Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se po heton rastin e blegtorit Azemin Sulejmani nga fshati Grushinë të cilit persona të paidentifikuar i kanë vjedhur 82 krerë dele duke i shkaktuar dëm mbi 27 mijë euro. Nga MPB thonë se kanë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas blegtorit Azemin Sulejmani, kjo nuk ishte hera e parë që përballej me vjedhje të bagëtive, pasi edhe më herët i kishin humbur dhjetëra krerë. Ngjarja e fundit ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë së një fqinji ndërsa rasti më pas ishte denoncuar edhe në polici. /Alsat.mk
Data 06.11.2026
Aktuale
- Bankat në Maqedoni paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeve në fundjavë
- Paraburgim dhe masa kujdesi ndaj të dyshuarve për zhvatje dhe larje parash në Kumanovë
- Skandaloze: E mitura sulmohet fizikisht nga partneri i saj dhe babai i tij
- 15 vjet kujtim për Dianën: Nënë e pikëlluar flet për dështimin e sistemit
- Mashtrim me betonin dhe pastrim parash, në gjyq administratori italian i “Euro Beton 2005”, sekuestrohen 10 milionë euro pasuri
- Gjoba për 43 shoferë kamionësh në Shkup, policia me kontrolle të shtuara në trafik
- Motoçiklisti lëndohet rëndë në një përplasje me autobusin
- Tragjedia në Drenas: Punëtori teknik humb jetën në vendin e punës



