Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Kulturës Fizike, më 4 Korrik 2024, me rastin e 248- vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e organizoi turneun tradicional të volejbollit në rërë.
Dekania e kësaj njësie akademike, Prof. Dr. Shpresa Memishi, në cilësinë e organizatores theksoi se, përmes këtij aktiviteti sportiv, studentët, stafi akademik dhe të punësuarit e tjerë në universitet, e shënojnë festën e Pavarësisë së SHBA-së, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre në të gjitha proceset që e kanë shoqëruar kombin tonë ndër vite.
Ndërkaq Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se, universiteti ynë përherë kujdeset që të organizojë ngjarje të kësaj natyre, sidomos kur bëhet fjalë për aleatin tonë kryesor – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e përgëzoi Fakultetin e Kulturës Fizike, Parlamentin Studentor të UT-së dhe Këndin Amerikan në Tetovë për shënimin e 4 Korrikut, si një festë tashmë e përvitshme në kalendarin e festave të Universitetit të Tetovës dhe si ngjarje e cila vijon ta kultivojë partneritetin, aleancën me SHBA-në dhe me popullin amerikan. Ai po ashtu shtoi se ky organizim përveç shënimit të përvjetorit, i përfshin të rinjtë, përkatësisht studentët tanë në aktivitete të ndryshme sportive si një formë edukimi dhe angazhimi publik për veprimtari me karakter ndërkombëtar, siç është 4 Korriku – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në përfundim të turneut, drejtuesit e Universitetit të Tetovës dhe përfaqësuesit e Këndit Amerikan në Tetovë i ndanë medaljet, trofetë për vendin III, vendin II dhe vendin I, si dhe certifikatat për lojtarët pjesëmarrës në këtë turne tradicional.
Data 11.10.2026
Aktuale
- Trump njofton armëpushim të menjëhershëm për objektivat energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës
- Pse munguan Adri dhe Iliriana në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës? Mësohet arsyeja
- Ligji i ri për automjete: Çfarë pritet nga kufizimi i importit të veturave
- Tragjedia e dyfishtë në Viti: Lamtumira e Egzon dhe Nafije Bogujevcit
- Arabia Saudite dhe ekuilibrat e rinj strategjikë në Lindjen e Mesme
- Analisti “gozhdon” Braçen: Voton si Zegjineja, por kjo nuk bën si opozitare. Populli socialist dhe PS-ja, janë bërë dy gjëra të ndryshme
- Mickoski: Deri në fund të mandatit paga mesatare do të bëhet 1 mijë euro
- Mbahet takimi i dytë i mekanizmit të konsultimeve për tregëtinë dhe investimet Kinë – BE



