Deputeti i Lëvzjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se opozita është në një krizë të thellë.
Ai përmes një postimi në “X”, ka shkruar se kjo krizë e tyre ka ardhur si pasojë e mbështetjes së madhe që po merr Albin Kurti.
“Asgjë nuk po i ndihmon opozitës, madje as studiot televizive. Populli i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Bajqinovci.
Kjo deklaratë e tij si duket, ka ardhur pas deklarimit mbrëmë të shefit të grupit parlamentar të AAK-së i cili tha se Kurti duhet të shkoj në opozitë e Qeverinë duhet ta udhëheq opozita.
Postimi i plotë:



