Author: Hamdi Kumanova

Pas mbarimit të zgjedhjeve Parlamentare, në vendin tonë jo rrallë herë aktualizohet dukuria e transferimit të deputetëve nga një në tjetër bllok politik. Sipas njohësve të mirë të rrethanave politike kjo përbën një shkelje morale, dhe nuk është aspek etike, sepse në këtë mënyrë po mashtrohen votuesit. Profesori universitar Bashkim Selmani, për TVM2 thotë se në shoqërin e RMV-së më së paku që vlerësohet është përgjegjësia morale dhe etike. “Transferi nga njëri subjekt, në një subjekt tjetër, nuk është i pa njohur për RMV, por thjeshtë është një përvojë me të cilën të gjitha subjektet kanë bërrë llogaritë e tyre…

Lexo më Shumë

Policia e Dibrës, pas një denoncimi të mëparshëm, gjatë natës ka sekuestruar mbi 400 metra rrjeta për peshkimin e krapit në liqenin e Dibrës, menjëherë pas lëshimit të tij. “Rrjetat janë lëshuar pranë bregut të liqenit në atarin e Qendrës së Zhupës. Kjo është vërtet për t’u dënuar, sepse shembuj të tillë do të largojnë edhe ata pak peshkatarë sportivë që peshkojnë në atë pjesë të liqenit”, ka thënë Beni Haliti, kryetar i shoqatës së peshkimit sportiv “Trofta”. Ai mirëpret aksionin e policisë, me të cilën thotë se kanë bashkëpunim të shkëlqyer, në drejtim të mbrojtjes së të peshkut të…

Lexo më Shumë

Gjykatat në të gjithë vendin po përballen me mungesë serioze të gjykatësve. Qytetarët me muaj madje me vite kërkojnë epilog për lëndë të caktuar nëpër labirintet e gjykatave. Për shembull, në Gjykatën Themelore të Strugës, delegohen gjykatës nga Shkupi ose për raste të caktuara gjykimet dërgohen në qytetin e Ohrit. “Këta gjykatës që janë këtu, nuk dinë çfarë të bëjnë me numrin e madh të lëndëve dhe si t’i zgjidhin ato, janë shkelur afatet ligjore të parashikuara në ligj, duke qenë se nuk mund të veprojnë sipas afateve, për shkak të numrit të madh. Seancat caktohen për dy-tre muaj, pastaj…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza i ka dërguar kërkesë Qytetit të Shkupit që sa më shpejt të rregullohet vendkalimi për këmbësorë ose të ndërtohet rreth rrotullim në bulevardin Serbia afër qendrës tregtare Xhevahir. Nga QMK theksojnë se një vendkalim për këmbësorët nuk do ta zgjidhë problemin në mënyrën më të mirë, por për këtë arsye u bëjnë thirrje ekspertëve të trafikut që të gjejnë zgjidhje. Për shkak të qendrës tregtare të sapo hapur, trafiku në këtë bulevard është rritur. “Duke qenë se qytetarët nuk shkojnë në semafor, e kalojnë bulevardin, i kalojnë të gjitha korsitë e trafikut, këtu në afërsi…

Lexo më Shumë

Sallat kirurgjikale tashmë një javë vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të erës së keqe. Ministria e Shëndetësisë e ka denoncuar rastin në Prokurorinë Publike dhe pritet që të hetohet nëse ka indikaciobe për vepër penale. Sipas të dhënave jozyrtare në pyetje është marrë përfaqësues I Ministrisë së Shëndetësisë, kurse duhet të deklarohen edhe drejtorët e qendrave klinike. Lidhur me këtë cështje janë prononcuar nga VMRO-DPMNE-ja, duke drejtuar akuza se LSDM dhe BDI po e shkatërojnë shëndetësinë deri ditën e fundit. “Tashmë një javë nuk punojnë 4 ashensorë. Pacientët por edhe vizitorët ose duhet të shkojnë nëpër shkallë ose…

