Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të punësojë gjithsej 33 persona të rinj. Në Agjencinë për Administratë janë publikuar shpalljet ku kërkohen kandidatë të interesuar për punë në institucionin më të lartë shtetëror. Kushtet për punësim janë pothuajse të njëjta për të gjitha pozitat: kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të përdorin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jenë të rritur, të jenë të aftë shëndetësisht dhe të mos kenë ndalesë gjyqësore për ushtrim profesioni. Përveç këtyre kërkohen edhe: njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë zyre, provim i mbaruar për administratë, njohje aktive e…
Author: Hamdi Kumanova
Aleksandar Mitovski nga “Infomax” njofton se mbrëmë redaksia e tij është sulmuar nga një person. “Një idiot i partisë sapo hyri me forcë në redaksinë e “Infomax” dhe në shtëpinë time. Gjithçka u regjistrua, sulmi, vjedhja me thyerje dhe dhuna. Djemtë e policisë reaguan shpejt. Për gjithçka tjetër, do ta ndjekim deri në fund”, shkruan Mitovski në profilin e tij në Facebook. Mitevski në emisionin e incizuar pas sulmit në redaksi tha se për ngjarjen do të njoftohen të gjitha përfaqësitë e huaja diplomatike. Ai për këtë sulm akuzon qeverinë e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Nga Avni Dani Ai kishte jetuar si një Pasha e qeveritar osman i fesë katolike. Kishte ndërruar jetë shumë larg vendit që e deshi aq shumë, e për të cilin pati shkruar një nga poezitë aq të bukura, saqë nuk kishte asnjë bashkëkombas që të mos e dinte. Fati i kishte rezervuar Vaso Pashës, 86 vjet pas vdekjes, që të kthehej në vendlindje në një “varr pa kryq”. Në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit regjimi i komunist në fuqi, pas shumë përpjekjesh e peripecish, do ta kthente “atin e shqiptarizmës” në Shkodër, aty ku kishte lindur, duke…
Më 18 dhjetor përfundon mandati trevjeçar i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, periudhë gjatë së cilës SPAK ka hetuar figura të larta politike dhe grupe kriminale ndër më të rrezikshmit në vend. Për këtë, sot, më 11 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon një nga mbledhjet më të rëndësishme të vitit, atë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Procesi nis në orën 09:00, me intervistimin e katër kandidatëve që garojnë për postin më të lartë të strukturës speciale (lexo më shumë). Në garë për…
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se po heton rastin e blegtorit Azemin Sulejmani nga fshati Grushinë të cilit persona të paidentifikuar i kanë vjedhur 82 krerë dele duke i shkaktuar dëm mbi 27 mijë euro. Nga MPB thonë se kanë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas blegtorit Azemin Sulejmani, kjo nuk ishte hera e parë që përballej me vjedhje të bagëtive, pasi edhe më herët i kishin humbur dhjetëra krerë. Ngjarja e fundit ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë së një fqinji ndërsa rasti më pas…
Si do të bëhet balancë mes përfaqësimit të drejtë dhe meritokracisë, cilat ligje dhe institucione do të preken, cili do të jetë roli i institucioneve dhe i trupit koordinues në zbatimin e përfaqësimit të drejtë, janë disa nga çështjet të cilat qeveria duhet t’i sqarojë para Komisionit të Venecias, në seancën ku do të shqyrtohet draft-opinioni mbi projekt ligjin për përfaqësim të drejtë, ditën e premte. I dërguari i qeverisë për të prezantuar ekzekutivin në këtë seancë, zv.kryeministri Arben Fetai thotë se një draft version i opinionit të ekspertëve të Komisionit të Venecias ekziston dhe ai do të shqyrtohet në…
Një luftëtar i pakompromis për respektimin e ligjit, një luftëtar i betuar për sundimin e ligjit, dikush që do të jetë rezistues ndaj ndikimeve partiake dhe politike dhe do të paraqesë kurorën e gjithë sistemit prokurorial- është profili i një personaliteti të cilin e prezantoi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çfarë lloj personaliteti duhet të jetë në pozitën më të lartë të sistemit prokurorial në vend. Siljanovska Davkova lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë, për vazhdimin e procedurës për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski dhe dorëzimin e së…
Suzana Joshevska Anastasovska, avokatja e ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski, kritikoi ashpër Prokurorinë për rastin “Puls”, duke vlerësuar se aktakuza është e ndërtuar gabimisht dhe çon në kaos, në vend të drejtësisë së vërtetë, pëcjell TV21. Në fjalimin e saj hyrës, Joshevska theksoi se aktakuza përzien emocionet me ligjin dhe përdor tragjedinë si mjet për ndjekje penale, pa u bazuar në fakte konkrete dhe kompetenca ligjore. “Publiku po tërhiqet në një kaos që nuk buron nga faktet, por nga një kornizë e gabuar ligjor, që kthen një rast që kërkon drejtësi në një katalog…
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar rezultatet e 266 kontrolleve në terren të kryera në nëntor 2025, të cilat zbulojnë dallime drastike në disiplinën fiskale midis qyteteve në Maqedoninë e Veriut. Nga numri i përgjithshëm i inspektimeve, u gjetën parregullsi në 104 subjekte – që është një sinjal serioz i shpërfilljes së përhapur të detyrimeve ligjore. Në disa komuna, çdo kontroll ka rezultuar me shkelje. “Lista e zezë” përfshin: Kratovën, Koçanin, Sveti Nikollën, Dojranin, Dellçevën dhe Berovën Këto rezultate tregojnë se në rajone të caktuara mungesa e disiplinës fiskale është rregull, jo përjashtim. Qytetet…
Kryeministri Hristijan Mickoski i është përgjigjur akuzave të Venko Filipçes për çështjen e emigrantëve, i cili tha se se në pranverë do të ketë zgjedhje dhe se do të vijnë emigrantë që do të vendosen në banesa sociale, me të drejtë vote në zgjedhje. Mickoski tha se do ta lë politikën, nëse nga LSDM do të gjejnë një emigrant të vetëm në vendin tonë, si rezultat i ndonjë marrëveshjeje me Britaninë. “Ja do t’i japë deri në pranverë hapësirë Filipçes, që së bashku me Fërçkoskin dhe Zhernovskin, të shkojnë dhe të kërkojnë emigrantë në të gjithë territorin e shtetit,…
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk marrin shërbime të mjaftueshme dhe cilësore nga institucionet shtetërore, gjë që ndikon në uljen e besimit ndaj tyre. Ndërkohë, sa i përket pagesës së tatimeve dhe obligimeve ndaj shtetit, shumë qytetarë shpesh detyrohen t’i shlyejnë ato përmes përmbaruesve, të cilët në shumë raste cenojnë edhe më tej të drejtat e kësaj popullate. Ky konstatim del nga studimi i fundit i profesorit universitar Bashkim Selmani, i realizuar bashkë me studentët e Fakultetit Juridik. “Në bazë të anketimit, është konstatuar se shqiptarët me 59.2 për qind nuk u besojnë dhe nuk shërbehen me cilësi nga…
Nga Prokuroria për Themelore për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftojnë se në bashkëpunim me Policinë, po zhvillojnë bastisje në disa rajone të Shkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se persona të caktuar dyshohen për vepra penale që kanë të bëjnë me drogë dhe armë. “Gjatë mëngjesit, punonjës të policisë, nën udhëheqjen prokurorit nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, po kryejnë bastisje në disa lokacione në Haraçinë, Hasanbeg, Brezë, Ingjikovë dhe Çair, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale të lidhura me armë dhe drogë”, thonë nga Prokuroria.

