Author: Hamdi Kumanova

LSDM sot ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi se është përgjegjës për incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit. “Pas dështimit për ta mbuluar, MPB-ja e konfirmoi skandalin me personin e armatosur që LSDM-ja dhe mediat e zbuluan. Pas heshtjes gjatë gjithë ditës ditën e ngjarjes, Ministria e Brendshme është dashur të informojë për këtë në mbrëmje, gjë që tregon qartë qëllimin për ta fshehur. E shtypur pas murit, OBRM-PDUKM kërkoi përgjegjësi nga ekzekutori, por jo nga klienti. Toshkovski godet gozhdën në kokë dhe mbron partnerin e tij të koalicionit Afrim…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me amabasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler, në të cilin ishte prezantuar edhe zëvendës shefi i sapoemëruar i misionit në Shkup Nikoll Varn. Në kuadër të takimit, siç informon ministria e këtij dikasteri, Mucunski e përsëriti mirënjohjen për mbështetjen afatgjate nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset gjithpërfshirëse të reformave në vend. “Bashkërisht ishte konfirmuar interesi për ruajtjen e vazhdimësisë në dialogun politik mes dy vendeve mike, vazhdimin e aktiviteteve në kuadër të Dialogut strategjik, si dhe bashkëpunim partneriteti në kuadër të Aleancës së…

Lexo më Shumë

Presidenca e Kosovës ka reaguar edhe njëherë për incidentin me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit dhe fushatës propagandistike që po bëhet nga Maqedonia e Veriut për këtë rast. Përmes një njoftimi për shtyp, Presidenca bën me dije se deri në këto momente institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës. Mes të tjerash, në reagim shkruhet se Presidentja nuk donte që kjo ngjarje të merrte përmasa të mëdha për të ruajtur marrëdhëniet mes dy vendeve, deri në momentin kur nisi fushata me lajme të rreme për rastin. “Mënyra se si…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i minierës së litiumit në luginën e lumit Jadar në perëndim të Serbisë, mund të bëhet sërish shkak për protesta masive në atë vend, për shkak të bindjes së një pjese të qytetarëve dhe aktivistëve se miniera do të kishte pasoja të mëdha për mjedisin. Ditët e fundit, në të paktën dhjetë qytete të Serbisë veçse janë mbajtur protesta me mesazhin “nuk do të ketë miniera”. Lëvizjet mjedisore në Serbi, përfshirë “Nuk e japim Jadarin” (Ne damo Jadar), kanë paralajmëruar një protestë të madhe në Beograd më 10 gusht, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëron mundësinë e referendumit për…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës së gjatë dhe gjatë ditës së djeshme, doganierët parandaluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, përkatësisht: 62 palë atlete, 37 copë vegla dore, kaçavida, 5 copë spërkatës, 7 copë bateri me karikues, të sekuestruara në hyrje të shtetit në vendkalimin kufitar Tabanovc. Malli i padeklaruar është gjetur në një automjet pasagjerësh me targa të huaja. Në pyetjen e doganierit nëse ka diçka për të deklaruar, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ka vetëm sende personale, por gjatë kontrollit të automjetit në bagazh, në sediljet e pasme dhe poshtë tyre, janë gjetur mallra të padeklaruara në thasë…

Lexo më Shumë

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, afër qytetit të Mihajllovacit, afër Smederevës, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm. Vetura me targa zvicerane, në të cilën ndodhej një familje nga Tetova gjegjësisht nga Radiovca, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Gruaja që ndodhej në sediljen e pasagjerit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Pas aksidentit, është arrestuar burri i saj i cili drejtonte veturën, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në Prokurorinë Themelore në Smederevë. Fatmirësusht fëmija në sediljen e pasme ishte i padëmtuar. Fëmija është nën…

Lexo më Shumë

Mbas suprimimit të Kushtetutës së vitit 1976 dhe vendosjes së pluralizmit, Partia e Punës, që ishte ende në pushtet në vitin 1991, formoi një komision që do të merrej me hartimin e projektkushtetutës së re, por nuk ia doli mbanë. Sigurisht që pengesë kryesore ishte opozita, në veçanti Partia Demokratike, e cila, edhe pse në pakicë, kishte aq fuqi morale e perspektivë imediate politike, sa ta pengonte këtë komision në detyrën e saj që PD-ja e çmonte si të njëanshme. Prandaj në vend të Kushtetutës së re, u hartua Paketa Kushtetuese, që do të rregullonte parimet bazë të funksionimit të…

Lexo më Shumë

Gjithsej 23 zjarre në ambient të hapur janë evidentuar gjatë natës së kaluar. Prej tyre, tre janë ende aktive, gjashtë janë nën kontroll, 14 janë shuar, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK). I pari nga tre zjarret ende aktive është në komunën Makedonsk Brodit – në zonën afër fshatrave Tazhevë dhe Breznicë – dega në drejtim të PK “Jasen”. Zjarri i dytë aktiv është në territorin e dy komunave – Demir Hisar dhe Ohër, në malin Ilinska, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Ilino e vogël dhe Brezhan. I treti është në territorin e komunës Bogdanc dhe Dojran, afër…

Lexo më Shumë

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike se te Pediatria po përdoren ilaçe të skaduara. Pretendimet e opozitës, QSUT i cilëson të pabaza duke shprehur se kanë për qëllim dëmtimin e punës së ekipit mjekësor. REAGIMI I QSUT: Njoftojmë të gjithë qytetarët se lajmet e fundit të publikuara nga disa media për cilësinë e medikamenteve të përdorura në QSUT, janë të PAVËRTETA! NË QSUT NUK PËRDOREN ILAÇE TË SKADUARA! Ato që janë servirur si “dokumente” dhe “prova” kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ, dhe NUK kanë të bëjnë në asnjë rast…

Lexo më Shumë

Nexhmedin Sadiku nga Kumanova sot në mënyrë zyrtare pranoi detyrën për të udhëhequr Agjencinë e rezervave të detyrueshme të naftës-MAKORA, raporton Open-TV. Ja postimi itij: Të nderuar miq, Me kënaqësi dua t’ju informoj se sot pranova detyrën e re si drejtor në Agjencinë e rezervave të detyrueshme të naftës-MAKORA. Ky emërim për mua është privilegj dhe përgjegjësi e madhe për të udhëhequr me përkushtim një institucion shtetëror. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe sfidat që i mbartë kjo pozitë. Besoj fort se në bashkëpunim të ngushtë me të punësuarit dhe në koordinim të plotë me institucionet qeveritare, do t’i arrijmë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht. Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Sinjali raportoi ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që e qëlloi është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri. Burimet e Sinjalit thonë se para katër ditësh, i dyshuari u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncua nga viktima për dhunë psikike e presion të vazhdueshëm. Pasditen e 2 gushtit, në…

Lexo më Shumë