Është filluar procedurë ndaj shefave dhe punonjësve të policisë, të cilët nuk kanë gjobitur një shofer të një veture i cili ka vozitur me shpejtësi 272 kilometra në orë, njofton MPB. “Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka dërguar njoftim në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndaj katër punonjësve policorë të cilët nuk kanë marrë masa konform Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor ndaj shoferit i cili udhëtonte me shpejtësi 272 kilometra në orë, por pjesëmarrësi në komunikacion vetëm është paralajmëruar. Pas kontrolleve të kryera, shqyrtimit të materialit zyrtar dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 11 persona në lidhje me trafikun e kokainës nga Amerika Latine, sigurimin e kushteve për të kryer vrasje dhe pastrim të parave. Mes personave të dërguar në gjyq është edhe ish-zv/drejtori i Rendit në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani. Në total të pandehurit janë: Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Eralbi Breçani, Besmir Murtati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani. Kujtojmë se në lidhje me këtë hetim masa e sigurisë është ekzekutuar vetëm ndaj Erzen…
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serbë që të mos bijnë pre e provokimit të politikanëve, siç i quajti ai “shkurtpamës” në protestën që pritet të mbahet sot. Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë” “Qytetarë serbë të Kosovës, Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë. Ura e Ibrit duhet të jetë simbol…
Një i burgosur është arratisur nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, herët në mëngjes. Sipas burimeve të medias, i arratisuri është Lorik Xhemshiti. I njëjti ishte arrestuar më 19 korrik të këtij viti në një aksion të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kundër fajdeve. Bashkë me të ishin arrestuar edhe nëna e vëllai i tij. “Te pandehurit, më parë e në vazhdimësi deri më datën 11.7.2024 pa ndërprerë edhe tani, në Prishtinë, në bashkëkryerje e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit…
Qytetarët të mos shqetësohen për gjendjen e sigurisë në Maqedoni, MPB-ja dhe institucionet tjera do të përgjigjen në mënyrë të duhur në kuadër të kompetencave ligjore, tha mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski se kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) planifikon që në vjeshtë të ndërmarrë hapa që kanë për qëllim destabilizimin e shtetit. Toshkovski për “Kanal5” tha se është e vërtetë se ka informacione në këtë drejtim dhe theksoi se qytetarët duhet të jenë të informuar me të gjitha faktet që janë në interes të opinioninit publik. “Është…
Memedali Jusufi Qellimi i jetes nuk eshte te jesh i lumtur. EShte te jesh i dobishem, te jesh i nderua, te jesh i dhembshem te besh diferencen qe ke jetuar dhe jetuar mire. Ralph Waldo Emerson Njeriu ka një histori vet-tmeruese dhe vet-vrasëse.E gjith energjia e tij shkon ka vrasja e njeri-tjetrirë pa shkak.Atyre nuk u duhet mishi dhe gjaku i njëri-tjetrit, pasi ushqimet e tyre vijnë nga burime tjera.Pas masakrimit te njeri-tjetrit, ata largohen dhe shpikin këngë trimërie. I përdorin duertë e tyre të vogla për të mbledhur ushqim .Ata nuk i hanë të gjith frutat e tyre të…
Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 41 zjarre në hapësirë të hapura në të gjithë vendin, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave . Nga QMK thonë se gjashtë janë aktive, nëntë janë nën kontroll, 26 janë shuar. Nga ato aktive, i pari është në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Tazhevë dhe Breznicë dhe afër “Jasen”. E dyta është në territorin e komunave Demir Hisar dhe Ohër – Mali Ilinska, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Malo Ilino dhe Brezhani. E treta është në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Papadishte dhe Oreshë. E katërta është në…
Qeveria miratoi plotësimin e rebalancit të buxhetit. Ministrja e Financave njoftoi se janë siguruar fonde për pagesën e rrogave si dhe për furnizimin me pajisje të nevojshme të institucioneve. Koçovska tha se me rebalancin e buxhetit janë siguruar paratë për pagesën e të gjitha obligimeve që janë marrë përsipër në bazë të marrëveshjeve kolektive të firmosura. Para do të ketë për administratën, pensionistët, bizenesin, shëndetësinë tha Koçovska. “Gjithçka që është nënshkruar tashmë si marrëveshje kolektive është parashikuar. Të mos shkaktojmë keqkuptime, tjetër gjë janë pritjet, çfarë presin ata por ne për momentin siguruam mjete për gjithçka në përputhje me ligjin.…
Nga VLEN kanë reaguar pas nismës së “Levicës” për interpelancë ndaj kreut të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Nga BDI thonë se në mënyrë të koordinuar po krijohet histeri në publik. “Si në çdo eksperiment politik, ashtu në interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ka elemente të nevojshme eksperimenti. Kërkohet një motiv, siç ishte incidenti në aeroport. Më pas, krijohet në mënyrë të koordinuar një histeri në publik, e më vonë në mënyrë pompëzuesë kërkohet përgjegjësi politike. Ndërtohet një konstrukt rreth sigurisë së Kryetarit të Kuvendit. LEVICA është parashtrues i interpelancës, LSDM-ja e mbështet, ndërsa BDI-ja kërkon alibi për…
Disa ditë më parë, ka ngordhur një elefant në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, për të cilin nuk është njoftuar opinioni. Prej disa ditësh u bënë plane sesi do të nxirrnin kafshën e ngordhur nga kopshti dhe ku do ta varrosnin. Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 ka nisur aksioni për largimin “e qetë” të elefantit. Sipas pamjeve të “Skopje1”, me dy ekskavatorë dhe një kamion elefanti është nxjerrë nga kopshti zoologjik. Sipas informacioneve elefanti është dërguar në deponinë e Drislës. Ndryshe, në tri vitet e fundit, të tria gjirafat kanë ngordhur njëra pas tjetrës, pa arritur moshën e vjetër në…
Maqedonia e Veriut ka internetin më të shpejtë në rajon, ndërsa vendi ynë është ndër më të mirët në këtë segment edhe në të gjithë Evropën, sipas hulumtimit të bërë nga Cable.co.uk. Me shpejtësi të lidhjes së internetit prej 97,9 Mbps, Maqedonia është përpara Sllovenisë me 97,0 Mbps, Serbisë me 60,5 Mbps, Kosovës me 57,3 Mbps, Greqisë me 53,9 Mbps, Malit të Zi me 49,5 Mbps, Bosnje dhe Hercegovinës me 44 ,0 Mbps dhe Bullgarisë me 40,4 Mbps. Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264 Mbps) që ndodhet midis Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn…
Partia VMRO-Partia Popullore ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të autoriteteve ekzekutive në lidhje me projektin e Korridorit 8, përcjell TV21. Nga VMRO-Partia Popullore thonë se janë të gatshëm t ë pranojnë ndryshime në projekt, por assesi nuk pranojnë anulimin e plotë të projektit në fjalë. “Korridori 8, pra lidhja hekurudhore e Maqedonisë së Veriut dhe infrastruktura e plotë në rrugën Shqipëri-Bullgari, ka qenë një përcaktim strategjik i Maqedonisë së pavarur që në fillimet e demokratizimit dhe krijimit të saj. Bartësi kryesor politik i këtij korridori ishte pikërisht partia VMRO-DPMNE me nënshkrimin e saj në vitin 2002. Përfundimi…

