Author: Hamdi Kumanova

Vangjel Tavo ka reaguar pas fitores në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës. Ai ka thënë se prioritet do të jetë turizmi, teksa theksoi se kundërshtari i tij në garë, Petro Gjikuria, është i mirëpritur për të qenë nënkryetar. “Të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, ka thënë ai. Tavo mori 5022 vota përballë Gjikurisë, i cili kishte vetëm 3545 të tilla. /vizionplus.tv

Lexo më Shumë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka paralajmëruar “pasoja” në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak “të sulmeve” nga Lëvizja Vetëvendosje në Facebook. Sipas Selmanajt, LVV-ja me sulmet e koordinuara nga “ushtria e Facebook-ut” do të ndikojë në raportet me ShBA-të. “Sulmet e kordinuara të LVV-së përmes “ushtrisë së facebook-ut” ndaj ambasadorit amerikan Hovenier, janë të papranueshme dhe shumë të dëmshme për vendin. Ky skenar linques ndaj ambasadorit amerikan dhe bashkësisë ndërkombëtare, si aleatë të qenësishëm të shtetit tonë, janë të ideuara dhe të projektuara nga adresa armiqësore të Kosovës. Aleanca e Kosovës me SHBA-të…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ka folur mbi atentatin e vitit 2005 që kishte shënjestër ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Sipas Haraqisë, ky atentat dhe atentatet tjera ndaj Rugovës kanë qenë të organizuara nga shërbimet e huaja inteligjente, të cilat kanë pasur qëllim destabilizimin e vendit. “Sulmin nuk besoj se ka pasur mundësi ose takat ta bëjnë shqiptarët. Ka mujt me qenë një argat i dreqit. Po, ato shërbimet e tjera shumë të mëdha që mendojnë për destabilizim, si edhe sot që mendojnë për destabilizim. Unë jetoj këtu, por firmat e huaja tuten me investu në Kosovë,…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme raportohet se një person ka rezultuar pozitiv me virusin “Ethet e Nilit”, në Lushnjë. Mësohet se pacienti është nisur drejt Greqisë për kurim. Ditën e djeshme u raportua se tre persona kishin humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë infektuar nga “Ethet e Nilit”, sëmundje e cila është rikthyer në vend pas 13 vjetësh. Virusi kalon lehtshëm tek të rinjtë, por të rrezikuar janë moshat mbi 50 vjeç me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët…

Lexo më Shumë

Pas akuzave për keqpërdorim të parave për dreka zyrtare, ish-ministri i MSHIA-së, Naim Bajrami thotë se VMRO-DPMNE-ja është fabrikë e gënjeshtrave. Bajrami thotë se i mohon kategorikisht akuzat e VMRO-së për keqpërdorim të parave publike. “Pretendimi se unë si ish-ministër i MSHIA-së kam keqpërdorur kartelë zyrtare dhe shpenzuar 231.000 denarë për kafe është krejtësisht i pabazuar. Këto akuza nuk janë gjë tjetër veçse një manipulim dhe një devijim nga fakti se ata që janë aktualisht në pushtet nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përfitim të prekshëm për shtetin dhe qytetarët, duke u fokusuar në propagandë. Gjatë mandatit tim si ministër…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE thonë se ish-ministri në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami, për një drekë ka harxhuar 48.500 denarë, përcjell TV21. Nga VMRO thonë se vetëm për proshutë janë paguar 10.000 denarë. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1442058973161532/?ref=embed_video&t=1 “Vetëm në një ditë, më 27.03.2024, Naim Bajrami në restorantin “Kapri” në Shkup ka harxhuar 48.500 denarë. Në llogarinë prej 48.500 denarëve, Bajrami përveç ushqimeve të tjera, ka harxhuar mbi 10.000 denarë në proshutë. Kë e ka qerasur Bajrami dhe si janë shpenzuar paratë e popullit, kur për një drekë janë shpenzuar dy paga minimale”, deklaroi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) ka njoftuar se personi që u arrestua më 4 gusht në Kosovë për prodhimin e qindra mijërave monedhave false në vlerë prej dy eurove “është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut”. “Arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor mes autoriteteve kosovare dhe maqedonase me mbështetjen e EUROPOL-it dhe Eurojust [Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale]”, thuhet në njoftimin e EUROPOL-it. Sipas njoftimit, 34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej 2 eurosh në dy vjetët e fundit. Një ditë më parë,…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas plagosjes së një gruaje në Fushë Kosovë sot, nga i dyshuari bashkëshorti i saj. Haxhiu ka thënë se personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar ani pse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij. Siç ka shkruar Ministrja e Drejtësisë, ky rast është “dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori”. “Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos…

Lexo më Shumë

Vjelja e ardhshme e rrushit të verës, rendimenti dhe cilësia, ishin temat për të cilat sot diskutuan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe përfaqësuesit e grupit nënsektorial për vreshtarinë dhe verërat. Në takim, siç informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ministri Tripunovski premtoi se do të vlerësohet puna e vreshtarëve dhe se ministria dikastër do të jetë korrigjuese. “Gjatë ditës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të publikojë çmimin prodhues të një kilogrami rrush për verë për dy llojet më të zakonshme për vitin 2024, ‘vranec’ dhe ‘smederevka’”, qëndron…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i partisë E majta sot në Parlament dorëzoi interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për shkak se “po vendos politika joparimore në Kuvend”. Bazohet në shtatë pika, të sqaruara në dhjetë faqe. Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev në konferencë për media tha se pret që kryetari i Kuvendit, Gashi, ta vendosë në rend dite në seancë pas pushimit veror, gjegjësisht në fillim të shtatorit, në mbledhjen e parë të ardhshme pasi të kalojnë 10 ditë pune. Dy pikat e para kanë të bëjnë me shkeljen e laicitetit të shtetit me lutjen grupore në…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 05.08.2024, në NjP-Tearcë një grua 55-vjeçare nga një fshat i Tetovës, ka raportuar se prona e bashkëshortit të saj të ndjerë në fshatin Leshkë e Tetovës është përdorur në mënyrë të paligjshme nga pronari i një objekti hotelerik. Sipas denoncimit, pas kthimit nga jashtë ka vënë re se pas një periudhe të gjatë që nuk kishte ardhur në pushim, prona po shfrytëzohej nga një person tjetër. Siç është raportuar, më datë 05.08.2024 ajo ka folur me pronarin e ndërtesës i cili i ka thënë se kishte një kontratë qiraje me bashkëshortin e saj të…

Lexo më Shumë

Më datë 08.05.2024 në ora 19:50 në vendkalimin kufitar Jazhincë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin O.K.(28) nga Kosova, për arsye se gjatë një kontrolli kufitarë është konstatuar se vetura ,,mercedes” me targa të Gjermanisë të cilën e drejtonte, ishte në kërkim nga Interpoli i Gjermanisë. Vetura është konfiskuar dhe personi është dorëzuar në SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë