Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se vendi padrejtësisht ka paguar çmim të lartë në pritje për anëtarësim në BE-së por se nuk heq dorë nga ëndrra për të qenë pjesë e unionit. Ai shtoi se është i vetëdijshëm edhe për dobësinë e institucioneve dhe praninë e korrupsionit por se pritja ka goditur dinjitetin e qytetarëve. Këtë mesazh Mickoski e dërgoi në shënimin e ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Strugë. “Është interesante se si një betim i Presidentit të Republikës mundet ta kthejë vëmendjen e të gjithë opinionit grek dhe evropian kurse pritja jonë joparimore në ulsen…
Author: Hamdi Kumanova
“Liqeni i Treskës dikur ka qenë i stërmbushur nga vizitorë si të vendit po ashtu edhe të huaj ndërsa gjithçka që ka mbetur sot është kjo gjendje që po e shihni”, raporton Avni Tahiri, gazetar. Ky vend turistik që dikur ka grumbulluar shumë njerëz, sot është lënë në harresë, ndërsa dy-tre vizitorët që sot ishin aty, kujtojnë kohën kur në një ditë janë shitur me dhjetëra mijëra bileta për të hyrë në këtë kompleks turistik. Ky liqe sipas të dhënave zyrtare e kishte kapacitetin për 10 mijë notues. “Kur u lëshua kjo janë shitë 30 – 50 mijë…
Kosovën duan ta shohin në Bashkimin Evropian, prandaj investojnë edhe në ruajtjen e mjedisit. Kështu ka thënë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në shënimin e ditës evropiane të parqeve, raporton Ekonomia Online. Kjo ditë u shënua në parkun Kombëtar Malet e Sharrit në Prevallë, ku Westerlund tha se pikërisht në këtë park, vitin e kaluar e kanë inauguruar shtegun e miqësisë. “Jemi për të festuar ditën evropiane të parqeve. Këtë e bëjmë për tri arsye. Se pari sepse është shumë e dukshme që këtu jemi për të ruajtur ambientin në Kosovës. Sipas raporteve një fëmijë që ka…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar për më 28 maj seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare. Në përbërjen e re, VMRO – DPMNE do të ketë shumicën parlamentare, e cila në zgjedhje mori 58 deputetë, LSDM, e cila për dy mandate kishte shumicën parlamentare, në përbërjen e ardhshme do të ketë 18 deputetë, Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI do të ketë po ashtu 18 deputetë, koalicioni VLEN 14, ndërsa e Majta dhe Lëvizja ZNAM nga gjashtë deputetë. Ndërkohë, VMRO – DPMNE dhe VLEN-i po vazhdojnë negociatat për formimin e Qeverisë. Sipas deklaratave të përfaqësuesve të…
KRERËT SHTETËROR URUAN QYTETARËT Sot shënohet 24 maji Dita e vëlleezërve kirili dhe metodi. Me këtë rast nuk munguan as urimet nga krerët e shtetit. 24 maji është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit. Me aktivitete të shumta në vend sot u shënua Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi. 24 maji është dita kushtuar vëllezërve, Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët njihen si iluministë, krijues të alfabetit dhe gramatikës dhe për veprën e tyre misionare për mësimin e shkrim-leximit dhe shpërndarjen e ortodoksizmit në zhvillimin kulturor të të gjithë sllovenëve. Me rastin e kësaj dite nuk munguan…
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk ka shkruar se familja Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep. “Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep. 23 vjetorin e rënies së tyre e përkujtojmë si humbjen dhe dhimbjen më të madhe që lëvizi historinë e vendit tonë. Selvija, Mersimi, Neali, Hisnija, Jenuzi, Valbona, Syzana, Nerimani, Fitimi e Fitorja janë dritë e…
Drejtori aktual i QMK-së, Stojançe Angelov, në DailyClick në TV21 është përgjigjur nëse do të pranojë të jetë sërish në krye të këtij institucioni. “Në këtë moment kam emocione të përziera për QMK-në. Unë nuk kam parë ditë të bardhë, sepse njerëzit më kërkojnë drejtpërdrejt. Shumica e emergjencave ndodhin në fundjavë, përmbytjet ndodhin pasdite. Por duhet të pranoj se është një sfidë. “Kam thënë se do të pranoj të punoj në QMK, vetëm nëse reformohet”, tha Angellov.
Tre ditët e lira të fundjavës bënë që qytetarët të “vërshojnë” bregdetet greke. Siç shihet nga videokamerat e “Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore” në pikën kufitare Bogorodicë, ka frekuencë të lartë dhe turmë për të hyrë në Greqi. Turmat kanë nisur qysh dje pasdite, kur edhe në “Bogorodicë” ka pasur një vërshim të madh të makinave.
Dje në rrugën lokale Zërnovci-Morodvis një traktor i drejtuar nga E.A (76) nga Ohri është rrokullisur në rrugë, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë. “Më datë 23.05.2024, në ora 13:29, në SPB Shtip është raportuar se në rrugën lokale Zërnovci-Morodvis, traktori i drejtuar nga E.A (76) nga Ohri, me banim në fshatin Morodvis, është rrokullisur në rrugë”. “Shoferi nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka deklaruar vdekjen. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion dhe është kryer…
Rezoluta për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe mori mbështetjen e shumicës së vendeve demokratike në botë. Po ashtu, edhe harta e Evropës tregon unitetin e Perëndimit dhe vetminë e Serbisë. Për Rezolutën votuan 84 anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe vetëm 19 ishin kundër. Sa i përket kontinentit evropian, shumica dërrmuese e vendeve e mbështetën rezolutën dhe Serbia u gjend e vetme në anën e vendeve që kundërshtuan vendosjen e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Në Evropë, vetëm Serbia, Hungaria, Rusia…
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të premten se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”. Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”. Qeveria e RS-ë e bëri këtë propozim gjatë një mbledhjeve të…
Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për mua të bashkëpunoj me vendet që sponsorizuan dhe bashkësponsorizuan rezolutën e Srebrenicës. Kështu tha kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, në një deklaratë për RTS-në sot, pasi dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) u miratua një rezolutë, e cila shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare e Përkujtimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë në 1995, shkruan Nistori. “Do të ndihem shumë më afër vendeve që votuan ‘kundër’ ose ‘abstenuan’, ose u larguan nga dhoma. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë, Bashkimi Europian është në interesin…

