Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që po përpiqeshin të bllokonin rrugën që të çon drejt aeroportit ndërkombëtar të Selanikut, në shenjë proteste ndaj shtyrjes së pagesave të subvencioneve evropiane për agrikulturën. Të zemëruar, fermerët vendosën disa mijëra traktorë dhe mjete të tjera në pikat kyçe të autostradave të vendit, duke ndaluar herë pas here trafikun dhe duke kërcënuar me bllokimin tërësor të rrugëve, porteve dhe aeroporteve. Vetëm në Selanik, nga 200 deri në 300 fermerë me mbi 100 traktorë bllokuan një nga rrugët për në aeroport. Ndërsa një grup më i vogël i përdori mjetet bujqësore për…
Author: Hamdi Kumanova
Tetovasot njofton se më 05.12.2025 në orën 16:50 në rrugën “Shishka” në Kavadar, automjeti “Fiat” i drejtuar nga Z.T. (50) ka goditur këmbësoren K.E. (52). Ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Kavadarit. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i NJPB Kavadar.TS
Sipas Tetovasot, më 06.12.2025 në orën 00:30 në Gostivar, në kryqëzimin “Ilindenska” me bulevardin “Goce Dellçev”, automjeti “Jaguar” me targa të Gostivarit i drejtuar nga D.S. (26) ka goditur këmbësorin R.J. (28). Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Gostivarit. Është kryer ekspertizë në vendngjarje.TS
Lirohet nga burgu Goran Angellov- Qoseto, i dënuar për dhunën e përgjakshme në Kuvend në 27 prillin e vitit 2017. Lirimi i tij vjen ende pa e përfunduar dënimin me burg prej 11 vitesh. Qoseto është i dënuari i parë për 27 prillin që lihet i lirë me kusht, pas 8 viteve nga gjithsej 11 vite burg. Goran Angellov Qoseto lirinë e fitoi nga Këshilli Penal i Gjykatës Penale për shkak të problemeve shëndetësore. Për këtë arsye deri tani disa herë kishte kërkuar ndërprerje të vuajtjes së dënimit me burg. Për heqjen e prangave njoftoi vetë Goran Angellov- Qoseto përmes…
LSDM publikoi një të ashtuquajtur bombë , ku pretendon se kompania familjare e drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, Ivica Tomovski, prej institucioneve shtetërore dhe komunave, ka fituar 161 tenderë në vlerë prej 5,3 milion euro. Zëdhënësi i LSDM-së, Sasha Dimitrieviq, publikoi të dhëna në kuadër të projektit “Bomba 2.0” përmes së cilës partia opozitare paralajmëroi zbardhjen e skemave kriminale të partisë në pushtet. “Me ardhjen e DPMNE-së në pushtet, kompania e Tomovskit, e ka rritur veprimtarinë e saj për 306 për qind. Edhe atë vetëm në vitin 2024. Vetëm këtë vit, 2025, kompania ka fituar…
Në lidhje me shkrimet në disa media britanike dhe reagimet në vend për hapjen e supozuar të kampeve të emigrantëve, Ambasada Britanike publikoi një status në rrjetet sociale duke treguar se të dy vendet kanë krijuar një Partneritet Strategjik të fokusuar në një kornizë afatgjatë politike, ekonomike dhe sigurie të hartuar për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar stabilitetin dhe prosperitetin në të dy vendet. “Pas takimit kyç midis kryeministrave Starmer dhe Mickoski në maj, Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë krijuar një Partneritet strategjik të fokusuar në një kornizë afatgjatë politike, ekonomike dhe sigurie të hartuar…
Rritja e PBB-së prej 3,8 për qind në kuartalin e tretë të vitit, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, është tregues se periudha e konsolidimit ka përfunduar dhe se ekonomia po shkon mirë. Në një deklaratë për mediat të dhënë para fillimit të kongresit të sotëm partiak të VMRO-DPMNE-së, Mickoski tha se kjo i jep fund të gjitha gënjeshtrave të opozitës të plasuara në periudhën e fundit. “Vazhdimisht flasim se fillojnë të dalin në pah indikatorët e parë për stabilizim dhe konsolidim pas kataklizmës që la qeveria e kaluar, do të thoja, qeveria më kriminele në historinë më të re të Maqedonisë,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka bërë të ditur se i është regjistruar kundërvajtje nga ana e sistemit “Safe City”, përcjell TV21. Toshkovski tha se pranoi një SMS për shkelje trafiku pasi kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 1km/h. Ministri tha se me këtë sistem nuk ka përjashtime e të privilegjuar.
Trashëgimia jonë kulturore nuk është vetëm një gjurmë e së kaluarës, por një kujtim i gjallë që vazhdon të pulsojë në të tashmen. Shtresat arkeologjike, tradita shpirtërore, njohuritë artizanale dhe energjia artistike bashkëkohore krijojnë kryeqytetin simbolik unik të Maqedonisë, një vlerë që nuk mund të replikohet ose importohet, thotë Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov në një intervistë për MIA-n. Sipas tij, këtu qëndron potenciali që vendi të bëhet një destinacion që vizitohet jo vetëm me sy, por edhe me mendje. “Maqedonia duhet të bëhet një hapësirë ku historia nuk tregohet, por përjetohet; ku trashëgimia nuk mbahet nën xham,…
Më 06.12.2025, në orën 01:00, në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, punonjës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.M. (29) nga Negotina, pas një denoncimi nga një grua 41-vjeçare nga Shkupi. Ajo ka raportuar se më 02.12.2025, në një banesë në zonën e Qendrës, ai e kishte detyruar në veprime seksuale, duke e filmuar me telefonin mobil, dhe më pas i kishte dërguar kërcënime dhe kishte kërkuar para për të mos e publikuar videon në rrjetet sociale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim i përkatës.
Brenda një jave zyrtarët doganorë parandaluan kontrabandë mallrash të ndryshme dhe sekuestruan përkohësisht, 27 steka cigaresh, të cilat u zbuluan në Aeroportin e Shkupit gjatë kontrollit të valixhes së një pasagjeri i cili udhëtonte drejt Londrës. Gjatë kontrolleve të ndara është gjetur një motor i përdorur automjeti në bagazhin e një makine, pako me lloje të ndryshme të ilaçeve. Vlera e ilaçeve të sekuestruara është mbi 83 mijë denarë. Në një kontroll tjetër u gjetën edhe 58 pako me ilaçe veterinare për të cilat kërkohet leje importi, ndërsa u zbuluan në çantat e udhëtimit të dy pasagjerëve në…
Washingtoni ruan optimizmin se plani Trump për paqen në Ukrainë do të vihet në zbatim, edhe pas takimit dyditor mes negociatorëve amerikanë, Witkoff dhe Kushner, në Florida me të dërguarit ukrainas. Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga Departamenti amerikan i Shtetit, Stiv Witkoff, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, i quajti “konstruktive” diskutimet me Rustem Umerovin, kryekëshilltarin ukrainas për sigurinë kombëtare, dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së këtij vendi, Andrij Hnjatov. Megjithatë, fundi i luftës varet nga gatishmëria e Rusisë për të hedhur hapa drejt çtensionimit dhe ndalimit të vrasjeve – theksohet më tej…

