuhi e mëdha, breshër i madh ka qenë. Ka pas dëme të mëdha, sidomos nëpër fusha, po ashtu edhe nëpër shtëpi. Nëpër shtëpi ka dëmtuar solare, ka…
Sot bëhen 23 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni. Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000. Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”.
Përderisa VMRO – DPMNE dhe VLEN-i po vazhdojnë negociatat për të dakorduar përbërjen e qeverisë së re, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari që është pjesë e koalicionit VLEN, ka vazhduar me mesazhe të kodifikuara, të cilat i poston kohë pas kohe në profilin e tij në Facebook. Taravari beson se, me ardhjen e VLEN-it në qeveri, do të sjellin ndryshim. “Ky është moment historik të cilin shqiptarët do duhet të kenë inteligjencën ta shkruajnë si duhet” – thuhet në mesazhin e fundit të Facebook të Taravarit. Taravari pretendon se në pozita udhëheqëse në qeverin e re, do të…
QEVERIA E RE Fronti Evropian vazhdon të insistojë se ky koalicion ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike në Qeverinë e ardhshme, pavarësisht zhvillimit të negociatave VMRO-VLEN dhe pohimeve të vazhdueshme të VMRO-DPMNE-së se BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ministri i Jashtëm dhe Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook shkruan se “Mosrespektimi i vullnetit të votës së popullit shqiptar e bën të pakuptimtë organizimin politik dhe garën elektorale mes shqiptarëve. Kthen konceptin e “një shumice” së para Marrëveshjes së Ohrit dhe margjinalizon tërësisht peshën e tyre politike. Gara e re do të…
Më 23/24 maj 2024, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB Shkup kanë vepruar sipas planit të SPB Shkupi, gjatë të cilit është bërë kontroll në disa objekte hoteliere. Në të njëjtën kohë, nëntë personave u është hequr liria, tek të cilët u gjet drogë. Gjatë një ekzaminimi tek K.L. (31), P.Z. (31) dhe B.D. (30) është gjetur lëndë pluhur i bardhë, tek G.J. (30), L.M. (22), Zh.J (33), A.H. (27) dhe A.N. (22) u gjet marihuanë, dhe tek A.B. (24) u gjet një makinë shtypëse marihuane. Sipas MPB-së, gjatë kontrollit janë identifikuar dhe kontrolluar 59 persona dhe…
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka bërë të ditur se gjatë verës amvisëritë në Maqedoninë e Veriut do të furnizohen me rrymë më të lirë dhe gjatë ditës do të kenë plus një orë rrymë me tarifë të ulët. Kjo vjen si rrjedhojë e prodhimit të rrymës nga investimet nga centralet diellore – panelet fotovoltaike që ka ulur dhe importin e rrymës nga jashtë. Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se importi i rrymës gjatë vitit të kaluar (2023), ka shënuar nivelin më të ulët, me vetëm 2.74 për qind nga konsumi i përgjithshëm për…
Pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, ku koalicioni VLEN fitoi mandatin e 14-të, gjatë festave partiake, sipas MPB-së janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri. Njoftimi i MPB-së për këtë incident paszgjedhor erdhi të premten në orët e mbrëmjes, duke mos dhënë detaje se kush ka shtënë dhe nëse janë konfiskuar armë. “Më 23.05.2024 në Stacionin Policor në Grupçin është denoncuar se pas përfundimit të procesit zgjedhor të rivotimit në Llërcë, më 22.05.2024, gjatë festës është shtënë me armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB. Incidente të këtilla ka patur edhe…
Për shkak të ndikimit të një cikloni nga perëndimi, në vendin tonë sërish do të ketë destabilizim të atmosferës. Në shumë vende, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit do të ketë mot jostabil të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig, që mund të shkaktojnë përmbytje lokale, shkarkime të shpeshta dhe të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit. Drejtoria Për Punë Hidrometereologjike doli me meteo-alarm për situatën e ditës së sotme të motit. “Sot pasdite dhe në orët e…
MPB njoftoi se më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë F.S.(27) nga Stacioni i Policisë Kufitare vendkalimi dhe mbikëqyrja kufitare Bellanovcë. I njëjti i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme.
Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për shkak të intervenimit për lidhje të fshatrave të Sarajit në ujësjellësin e qytetit, sot pritet ulje e presionit në furnizimin me ujë për banorët në komunën Saraj dhe një pjesë të komunës Gjorçe Petrov. “NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup në vazhdimësi punon në realizimin e projekteve dhe intervenimeve teknike me qëllim të përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Shkupit, si dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Në atë drejtim është edhe projekti për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, realizimi i të cilit do të zgjidhë përgjithmonë problemin e kahmotshëm me ujësjellësin në 12 vendbanime të komunës së…