Lexo më Shumë

Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontrollin edhe të një fshati tjetër në lindje të Ukrainës. Ky është përfitimi i fundit territorial nga Moska gjatë pushtimit të saj të Ukrainës Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat “kanë marrë kontrollin e fshatit Arhengelske” në rajonin e Donjeckut. Ky fshat i vogël në vijën e frontit gjendet afër qytetit Oçertejne, të cilit Rusia pretendoi më herët gjatë këtij muaji se e ka marrë nën kontroll. Policia ukrainase, ndërkaq, tha se tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmeve ruse në Donjeck,…

Lexo më Shumë

Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm gjatë javës së kaluar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Gjithsej 956 persona janë trajtuar për goditje nga nxehtësia, dehidratim dhe djegie nga dielli që nga fillimi i sezonit të nxehtë – në mes të marsit. Goditja nga nxehtësia ishte shkaku më i zakonshëm i vdekjeve. Temperaturat në 27 nga 32 shtetet e vendit të Amerikës Latine janë aktualisht mbi 40 gradë Celsius. Të enjten, temperaturat në qytetin verior të Monclova në shtetin e Coahuila ishin deri…

Lexo më Shumë

Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate afër varrezave të qytetit në Gjilan. Hajna të maskuar kanë grabitur një grua, të cilën dyshohet se edhe e kanë keqtrajtuar seksualisht. Mësohet se Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit tashmë kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve dhe hetimi po zhvillohet në drejtim të veprave grabitje dhe dhunim. Bazuar në informacionet e para, viktima është një grua e moshës 38-vjeçare, e cila dyshohet se u plaçkit dhe u dhunua teksa ishte bashkë me të birin e saj. Dy persona të maskuar po dyshohet se ua kanë zënë pritën në…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Jovan Despotovski, është pyetur nëse do të kandidojë për kryetar partie pas dorëheqjes së Dimitar Kovacevskit. Ai  tha se po punojnë në një koncept të bazuar në “ne” jo në “unë” së bashku me një ekip të përkushtuar të miqëve të tyre, por edhe njerëzve që nuk kanë qenë në politikë deri më tani. Despotovski theksoi se nuk është koha për të përmbushur ambiciet personale, por për të zbatuar një koncept të ri në funksionimin e LSDM-së. Pas dështimit zgjedhor, ai shprehet i bindur se partisë i duhet një mosvazhdimësi radikale me politikat aktuale, mënyrën e zbatimit…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, tha se nesër vendi i tij do t’iu dërgojë notë proteste të gjitha vendeve që votuan kundër rezolutës që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork u miratua sot me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime. Konakoviq vlerësoi se po përpiqen të minimizojnë numrin e vendeve që votuan “për”, por theksoi se vetëm 19 vende votuan “kundër”, por “për ne ishte e rëndësishme…

Lexo më Shumë

Paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së për themelimin e Ministrisë për Digjitalizim, konkretisht ndarjen nga Administrata, ekspertët e shohin si nevojë që, shteti duhet të ketë qasje serioze ndaj digjitalizimit real të shërbimeve elektronike, të cilat qytetarët duhet t’i marrin në jetën e përditshme. Sipas, Marko Troshanovskit nga Instituti për Demokraci, për t’u realizuar kjo duhet të unifikohen bazat e të dhënave të institucioneve shtetërore që qytetarët të mos enden prej sporteli në sportel për një dokument të thjeshtë. “Nëse ju e plotësoni aplikimin në mënyrë elektronike, duhet t’ju mundësohet që edhe në mënyrë elektronike ta dorëzoni. Domethënë, prej në fillim deri në…

Lexo më Shumë

Toka bujqësore të shkatërruara, panele solare të prishura, makina të dëmtuara. Këto janë disa nga dëmet që i la prapa vetes stuhia e breshërit i disa ditëve më parë që përfshiu rajonin e Likovës dhe Kumanovës. Banorët thonë se breshëri ka shkatërruar prodhimet bujqësore për të cilat ishin munduar shumë, ndërsa nuk ka kursyer as gjësendet e tjera materiale. “Edhe nëpër kopshtet në shtëpi që i kemi edhe nëpër fusha, ka qenë shumë stuhi e mëdha, breshër i madh ka qenë. Ka pas dëme të mëdha, sidomos nëpër fusha, po ashtu edhe nëpër shtëpi. Nëpër shtëpi ka dëmtuar solare, ka…

Lexo më Shumë