Author: Hamdi Kumanova

Analisti Emir Hasanoviç në “Daily Click” në TV21 tha se sondazhet e Institutit Republikan Ndërkombëtar treguan se qytetarët si prioritet nuk i kishin identifikuar BE-në, emrin, apo çështjen e identitetit, por ekonominë. Hasanoviç tha se qytetarët këtë e panë te oferta e VMRO-DPMNE-së. “Programi i vetëm i cili ishte konkret. Programi i vetëm i cili propozonte solucione. Programi i vetëm me të cilin qytetarët mund të bënin siç themi ne, muhabet konkret, ishte i VMRO-së, as i BDI-së, as i VLEN-it, as i LSDM-së, fatkeqësisht”, tha Hasanoviç.

Lexo më Shumë

BE-ja dëshiron të sheh veprime reale nga qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në rrugën e vendit drejt integrimit evropian. Ky ishte mesazhi kryesor që ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer përcolli sot kur u pyet për të ardhmen evropiane të vendit me udhëheqësinë e re politike në vend, shkruan Portalb.mk.  I pyetur për negociatat midis VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it mbi formimin e qeverisë së re, dhe vendosjen e eurointegrimeve si një nga tre prioritetet e tyre, Geer tha se nuk do të komentojë mbi negociatat që po bëhen. “Ne dhe Bashkimi Evropian patjetër do duam të punojmë me…

Lexo më Shumë

Maqedoni njofton se dje (22.05.2024) në ora 21:20 në Ohër, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SPB Ohër, është arrestuar A.M (29) nga Kumanova. “Gjatë kontrollit në banesën që ka përdorur përkohësisht në Ohër, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një lëndë pluhuri e bardhë, një mulli dhe një peshore dixhitale”. “Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Me datë 22.05.2024 në ora 19:10, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë-Gallatë kanë privuar nga liria personin F.N (28) nga Gorjani i Gostivarit, pasi që një ditë më parë rreth orës 11:50 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 25-vjeçare dhe i kishte marrë çantën me sende personale dhe dokumente. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Lexo më Shumë

Dje (22-maj) nga ora 08:00 deri në orën 22:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se norma e lejuar informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 22 drejtues mjetesh (TE-11 dhe GV-11) për tejkalim të shpejtësisë së përcaktuar jashtë vendbanimit. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 28 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-17 dhe GV-11). Për drejtuesit shkelës janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj.TS

Lexo më Shumë

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër. Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta. Sipas Taravarit, ndoshta sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritar, VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së. “Përveç nesh shpresoj të ketë edhe një parti tjetër, tani nuk kam informacion nga OBRM-PDUKM-ja se a është arritur marrëveshje me ZNAM-in, kështu që në 24 deri në 48 orët e ardhshme me siguri do të bëhet e ditur”, tha Taravari.…

Lexo më Shumë

Fatmir Bytyqi në Daily Click në TV21 tha se shpreson se sërish do të jetë në Kryesi të LSDM-së. “Ne akoma jemi në pozitat e tona, deri sa të zgjidhet pozita e re. Unë mendoj që kam lënë vend goxha të madh që në bazë të vlerave dhe punës që kam bërë, të jem pjesë e strukturave të reja, por gjithsesi janë votuesit, anëtarët e LSDM-së dhe është kongresi i LSDM-së që do të vendosë se çfarë donë”, theksoi Bytyqi. I pyetur nëse mund të kalojë në ndonjë parti tjetër politike, Bytyqi tha: “Spekulime mund të ketë. Unë them nuk…

Lexo më Shumë

Pas propozimit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake sot i ka caktuar masa të sigurisë Ixhet Memetit, i dyshuari i dytë në hetimin lidhur me marrjen e ryshfetit, për ndikim në një rast, në të cilën i dyshuar i parë është gjykatësi suprem Naqe Georgiev. Ixhet Memeti ka për obligim rregullisht të paraqitet në gjykatë, i është marrë pasaporta dhe nuk ka të drejtë të nxjerrë të re. Në një prononcim për media para Gjykatës Penale, Memeti ka thënë se është në interes të të gjithëve që procedura të përfundojë sa më…

Lexo më Shumë

Stjepan Mesiç, ish-president i Republikës së Kroacisë, foli për rëndësinë e miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë dhe pasojat e saj në rajon. “Kam thënë shumë kohë më parë se gjenocidi në Srebrenicë ishte një shembull tekstual i gjenocidit ku synohej shkatërrimi i një kombi dhe bota duhet ta dijë këtë. Ka nga ata që, për interesat e tyre, ndalojnë lajmet se çfarë ka ndodhur atje. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që OKB-ja me rezolutën e saj të marrë një vendim për atë që ndodhi në Srebrenicë – se ishte gjenocid”, tha Mesiç për Federalna. I…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitreivski njofton se rreth 80 për qind e amvisërive tashmë po furnizohen me ujë në Kumanovë pas defektit nga vërshimet e fundit. Sipas tij nuk ka konstatim zyrtar nëse uji është i sigurt për pije, andaj rekomandon që para se të pihet ose të përdoret për ushqim, të vlohet. “Mbi 80% e amvisërive në qytet tashmë pa ndërprerje marrin ujë nga rrjeti i N.P. “Ujësjellësi” Kumanovë. Në pesë orët e ardhshme, ujësjellësi do të funksionojë plotësisht dhe do të furnizohen me ujë të gjitha amvisëritë e qytetit që janë të lidhura në rrjet. Vërejtje:…

Lexo më Shumë

Në lidhje direkte për ClickPlus në TV21, Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij, sot në Llërc ka pasur parregullsi zgjedhore, transmeton TV21. “Deri para 5 minutave, nuk e kemi ditur as rezultatin, as s’kemi mundur të biem në kontakt me vëzhguesit… është simptomatike që ora 22 jemi tash dhe mos të kemi rezultatin zyrtarisht të përmbyllur juridikisht vetëm në një vendvotim”, tha Arbër Admi në Click Plus.

Lexo më Shumë