Author: Hamdi Kumanova

Gjykata e Strugës nesër pritet që të caktojë një gjyqtar për padinë e policisë ndaj Komunës së Strugës si person juridik dhe kreut të Komunës Mendi Qyra lidhur me mos vendosjen e flamurit shtetëror në manifestimin kushtuar 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë. “Lënda i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Strugë nga ku na njoftuan se nesër do t’i ndahet gjykatësit përkatës i cili do t’i shqyrton të gjitha rrethanat. Kundërvajtja i ngarkohet Qyrës mbi dyshimet se si organizator i ngjarjes së ditës së pavarësisë, përveç flamujve të bashkësive etnike nuk kishte flamur shtetëror as në binë e…

Lexo më Shumë

“Alta Banka” nga Serbia është bërë pronare e re e “Stopanska Banka Manastir” (Bitola), pasi 262 aksionarë pranuan ofertën për blerje dhe shiten gjithsej 344.420 aksione, që përfaqësojnë 88,09% të kapitalit aksionar. Banka serbe ofroi 3.777 denarë për aksion, që përbën rreth 61 euro për aksion, çmim përmes të cilit siguroi kontrollin në institucionin financiar në Maqedoninë e Veriut. Pra, blerja është bërë për rreth 21.15 milionë euro në total, përcjell INA. Njoftimi për rezultatet e ofertës për marrjen e bankës u publikua nga përfaqësuesi i “Alta Banka” në vend, avokati Aleksandar Kralevski. Oferta kërkonte shitjen e të…

Lexo më Shumë

Avokati i njohur tetovar, Vullnet Zenki, ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë pronarët e veturave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke apeluar që të kenë kujdes gjatë shitjes apo transferimit të veturave. Sipas tij, çdo person që shet apo ia kalon veturën dikujt tjetër duhet patjetër të insistojë që transferi i pronësisë të kryhet menjëherë në MPB, në mënyrë që vetura të kalojë zyrtarisht në emër të blerësit. Zenki thekson se për shkak të sistemit Safe City, i cili funksionon përmes radarëve të vendosur në shumë lokacione, të gjitha gjobat automatike (si tejkalim shpejtësie,…

Lexo më Shumë

Skandali me kompaninë familjare të Tomovskit që pastron buxhetin, ose në shifra 5.3 milionë euro dhe 161 tendera, është një model që po e zbulojmë plotësisht sot, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në një konferencë për shtyp. “Pse po përpiqet kaq shumë Tomovski këto ditë të tregojë se nuk ka lidhje me firmën familjare? Edhe pse Vitomir është babai i tij, Kutanovski është i afërmi i tij, nipi i tij, dhëndri i tij, madje edhe numri i tij është i regjistruar si kontakt në firmën familjare. Pse gjithë i ky nervozizëm? Sepse u kapën të gjallë! Si në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se një grua 82-vjeçare nga Shkupi është mashtruar nga një person që u prezantua si nëpunës policor, duke i marrë një shumë prej rreth 170.000 denarësh. Sipas denoncimit, mashtruesi e kontaktoi viktimën me telefon dhe i tha se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte vdekur një fëmijë, dhe se duhej të paguante për të shmangur arrestimin. Viktima, duke besuar historinë, doli në rrugë dhe i dorëzoi paratë një mashkulli. Më vonë, ajo kuptoi se mbesa e saj nuk kishte qenë e përfshirë në ndonjë aksident, dhe se kishte rënë viktimë…

Lexo më Shumë

Financial Times shkruan se Franca ka “fshehur të gjitha detajet” në lidhje me institucionet financiare në të cilat ruhen asetet ruse. Pala franceze nuk e mbështet idenë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse në bankat tregtare të Francës për nevojat e Kievit, raportoi të hënën Financial Times. “Zyrtarët francezë mbështesin idenë e një ‘kredie riparimi’ për Ukrainën, por tregojnë se ata kundërshtojnë skemën, e cila përfshin asetet e mbajtura në bankat tregtare”, thuhet në deklaratë. Sipas botimit londinez, Parisi këmbëngul që banka të tilla të kenë “detyrime të tjera kontraktuale” ndryshe nga depozita e Euroclear. …

