Author: Hamdi Kumanova

Trajneri Xabi Alonso ka reaguar ndaj zërave se Real Madridi mund ta shkarkojë atë në rast se pëson humbje ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve. Trajneri spanjoll u pyet konkretisht pas humbjes befasuese ndaj Celtas në Bernabeu, një disfatë që ka shtuar presionin mbi të, duke pasur parasysh edhe formën jo të mirë të skuadrës në La Liga. “Ne jemi të përqendruar te ndeshja e së mërkurës. Humbja ndaj Celtas është e dhimbshme, por duhet të kemi krenari dhe ta ngremë nivelin e pritshmërive tona”, deklaroi ai. Real Madridi ka fituar vetëm një…

Lexo më Shumë

Brenda një dite, dy procese gjyqësore për krime lufte do të nisin në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Por në të dyja rastet, të akuzuarit nuk do përballet drejtëpërdrejtë me akuzat që rëndojnë mbi ta, sepse gjykimi do të zhvillohet në mungesë. Paraditën e 22 dhjetorit planifikohet të mbahet seanca fillestare ndaj ish-drejtori i Burgut, Ljubomir Cimburovic dhe dy ish gardianëve Milivoje Ivic dhe Predrag Bradic, për krime lufte brenda burgut të Prishtinës. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sqarohen malltretimet që Predrag Bradic dhe Milivoje Ivic gardian të burgut iu kishin bërë të burgosurve shqiptarëgjatë…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të takohet me udhëheqësit kryesorë evropianë në Londër të hënën, ndërsa aleatët e Ukrainës planifikojnë përgjigjen e tyre ndaj një shtytjeje të vazhdueshme të SHBA-së që Kievi të pranojë lëshime në bisedimet e paqes. Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do t’i bashkohen Zelensky-t dhe kryeministrit Sir Keir Starmer në Nr. 10, ndërsa ata kërkojnë të sigurohen që çdo marrëveshje të pengojë një sulm të ardhshëm rus, shkruan BBC. Takimi i nivelit të lartë vjen pas tre ditësh bisedimesh në Florida, ku kryenegociatori i Zelensky-t nxiti ndryshime në një plan të Shtëpisë së Bardhë,…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka pranuar 16 kandidatë nga grupi i dytë që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve, të cilët do t’i trajnojë për oficerë që do të shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Maqedonisë. Nga dokumenti që kemi siguruar, respektivisht vendimi për pranim të 16 kandidatëve, nuk figuron asnjë shqiptar. Megjithatë, nga Ministria e Mbrojtjes nuk e pranojnë se nuk e kanë respektuar përfaqësimin e drejtë. Thonë se kandidatët janë vlerësuar sipas dijes dhe sipas kushteve dhe parametrave që janë kërkuar. “Nga kandidatët e pranuar si oficerë të ardhshëm, ka dy kandidatë nga përkatësia…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se koalicioni VLEN është i pamundur të unifikohet si subjekt i vetëm, duke theksuar se grupet brenda tij kanë interesa të ndryshme dhe tensione të vazhdueshme. Sipas Taravarit, vetëm lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mund të arrijë t’i bëj bashkë. “Më 15 maj kur unë dola prej Qeverie, menjëherë pas një jave dolën thanë që Taravari ishte arsyeja që s’mund të bashkohemi, ‘ai na përçante’ – ‘ne tash e fillojmë bashkimin’, këtë e kanë thënë më 20 maj. Nga ajo ditë deri më sot, pra pas 7 muajsh nuk…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut gjendet përpara një nevoje historike për transformim, pas shumë viteve stagnimi të shkaktuar nga pagat e ulëta, fuqia punëtore lehtësisht e disponueshme dhe kapacitetet e kufizuara prodhuese. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili në konventën partiake të VMRO-DPMNE-së që u mbajtë në Kavadar, ku u rizgjodh në krye të VMRO-DPMNE-së, theksoi se deri në vitin 2030 shteti duhet të kryejë një ndryshim rrënjësor – nga një ekonomi e bazuar në prodhim të lirë, drejt një ekonomie që mbështetet në ekspertizë, aftësi të avancuara dhe krijimin e vlerës së lartë të shtuar. Sipas Mickoskit, ekonomia…

Lexo më Shumë

“Qartë shihet qëllimi, me çdo çmim, i partisë në rënie që të akuzojë, shpifë dhe njollosë,” shkruan Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE në profilin e tij në Facebook, duke reaguar ndaj konferencës për shtyp të LSDM-së, ku ai u akuzua se ishte i lidhur me kompanitë “City Logistik” dhe “City Outsourcing”, të cilat supozohet se kanë marrë 161 tenderë nga institucionet shtetërore dhe komunale në vlerë totale prej 5.36 milionë euro për dy vite. “Kompanitë e përmendura nuk janë të mia, dhe nuk kam asnjë pjesëmarrje në to. Aktualisht nuk kam asnjë kompani private dhe jam i përqendruar vetëm në punën…

Lexo më Shumë

Nait Hasani, i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, që të ndërmarrë hapin për pranimin e shkrirjes së subjektit të udhëhequr nga Fatmir Limaj në PDK. Ai ka shkruar në një postim në facebook se këtë bashkim po e kërkojnë ushtarët, qytetarët, simpatizantët dhe elektorati politik i PDK-së. “Me PDK-në e bashkuar Kosova mundet më mirë, në dorën tënde është bashkimi dhe fitorja me 28 dhjetor, Bedri Hamza. Në frymen e Unitetit dhe të bashkimit të forcave për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kërkoj nga Kryetari i PDK zoti Bedri Hamza të përdor…

Lexo më Shumë

“U shkrinë gënjeshtrat nga ‘kuzhina’ e VMRO-DPMNE-së. DPMNE dje i quajti si ‘fantazi e LSDM-së’ shkrimet e mediave britanike që raportonin për bashkëpunim mes qeverisë maqedonase dhe asaj britanike për pranimin e migrantëve. Madje thanë se ne ishim të gatshëm të shpiknim ‘kolonizimin e marsianëve në Maqedoni,’ reagojnë nga LSDM. ‘Ja ku sot, Ambasada Britanike konfirmoi se bashkëpunon me qeverinë maqedonase për përballimin e migracionit ilegal. Kush po gënjen tani? VMRO-DPMNE, si gjithmonë. Dhe kush gënjen, ai edhe vjedh! Këtë po e shohim qartë këto ditë. Qartë, patrioti i rremë Mickoski, i cili betohej se ‘nuk ka shans’ të ketë…

Lexo më Shumë

Komuna e Strugës dhe kreu i saj Mendi Qyra do të përballen me gjoba nëse Gjykata në Strugë vendos të pranojë kërkesën e policisë, për të filluar procedurë kundërvajtëse ndaj Qyrës dhe komunës, për shkak të mosvendosjes së flamurit shtetëror në festimet për 28 Nëntorin. Nga gjykata e Strugës thanë për Alsat se kërkesa u ka mbërritur dje dhe nga dita e martë, lënda do t’i jepet gjyqtarit të rastit, i cili do të fillojë procedurat. Ndërkohë komuna e Strugës hesht për procedurën kundërvajtëse. Nga atje thonë se nuk do të prononcohen. E gjithë kjo ndodh pas acarimit të marrëdhënieve…

Lexo më Shumë