Nexhmedin Sadiku nga Kumanova sot në mënyrë zyrtare pranoi detyrën për të udhëhequr Agjencinë e rezervave të detyrueshme të naftës-MAKORA, raporton Open-TV.
Ja postimi itij:
Të nderuar miq,
Me kënaqësi dua t’ju informoj se sot pranova detyrën e re si drejtor në Agjencinë e rezervave të detyrueshme të naftës-MAKORA. Ky emërim për mua është privilegj dhe përgjegjësi e madhe për të udhëhequr me përkushtim një institucion shtetëror. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe sfidat që i mbartë kjo pozitë. Besoj fort se në bashkëpunim të ngushtë me të punësuarit dhe në koordinim të plotë me institucionet qeveritare, do t’i arrijmë qellimet tona, në modernizimin e proceseve te punës, ngritjes së rezultateve pozitive dhe profesionalizimin në shërbime.
Falënderoj liderin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, degën e ASH-së Likovë, për besimin dhe mbështetjen e treguar ndaj meje. Ky besim, për mua është obligim dhe motivimin shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi deri në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.
Me respekt,
Prof. Nexhmedin Sadiki.
Data 10.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Egzonit dhe Nafijes: Një imami fjalë prekëse për humbjen e dy besimtarëve
- Njëherë e bëri veprimin, por shpejt i ra pishman – gruaja e Bleros i la gojëhapur të gjithë me vendimin që mori
- Trump thotë se Rusia do të furnizojë me naftë dizel tregjet amerikane dhe ato globale
- Gjykata Supreme e Kosovës: Pavarësia jonë është e shenjtë, shmangni presionet
- “Zonë e Lirë”/ Klodiana Lala: Nëse Balluku bie, do bjerë bashkë me Ramën. Askush në PS nuk vepron pa bekimin e kryeministrit
- Beqiri: Më 26 tetor nisin punimet për sheshin e parë në Haraçinë
- Serbia refuzon deputetët e Kosovës në një rast ngushëllimi
- Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret në takim kryetaren e Gjysmëhënës së Kuqe Turke