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u dërgoi urime të gjithë besimtarëve ortodoksë me rastin e festës kombëtare të Shën Klementit të Ohrit. Në mesazhin e saj të urimit, presidentja thotë se kemi një detyrë të madhe përpara nesh për të rimësuar virtytet që mbështesin komunitetin. “Ashtu si në kohën e Klementit, edhe ne kemi nevojë për një qëllim të përbashkët, më të lartë, rreth të cilit do të ndërtojmë marrëdhënie dhe do të kapërcejmë dallimet. Përmes sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, përmes drejtësisë sociale dhe kujdesit të ndërsjellë, le të rinovojmë kontratën shoqërore të qytetarëve të lirë, të…

Lexo më Shumë

Një fotografi e qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur debat mbi mënyrën si paraqitet Kosova në tekstet shkollore të Gjeografisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas imazhit të publikuar nga analistja Nafie Selmani, në këta libra Kosova shihet si pjesë e Serbisë, sepse qnë fjalinë e parë hyrëse shkruan se gjendet në jugperëndim të Serbisë dhe jo që kufizohet ashtu siç është shkruar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende në kufi. Po ashtu më pastaj ajo identifikohet me emërtimin “Metohi”, një term që Serbia e përdor tradicionalisht me ngarkesë politike dhe fetare, duke e trajtuar si pjesë…

Lexo më Shumë

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, u bëri thirrje sirianëve që të punojnë së bashku për rindërtimin e shtetit të tyre, teksa shënojnë njëvjetorin e rrëzimit nga pushteti të sundimtarit Bashar al-Assad. Aleanca e udhëhequr nga islamistët e Sharas nisi një ofensivë në fund të nëntorit të vitit të kaluar, duke marrë kryeqytetin sirian, Damask më 8 dhjetor pas pothuajse 14 vjetësh luftë dhe duke i dhënë fund sundimit mbi pesëdekadësh të familjes Assad. Pas lutjeve të mëngjesit në Xhaminë Umajad në Damask, Sharaa “lavdëroi sakrificat dhe heroizmin e luftëtarëve” që hynë në Damask, sipas një njoftimi të…

Lexo më Shumë

Ukraina ka raportuar këtë të hënë se është përballur me sulme të reja nga dronët rusë gjatë natës në rajonin e Sumy, ku zjarrfikësit punuan për orë të tëra për të kontrolluar disa zjarre. Sipas raportimeve nga mediat vendase, në Okhtyrka, një ndërtesë banimi me nëntë kate u godit ndërsa njerëzit flinin. Ekipet e shpëtimit evakuuan 35 banorë pasi flakët u përhapen në disa kate. Shërbimet e emergjencës thanë se të gjitha zjarret u shuan dhe nuk ka raporte për të lënduar. Rajone të tjera, përfshirë Dnipropetrovsk dhe Chernihiv, gjithashtu u goditën. Sulmet vijnë pas një vale më…

Lexo më Shumë

Gazetarja Saranda Ramaj ka komentuar kandidimin e Naim Bardiqit për deputet nga VV-ja. Bardiqi kishte qenë sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas Ramajt, ky kandidim nuk i bën nder as Bardiqit e as VV-së. “Fakti qe ish-Sekretari i Pergjithshem i MSh, Naim Bardiqi, figuron ne listat e VV-se vetem kater muaj pas perfundimit te mandatit te tij, nuk i ben nder as z. Bardiqi e as partise qe e ka nominuar. Perkundrazi, e ushqen perceptimin se pozitat e larta ne administrate jane te lidhura ngushte me pushtetin politik e se ruajtja ose avancimi profesional varet nga afersia…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut e ka numrin më të madh të automjeteve zyrtare nga institucionet publike. 693 automjete janë të MPB-së nga totali i 6659 automjeteve zyrtare në vend sipas regjistrit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Megjithatë, nga MPB-ja nuk japin detaje rreth tyre, shkruan Portalb.mk. Analiza e Portalb.mk mbi automjetet zyrtare tregoi se pikërisht Ministria e Brendshme ka numrin më të madh të automjeteve zyrtare. Është e pritshme që ky institucion të ketë numrin më të madh të automjeteve marrë parasysh se në kuadër të tij funksionojnë një sërë llojesh të policisë…

Lexo më Shumë