Shifrat thyejnë edhe një herë rekorde: në qershor, pothuajse dymbëdhjetë milionë të rinj kinezë do të përfundojnë studimet universitare. Është dyfishi i shifrës së dhjetë vjetëve më parë dhe me një ekonomi me shenja dobësie. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse shifrat vazhdojnë të thyejnë rekorde: asnjëherë më parë nuk kanë aplikuar kaq shumë të rinj për poste në shërbimin civil. Vlerësohet se ka nëntë milionë njerëz në të gjithë vendin që duan të jenë oficerë policie ose zyrtarë taksash, për shembull. Në Pekin, një 23-vjeçare që diplomohet këtë verë dhe që ka aplikuar gjithashtu për një pozicion nëpunësi civil thotë: “Kam…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, më 27 maj 1999, konfirmoi se ka paditur presidentin jugosllav Slobodan Millosheviq si kriminel lufte. Më 1 prill 2001, Millosheviq arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhrin e qeverisë serbe më 28 qershor ekstradohet në Hagë, pasi paraprakisht është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë. Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri…
Në truallin e vjetër, po kthehet edhe një herë. Këtu dy dekada më parë, ndodhej oda e vjetër e familjes Krasniqi. Por, shumë pak njerëz e dinin që poshtë saj, Maliq Krasniqi nga Makovci i Prishtinës, po e ruante një sekret. Ish-pjesëtari i logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 27 vjet më parë, këtu e ndërtoi një bunker të fshehtë. “Më lindi ideja me ba një bunker, në shtëpi për familje, në rast të bombardimeve sepse për këmbësori nuk është kushedi sa i sigurt. Kam llogarit gjithmonë që mundet me pas granatime dhe me strehuar familjen”, ka thënë Maliq Krasniqi,…
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një reagim në rrjetet sociale, Ngjela thotë se përveç SHBA edhe Britania e Madhe po angazhohet në zhvillimin e Shqipërisë. Më kryesorja sipas avokatit është mbështetja që ndërkombëtarët po i japin reformës në drejtësi, e cila do të shpëtojë vendin tonë nga korrupsioni i lartë. Sipas tij goditjet “VIP”, do t’i hapin rrugë Shqipërisë për në BE. “Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, edhe Britania e Madhe u angazhuar që, krahas financimit të autostradës Durrës – Prishtinë, ajo do t’i japë Shqipërisë edhe ndihmesë financiare…
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Rahovec, ku një vajzë e mitur dyshohet se e ka rrahur nënën e saj. Burimet e medias bëjnë me dije se babai i saj ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal,…
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë nga Ferizaj, i cila ka raportuar se e bija 17-vjeçare është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Media mëson se babai rastin e ka lajmëruar të dielën në Polici, ku ka deklaruar po ashtu se para se vajza të largohej nga shtëpia, kishte pasur një…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Gjakovë, ku një 44-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Media mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.…
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 u regjistrua këtë të hënë, arkipelagun Tonga, në Oqeanin Paqësor Jugor, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Tërmeti kishte një thellësi fokale prej rreth 112 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte më pak se 200 kilometra në veri të Nuku’alofa, kryeqyteti i arkipelagut Tonga, sipas të dhënave të institutit. Ndërkohë, nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme në Tonga, shkruajnë mediat e huaja.
Arabia Saudite njoftoi dje emërimin e një ambasadori të ri në Damask, i pari pas më shumë se një dekade përçarjeje, pas shpërthimit të luftës jashtëzakonisht të komplikuar në Siri. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve saudite SPA, qeveria emëroi Faisal bin Saud Al Mejfel si ambasadorin e ri të mbretërisë në Siri. I dërguari i ri deklaroi se synimi i tij është të “forcojë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve simotra”, pothuajse një vit pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pas vitesh izolimi diplomatik, pasi shtypja e një kryengritjeje civile në vitin 2011 çoi në shpërthimin e luftës civile, Siria e Bashar…
Sot nderohet kujtimi i Nënës Pashke Krasniqi Markaj, e cila ditën e 27 majit 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe zhdukur me forcë nga Serbia. Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit. Tri ditë më pas, pasi e kreu…
Flamurin serb po e mbante me krenari, pavarësisht faktit se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi me sukses rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Edhe pse dështoi ta pengonte kalimin e kësaj rezolute, Aleksandar Vuçiq në Beograd ka vazhduar të bëjë propagandë. Ai tha se ndjehet krenar që fuqitë e mëdha nuk arritën ta thyejnë Serbinë. “Jam krenar që edhe pse u përpoqën, nuk arritën ta thyejnë Serbinë”, u shpreh Vuçiq. Por sipas gazetarit nga Beogradi, Nikola Kërstiq, presidenti serb nuk ka për çfarë të ndihet krenar.…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon sot një mbledhje ku do të përcaktohet nëse Alfred Balla mund të qëndrojë ose jo në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA që vendosi nxjerrjen e tij nga sistemi për 15 vite, bazuar në procesin e vetting. Mbledhja e KLP është thirrur nga nënkryetari Tartar Bazaj, ndërsa ajo do të mbahet në orën 11:00, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Alfred Balla drejton KLP nga momenti që mandati i…

